Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vlera e kursyer nga përdorimi i sistemit kombëtar AIPS Euro jep një ide të përfitimeve të mëdha që do të ketë ekonomia shqiptare nga anëtarësimi në SEPA, që do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë.
TIRANË- Banka e Shqipërisë vlerëson se funksionimi i sistemit të pagesave AIPS Euro u ka kursyer bizneseve dhe konsumatorëve shqiptarë rreth 37 milionë euro vitin e kaluar. Vlera e kursyer nga përdorimi i sistemit kombëtar AIPS Euro jep një ide të përfitimeve të mëdha që do të ketë ekonomia shqiptare nga anëtarësimi në SEPA, që do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë.
Shqipëria është një vend me ndërveprim shumë të lartë ekonomik me vendet e Bashkimit Europian, në fusha si shkëmbimet tregtare, të ardhurat nga puna dhe remitancat, turizmi, etj. SEPA i bën pagesat ndërkufitare midis vendeve anëtare në të po aq të thjeshta dhe të lira sa pagesat brenda vendit. Me pjesëmarrjen në SEPA, do të mundësohet zbatimi i parimit të tarifave të barabarta si për pagesat kombëtare, ashtu edhe për ato ndërkufitare të përpunuara në mënyrë elektronike.
Aktualisht, transfertat dhe pagesat me vendet e Bashkimit Europian dhe anasjelltas kryhen nëpërmjet bankave korrespondente, që përfaqësojnë një kanal të kushtueshëm dhe joefikas për sa i përket kohës së ekzekutimit të transaksionit, monitorimit të finalizimit të tij, transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Pritet që vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA të merret brenda gjysmës së parë të këtij viti, ndërsa implementimi i anëtarësimit mund të kërkojë deri në dy vjet. Sistemi kombëtar AIPS Euro u bë operativ në vitin 2022, me qëllimin për t’u mundësuar qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulëta dhe në një kohë më të shpejtë nga procesi i kryer më parë nëpërmjet bankave korrespondente.
Në vitin 2023, në sistemin AIPS Euro u procesuan 249 mijë transaksione, në rritje me 60% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa vlera e transaksioneve arriti në 4.13 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 24%. Mesatarisht, vitin e kaluar në këtë sistem janë procesuar rreth 1,016 transaksione në ditë, me një vlerë mesatare qarkullimi ditor prej rreth 17 milionë eurosh.
Sistemi AIPS Euro i ngritur nga Banka e Shqipërisë, përcakton disa komisione tavan për transfertat kombëtare në Euro, çka i ka ulur ndjeshëm kostot për klientët e sektorit bankar. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga banka nuk duhet të jetë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.
Për pagesat që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.
Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma. Për transfertat e kryera përmes këtij sistemi nuk aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
Sistemi AIPS Euro funksionon vetëm për kryerjen e transfertave në Euro brenda vendit, ndërsa për transfertat ndërkombëtare bankat shqiptare ende janë të detyruara të veprojnë nëpërmjet bankave të huaja korrespendente.
Marrë nga Monitor
Banka Qendrore Europiane TIRANË- Banka Qendrore Europiane (BQE) i ka lënë të pandryshuara normat e interesit, por dërgoi sinjale ...
Foto ilustruese TIRANË- Veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime pësuan rënie të ndjeshme viti...
Foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 kanë shënuar rritje të qëndr...
Tabela TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon rënien dhe ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024. Sipas kursit zy...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (AS...
Foto ilustruese TIRANA- Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 milionë lekë nga gjobat e vendosura bizneseve vitin e kaluar. Sipas info...
Foto ilustruese TIRANË- Fermerët nuk gjejnë treg për shitjen e qumështit të lopës si lëndë të parë p...
Foto ilustruese TIRANË- Kontratat koncesionare janë nënvizuar edhe një herë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si një n...
foto ilustruese TIRANË- Ish të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas kanë përfituar dëmshpërblim, do të...
foto ilustruese TIRANË- Çdo subjekt që kryen një investim për prodhim energjie qoftë hidrocentral apo impiant eolik e...