LIVE UPDATES
Ekonomi

BIRN: Bankat shqiptare shënojnë rekord fitimesh nga rritja e interesave

Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete në masën 1.96 trilionë lekë [rreth 19 miliardë euro]. Bankat më të mëdha në vend sa i përket aseteve janë BKT, Credins, Raiffeisen dhe Intesa San Paolo Bank.

8 Shkurt 2024, 20:26 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Bankat shqiptare shënojnë rekord fitimesh nga rritja e
Foto ilustruese

TIRANË-Bankat në Shqipëri realizuan fitime neto në masën 28.5 miliardë lekë [rreth 280 milionë euro] gjatë vitit 2023, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Shoqata e Bankave. Fitimet e vitit të kaluar përbëjnë një rekord absolut historik si në vetvete, ashtu edhe në raport me kapitalin aksioner apo në raport me asetet, gjë që do të thotë se bankat janë në gjendje të vjelin më shumë fitime neto përkundrejt parave të investuara në këto sipërmarrje apo parave të menaxhuara nga këto sipërmarrje. Rezultati i jashtëzakonshëm duket se i detyrohet fitimeve të shtuara nga rritja e normave bazë të interesit në Shqipëri, të cilat, gjatë dy viteve të fundit, janë shoqëruar me një rritje edhe më të lartë në normat e interesit të titujve të borxhit publik, ku bankat kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut.

Në Shqipëri kryejnë aktivitet njëmbëdhjetë banka, të cilat kanë bashkërisht asete në masën 1.96 trilionë lekë [rreth 19 miliardë euro]. Bankat më të mëdha në vend sa i përket aseteve janë BKT, Credins, Raiffeisen dhe Intesa San Paolo Bank.

Sa i përket tregut të kredive, Credins është banka më e madhe pasuar nga Raiffeisen dhe BKT. Në tregun e titujve, ku dominojnë në mënyrë dërrmuese titujt e borxhit publik, BKT renditet e para me 38%, pasuar nga Raiffeisen me 13% dhe Credins me 12%. Në tregun e depozitave, BKT është më e madhja me 25%, pasuar nga Credins me 17% dhe Raiffeisen me 16%.

Fitime rekord

Të dhënat e raportuara nga Shoqata e Bankave, një grup lobimi me anëtarë vetë bankat, tregojnë se të njëmbëdhjetë bankat e nivelit të dytë e mbyllën vitin e kaluar me fitime, ndërsa bankat mbyllën degë apo agjenci dhe rritën numrin e punonjësve. Asetet e menaxhuara nga bankat u rritën me 5% gjatë vitit të kaluar, kapitali aksioner u rrit me 8%, ndërsa fitimet u rritën me 19%. (Në shifrat e aseteve duhet të kihet parasysh shkalla e rritjes është ndikuar nga efekti i kursit të këmbimit, ku, për shkak se llogaritë mbahen në lekë, asetet në valutë të huaj konvertohen në më pak lekë).

Bankat realizuan bashkërisht një normë kthimi mbi kapitalin aksioner në masën 22% gjatë vitit të kaluar, nga 14.2% që ishte në vitin 2022 dhe më pak se 10% që ishte në dekadën paraardhëse. Pjesa më e madhe e fitimeve i takoi BKT me 23.4%, pasuar nga Raiffeisen me 22.8% dhe OTP Albania me 11.7%. Në mënyrë të ngjashme, kthimet mbi asetet ishin 2.2% vitin e kaluar nga 1.3% që ishin në vitin 2022.

Fitimet e shtuara të bankave duket se kanë ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e interesave të borxhit publik. Bonot e thesarit 12 mujore, të cilat përbëjnë një pjesë thelbësore të të gjithë titujve të borxhit publik në Shqipëri, patën mesatarisht një interes prej 3.6% vitin e kaluar, nga 3.2 në vitin 2022 dhe 1.76 në vitin 2021. Rritja e interesave të borxhit publik ka rëndësi vendimtare për fitimet e bankave për shkak se në tituj, bankat investojnë 40% të të gjitha aseteve të tyre.

Normat e interesit në ekonomi u rritën me synimin për të luftuar inflacionin. Sipas teorisë, kur BSH rrit interesat bazë, interesat e kredive dhe të depozitave rriten, duke diskurajuar kreditorët të marrin borxh dhe duke nxitur kursimtarët të depozitojnë, duke ulur sasinë e parasë në qarkullim dhe rrjedhimisht, duke ftohur kërkesën për mallra e shërbime dhe duke ngadalësuar rritjen e çmimeve.

Gjithsesi, të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave tregojnë se rritja e interesave ka qenë shumë e fortë te borxhi publik, ndërsa ka qenë jo aq e madhe në tregun e kredive dhe akoma më e vogël në atë të depozitave. Kështu, ndërsa interesat e titujve afatshkurtër të borxhit publik janë dyfishuar, interesi i kredisë në lekë në fund të dhjetorit për segmentin e huamarrësve individë ishte 6.4%, me një rritje të lehtë përkundrejt dhjetorit të vitit 2021, pra periudhës para fillimit të rritjes së interesave, kur ishte 6.15%.

Diskordanca, pra rritja tepër e shpejtë e interesave të borxhit përkundrejt rritjes së paktë të interesave të kredive dhe të depozitave, tregon se konkurrenca në tregun e borxhit publik është shumë disfunksionale në krahasim me tregun e kredive. Ky dekfet në treg nuk sjell vetëm fitime të majme për bankat, por në instancë finale sjell edhe rritje të ngadaltë të ekonomisë, për shkak se paratë të cilat bankat do të duhej t'i rrezikonin në kreditimin e ekonomisë së gjerë, i depozitojnë në borxhin publik pa rrezik dhe me interesa edhe më të larta nga sa do të fitonin në sektorin me rrezik më të lartë të kreditimit të biznesit apo të individëve./Reporter.Al

ekonomi banka e shqiperis

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës