LIVE UPDATES
Ekonomi

Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar

Ritmi i rritjes së aktiveve u ngadalësua nga niveli prej 5.8% i vitit 2022, por megjithatë vlerësohet se përcaktues në ngadalësimin e rritjes së sektorit bankar ishte efekti i kursit të këmbimit.

12 Shkurt 2024, 13:48 Nga M.B
Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar
Foto ilustruese

TIRANA- Sektori bankar u rrit me 4.7% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit në fund të vitit 2023 arriti në 1.965 trilionë lekë. Ritmi i rritjes së aktiveve u ngadalësua nga niveli prej 5.8% i vitit 2022, por megjithatë vlerësohet se përcaktues në ngadalësimin e rritjes së sektorit bankar ishte efekti i kursit të këmbimit. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie vjetore me 9.1% dhe kjo ndikoi edhe vlerën e aktiveve në monedhën europiane të sektorit bankar. 51% e aktiveve totale të sektorit bankar janë në valutë të huaj dhe kryesisht në Euro. Megjithatë, pesha specifike e aktiveve në valutë pësoi rënie nga niveli prej 52.8% i fundit të vitit 2022, pikërisht për shkak të efektit të kursit të këmbimit.

Rritja e aktiveve gjatë vitit të kaluar u përqendrua kryesisht në segmentin e letrave me vlerë të borxhit. Totali i investimit në letra me vlerë arriti në 682.7 miliardë lekë, në rritje me 10.5% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, normat e interesit të Euros dhe Dollarit Amerikan në tregjet ndërkombëtare shënuan rritje të ndjeshme, duke ndjekur lëvizjet shtrënguese monetare të bankave qendrore përkatëse. Kjo u reflektua në një tendencë përgjithësisht rritëse të yield-eve, duke rritur kthimet nga titujt e borxhit në valutë të huaj. Kjo ndikoi paralelisht edhe në rritjen e vlerës së aktiveve jorezidente, që arritën në 422.7 miliardë lekë, në rritje me 6.8% krahasuar me fundin e vitit 2022. Ndërkohë, në monedhën vendase yield-et e titujve të qeverisë e frenuan rritjen e shpejtë të gjysmës së dytë të vitit 2022, por megjithatë bankat vazhduan rritjen e investimeve në këto instrumente, që vazhdojnë të ofrojnë kthime mjaft të kënaqshme në raport me rrezikun.

Portofoli bruto i kredisë (pa zbritur provigjionet për kreditë me probleme) në fund të vitit të kaluar arriti në 735.9 miliardë lekëve, në rritje me 3.4% krahasuar me fundin e vitit 2022. Rritja e kredisë në terma bruto është pak më e ulët se ajo e raportuar në terma neto, për shkak të rritjes së totalit të provigjioneve. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjendja e provigjioneve për mbulimin e humbjeve nga huatë në fund të vitit 2023 arriti në 22.4 miliardë lekë, në rritje me 8.4% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, vlerësohet se portofoli i kredisë është ndikuar më shumë nga efekti negativ i kursit të këmbimit, për shkak të peshës më të lartë të aktiveve në valutë krahasuar me zërin e investimeve në letra me vlerë. Grupi tjetër i rëndësishëm i aktiveve, ai i veprimeve me thesarin dhe ndërbankare, vitin e kaluar pësoi rënie në 510.4 miliardë lekë, 1.8% më pak krahasuar me një vit më parë. Ky grup përfshin zërat me likuidë të aktiveve, si mjetet monetare, vendosjet me bankën qendrore, bonot e thesarit dhe vendosjet në bankat dhe institucionet e tjera financiare, kryesisht jashtë vendit./ Monitor

banka ekonomi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale