LIVE UPDATES
Ekonomi

Detyrimi vjetor për profesionet e lira arrin edhe 9 mijë euro pas taksimit 15% të fitimit; Bizneset: Është shumë i lartë, do nxisë evazionin

Në njoftimin e dërguar nga Drejtoria Rajonale Tiranë një prej bizneseve ofrues të shërbimeve të profesioneve të lira, detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për t’u paguar është 918,534 lekë apo rreth 9 mijë euro në vit.

15 Prill 2024, 14:33 Nga N.F
Detyrimi vjetor për profesionet e lira arrin edhe 9 mijë euro pas
Foto ilustruese

TIRANË- Prej datës 11 Prill administrata tatimore u ka nisur bizneseve të profesioneve të lira njoftim vlerësimi për detyrimin vjetor për tatimin e thjeshtuar. Nga 1 janari 2024 me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” ofruesve të shërbimeve të profesioneve të lira u taksohen fitimet nga 15 deri 23%.

Në njoftimin e dërguar nga Drejtoria Rajonale Tiranë një prej bizneseve ofrues të shërbimeve të profesioneve të lira, detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për t’u paguar është 918,534 lekë apo rreth 9 mijë euro në vit.

Tatimi për fitimin 15% që ky biznes do të paguajë përgjatë 2024 është llogaritur mbi të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara prej tij përgjatë vitit 2023. Konkretisht biznesi më lart që ka detyrimin tatim të thjeshtuar mbi fitimin prej 918,534 lekë për të paguar për 2023 ka deklaruar të ardhura në vlerën e 6,320,760 lekëve. Shpenzimet vjetore të deklaruara kanë qenë 197,200 lekë (pra më të ulëta se shpenzimet fikse prej 30% të padeklaruara në kontabilitet që parashikon ligji për bizneset me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë).

Fitimi i tatueshëm i deklaruar është në vlerën e 6,123,560 lekëve. Fitimi i tatueshëm 6,123,560 x 15% = 918,534 detyrimi vjetor për t’u paguar. Sipas njoftimit të tatimeve tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël për vitin 2024, do të jetë i ndarë në tremujore si më poshtë përkatësisht në datat 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor dhe 20 Dhjetor të vitit dhe kur është tatim fiks për vitin brenda datës 30 qershor.

Bizneset deklarojnë se detyrimi që ata do të paguajnë është shumë i lartë dhe do të nxisë evazionin. “Me ndryshimin e taksimit do të duhet të punojmë të paktën 2 muaj vetëm për të paguar detyrimet ndaj shtetit. Kjo do të nxisë edhe më tej mosdeklarimin dhe do të rrisë çmimet e tarifave të shërbimeve të ofruara. Rritja e tarifave ka nisur në shumë sektorë. Për shërbimet e avokatisë tarifat ndaj qytetarëve do rriten të paktën deri 25%”, pohoj një nga drejtuesit e zyrave juridike në vend.

Të vetëpunësuarit e profesioneve të lira dhe subjektet tregtarë kanë deklaruar edhe më herët se ndryshimi i taksimit nga 0% në 15 dhe 23% do të rrisë tarifat e shërbimeve. Nga avokatët u deklaruar rritje e tyre 15-25-30%. Shtrenjtimi ka nisur të zbatohet në disa raste me rritje të tarifave të kontrolleve mjekësore në klinikat private, por edhe të psikologëve. Sakaq edhe profesionet e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilistët pohuan më herët se brenda vitit pritet të këtë ndryshimi masiv të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhurat.

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas ligjet do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve ndaj totalit të të ardhurave vjetore. Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.

Ministrisë e Financave dhe Ekonomisë më herët sqaroi se te shpenzimet e zbritshme do të njohë edhe të ardhurat mujore të pagës minimale. Në deklaratën e biznesit për rastin kur shpenzimet e deklaruara në vlerën prej 197,200 lekë sipas tij janë përfshirë vetëm shpenzimet e qirasë vjetore dhe kancelarisë.

Të ardhurat dhe shpenzimet

Të ardhurat    6,320,760

Shpenzimet    197,200

Humbja       0

Fitimi       6,123,560

Fitimi i tatueshëm    6,123,560

Njoftimi i Tatimeve për llogaritjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin

Ju njoftojmë se nga shqyrtimi i të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 15 “Parapagimet“ pika 1,2,3,4 dhe nenit 16 “Deklarimi” të ligjit Nr. 9632 datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël për vitin 2024, do të jetë për shumën 918,534 lekë, i ndarë në tremujore si më poshtë: (me këste në lekë)

Tatimi fiks për Vitin 2024 në lekë . Pagesa e detyrimeve të mësipërme konform kërkesave të Ligjit Nr. 9632 datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar, do të bëhet në llogaritë e DRT , me formularët përkatës të marrë nga kjo drejtori, përkatësisht në datat 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor dhe 20 Dhjetor të vitit dhe kur është tatim fiks për vitin brenda datës 30 qershor.

Nëse kini kundërshtim mund të bëni kërkesë për rishikim në bazë të nenit 30, pika 5, të Ligjit Nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin Mbi të Ardhurat”, i ndryshuar dhe pikës 3.13.2 të Udhëzimit Nr. 5 datë 30.01.2006 “ Për Tatimin Mbi të Ardhurat”, i ndryshuar.

Marrë nga Monitor

biznese profesione te lira taksim

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë