LIVE UPDATES
Ekonomi

Detyrimet e bizneseve ndaj tatimeve arrijnë në 1,5 miliardë euro më 2023, rritje vjetore me 6%

Të dhënat zyrtare referojnë se me 31 dhjetor 2023 detyrimet tatimore ishin mbi 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro).

15 Shkurt 2024, 07:31 Nga B.Hoxha
Detyrimet e bizneseve ndaj tatimeve arrijnë në 1,5 miliardë euro
Foto ilustruese

TIRANA- Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj administratës fiskale po rriten vit pas viti, pavarësisht se tashmë ka struktura të konsoliduara për arkëtimin tyre. Të dhënat zyrtare referojnë se me 31 dhjetor 2023 detyrimet tatimore ishin mbi 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro). Gjatë vitit të kaluar borxhi tatimor pësoi rritje neto 8.4 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit, ose 6%. Nga stoku, rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 61% të shumës totale, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 39% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat.

Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe në stokun e borxhit me 36% në vlerë 55.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 44.8 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 15% dhe në vlerë 23.9 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 15% në vlerë 22.5 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 4% në vlerë 5.9 miliardë lekë, TAP me 1% në vlerë 2,3 miliardë lekë dhe DIVA me 0.3% në vlerë 462 mln lekë. Krahasuar me fundin e vitit 2022, gjatë këtij viti TVSH është rritur me 3.2 miliardë lekë, Tatim Fitimi me 2.1 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 2.1 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 0.6 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 0.2 miliardë lekë, TAP me 0.2 miliardë lekë dhe DIVA me 0.06 miliardë lekë.

Në total stokun e borxhit miliardë lekë sipas vjetërsisë paraqitet detyrimet deri në 3 muaj zunë 3% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 3 – 6 muaj 2% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 6-12 muaj 4% ndaj totalit të stokut; borxhi nga 1-2 vjet zuri 8% ndaj totalit të stokut dhe borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 127,7 miliardë lekë zuri 82% ndaj totalit të stokut. Tatimpaguesit Aktivë zënë 36% të numrit total të tatimpaguesve debitorë me një vlerë prej 40.8 miliardë lekë ose 26% të masës totale të borxhit. Tatimpaguesit Pasivë zënë 64% të numrit total të tatimpaguesve debitorë me një vlerë prej 114.4 miliardë lekë ose 74% të masës totale të borxhit. Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara në DPT është shprehur se ka monitoruar ecurinë e stokut të detyrimeve dhe ka kryer analiza të situatës së detyrimeve në nivel tatimpaguesi dhe veçanërisht atyre më të mëdha. Sipas DPT-së indikatori kyç për matjen e performancës së Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara është “Raporti i Detyrimeve Tatimore të Mbledhura, kundrejt detyrimeve të shtuara në të njëjtin vit. Ky raport për vitin 2023 është realizuar në masën 79.3%, rreth 11.2% më shumë krahasuar me vitin paraardhës. / Monitor

ekonomi biznes

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Shkurt 2024, 13:48 M.B

Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar

Foto ilustruese TIRANA- Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj