Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por, në Shqipëri, tek të rinjtë shqiptarë është kontratuar një ulje e interesit për të bërë blerje përmes kompjuterit. Në të kundërt, sigurimi i produkteve të ndryshme nga ekrani po bëhet një alternativë më e përdorshme për grup moshat më të mëdha.

Blerjet online janë kthyer në një formë komode të sigurimit të mallrave apo shërbimeve në të gjithë botën, sidomos tek të rinjtë.
Por, në Shqipëri, tek të rinjtë shqiptarë është kontratuar një ulje e interesit për të bërë blerje përmes kompjuterit. Në të kundërt, sigurimi i produkteve të ndryshme nga ekrani po bëhet një alternativë më e përdorshme për grup moshat më të mëdha.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, rreth 26% e grup moshës nga 16-24 vjeç raportoi se kishte bërë blerje online gjatë tre muajve të fundit. Në raport me vitin e mëparshëm, ka një rënie të ndjeshme me 8.4 pikë përqindje (shiko grafikun: Shpërndarja e individëve në përdorimin e TIK, blerjet online gjatë tre muajve të fundit).
Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie e peshës së të rinjve është e lidhur dhe me emigracionin e lartë që ka përfshirë moshat e reja, që po e ndikon dukshëm konsumin në të gjitha fushat.
Grup mosha 25-34 vjeç raportoi të kishte kryer 36.6% të blerjeve online në 2022, pothuajse në të njëjtën peshë si vitin e mëparshëm.
Më shumë po e përdorin internetin për të blerë edhe grup moshat 35-44 vjeç (20.6%, me rritje 4 pikë përqindje) dhe ato mbi 45 vjeç.
Në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria ka normën më të ulët të blerjeve nga ekrani i kompjuterit, apo telefonit celular. Të dhënat e fundit të Eurostat, që i referohen vitit 2021 tregojnë se vetëm 21% e shqiptarëve që kanë përdorur internetin 12 muajt e fundit kanë bërë blerje online për periudhën përkatëse, shumë më e ulët sesa mesatarja europiane prej 74%.
Nga rajoni më mirë renditet Serbia, me 52.9%, e ndjekur nga Kosova, që i ka të dhënat për vitin 2020, me 47.7%, Maqedonia e Veriut me 46.3%, Bosnjë Hercegovina, me 39%, ndërsa Mali i Zi është i parafundit përpara Shqipërisë, me 31.8%.
Valer Pinderi, drejtues i Netrade sh.p.k., drejtues i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online ka pohuar më herët për Monitor se problematika më e madhe e tregut lidhte me mungesën e e investimeve. Nëse nuk ngrihen standarde, nëse nuk përmirësohet infrastruktura, atëherë cilësia e ofruar do të jetë e vogël dhe si pasojë, konsumatori nuk do ta zgjedhë si mënyrë të re të blerjeve të tyre.
Problematika tjetër lidhet me informalitetin, politikat e ndjekura për të luftuar formalitetin jo vetëm që nuk janë efektive, por po japin rezultatet e kundërta, pohon ai. Informaliteti nuk mund të zgjidhet me sulme të rralla agresive ndaj shitësve fundorë, kur distributorët dhe doganat i detyrojnë këta shitës të jenë informalë./MONITOR
Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 16 milionë euro në tregun e brendshëm financiar ditën e enjte. E megjithatë ...
Tirana TIRANË- Tirana ka nivelin më të lartë të dembelizmit në raport me qytetet e tjera. 42% e kryeqytetasve, nuk janë...
Pritshmëria optimiste për turizmin këtë vit duket se është materializuar që në muajt e parë të vitit. Edhe ...
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk kanë shumë shpresë tek siguria ekonomike sidomos pas luftës në Ukrainë. Kës...
Për herë të parë Tirana kryeson të 12 qarqet të vendit për nivelin e lartë të “dembelizmit” popullsis...
Mungesën e lartë të fuqisë punëtore nga emigracioni po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, të cilë...
Pronësia e kompansë koncesionare të shërbimit të dializës, DiaVita do të ndryshojë sërish. Grupi Diaverum, q&eum...
Aksidentet rrugore janë ulur me 10 për qind në muajin mars. Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë muajit të...
Foto ilustruese Qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk kanë shumë shpresë tek siguria ekonomike sidomos pas luftës në Ukra...
Euro ka prekur një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës s&...