LIVE UPDATES
Ekonomi

Eurostat: Shqiptarët shpenzuan 761 euro për frymë për fruta dhe zarzavate më 2022, e dyta në Europë

Sipas të dhënave të Eurostat, një shqiptar harxhoi mesatarisht 761 euro për blerjen e frutave dhe perimeve më 2022, niveli i dytë më i lartë në Europë, duke lënë pas vetëm Zvicrën me 822 euro për frymë.

8 Shkurt 2024, 07:44 Nga M.B
Eurostat: Shqiptarët shpenzuan 761 euro për frymë për fruta
Foto ilustruese

TIRANA- Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra të Europës në të ardhurat për frymë, por kur vjen puna për konsumin e frutave, perimeve dhe zarzavateve, Shqipëria ka shpenzimet më të larta për frymë pas Zvicrës. Sipas të dhënave të Eurostat, një shqiptar harxhoi mesatarisht 761 euro për blerjen e frutave dhe perimeve më 2022, niveli i dytë më i lartë në Europë, duke lënë pas vetëm Zvicrën me 822 euro për frymë. Siç tregon grafiku bashkëngjitur, vendet mesdhetare harxhojnë më shumë para për konsumin e grupit të perimeve dhe frutave në raport me vendet e tjera edhe pse janë prodhuesit më të mëdhenj të tyre dhe kanë çmime më të lira. Pas Shqipërisë, konsumin më të lartë për frymë e ka Mali i Zi me 679 euro për frymë duke u renditur i treti në Europë, më pas vjen Italia me 636 euro për frymë dhe Greqia me 625 euro për frymë. Shpenzimet e larta në vendet e Mesdheut vijnë nga dieta e tyre bazuar në fruta dhe zarzavate, e konsideruar tashmë si nga më të shëndetshmet në botë. Në krahun tjetër shpenzimet më të ulëta i ka Hungaria me 241 euro për frymë, Serbia me 244 euro, Bosnja 247 euro dhe Bullgaria 291 euro. Më 2022 shpenzimet e larta frymë për fruta, perime dhe zarzavate u nxiten edhe nga rritja e çmimeve.

Familjet shqiptare çojnë rreth 42% të shpenzimeve mujore për t’u ushqyer, shifër që është më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%. Si rrjedhojë, shtrenjtimi i ushqimeve rëndon shumë më tepër në buxhetin e një familjeje shqiptare sesa në atë të një familjeje në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe në rajon. Shtrenjtimi më i lartë ishte për zarzavatet, përfshirë pataten. Patatja dhe qepa dy produkte bazë në kuzhinën shqiptare po shiten më çmime mesatarisht 20% më të larta më 2022. Tregu ka mungesa të rregullta në furnizime dhe për pasojë çmimi luhatet nga ditë në ditë me tendencë rritjen. Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër, kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, të kombinuara me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimatike kanë krijuar kushtet për normalitet të ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale. Operatorët, që nga prodhimi, tregtia dhe eksporti pohojnë se çmimet e perimeve, zarzavateve, frutave, produkteve blegtorale të bulmetit, mishit etj., nuk do të njohin kthim pas, përkundrazi të dhënat tregojnë për një rritje të mëtejshme./ Monitor

 

eurostat shqiperia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje