21 Prill 2023, 10:46
Nga k.m.
Foto ilustruese
Megjithëse Tirana është qendra metropolitane e vendit ku është përqendruar popullsia dhe aktivitetet ekonomike rezulton te renditet në mesin e tre qarqeve me treguesit më të dobët të punësimit, së bashke me Dibrën dhe Lezhën. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT në fund të tremujorit të fund të vitit 2022 vetëm 50.7 % e popullsisë së kryeqytetit në moshë pune ishte zënë në punë. Më keq se Tirana ishte Dibra ku vetëm 48.5% e popullsisë në moshë pune punonte dhe Lezha me 44.3 % e popullsisë aktive në punë.
Shkalla e punësimit është treguesi me afër të vërtetës për zhvillimet në tregun e punës pasi tregon raportin e të punësuarve 15-64 vjeç kundrejt popullsisë në moshë pune.
Shifrat që burojnë nga Anketa e Forcës së Punës tregojnë se vetëm gjysma e popullsisë në moshë pune në kryeqytet punon, pjesa tjetër është në inaktivitet ose është në kërkim të një pune dhe nuk e ka gjetur ende.
Në kundërt qytetet me popullsi më aktive në tregun e punës janë Korça, Berati dhe Gjirokastra. Zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë në këto qytete, e shoqëruar edhe me rënien e popullsisë ka bërë që gjithnjë e më shumë të rritet nxënia më pune e popullsisë së mbetur.
Berati është qarku me shkallën më të lartë të punësimit, ku 65.7% e popullsisë në moshë pune punon, me pas vjen Korça me 65%, Gjirokastra me 64 % dhe Fieri me 63 %. Ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2021 në tremujorin e katërt 2022, është +4,2 %. Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 0,5 % në sektorin e industrisë, me 6,3 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 3,8 % në sektorin e bujqësisë.
Në shkallë kombëtare shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 71,8 %, ndërsa për gratë është 61,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 3,0 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 6,0 pikë përqindje.
Në tremujorin e katërt të vitit 2022 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,6 %. Ky tregues është rritur me 1,8 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, dhe me 0,9 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë 2022. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2022, shkalla e punësimit është 77,0 %./Monitor
punesimi ne shqiperi
Ekonomi
21 Prill 2023, 07:28
A.B
Kursi i këmbimit të euros me lekun po thyen rekorde në rënie, ditë pas dite.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bank&...
Ekonomi
21 Prill 2023, 07:19
A.B
Viti 2021 ishte viti që shënoi rekordin e konsumit të energjisë në një pjesë të mirë të vendeve përfshi...
Ekonomi
21 Prill 2023, 07:19
A.B
Udhërrëfyesi i çmimeve në sektorin e ndërtimit, si për kompanitë që përdorin fonde private dhe publike, do t&eu...
Ekonomi
21 Prill 2023, 07:14
A.B
Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje ...
Ekonomi
21 Prill 2023, 07:13
A.B
Blerjet online janë kthyer në një formë komode të sigurimit të mallrave apo shërbimeve në të gjithë botë...
Ekonomi
21 Prill 2023, 07:12
A.B
Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 16 milionë euro në tregun e brendshëm financiar ditën e enjte.
E megjithatë ...
Ekonomi
20 Prill 2023, 19:32
Tirana
TIRANË- Tirana ka nivelin më të lartë të dembelizmit në raport me qytetet e tjera. 42% e kryeqytetasve, nuk janë...
Ekonomi
20 Prill 2023, 07:12
A.B
Pritshmëria optimiste për turizmin këtë vit duket se është materializuar që në muajt e parë të vitit.
Edhe ...
Ekonomi
20 Prill 2023, 07:12
A.B
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk kanë shumë shpresë tek siguria ekonomike sidomos pas luftës në Ukrainë.
Kës...
Ekonomi
20 Prill 2023, 07:11
A.B
Për herë të parë Tirana kryeson të 12 qarqet të vendit për nivelin e lartë të “dembelizmit” popullsis...