LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet bien me 7% në janar-korrik; tekstilet dhe këpucët më të goditurat nga zhvlerësimi i euros

Eksportet kanë vijuar rënien për të pestin muaj radhazi edhe në korrik, ndonëse ritmet e rënies janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me muajt e mëparshëm, si rrjedhojë e rritjes së fortë të grupit “minerale, lëndë djegëse, energji”.

16 Gusht 2023, 19:39 Nga m.s
Eksportet bien me 7% në janar-korrik; tekstilet dhe këpucët
foto ilustruese


Eksportet kanë vijuar rënien për të pestin muaj radhazi edhe në korrik, ndonëse ritmet e rënies janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me muajt e mëparshëm, si rrjedhojë e rritjes së fortë të grupit “minerale, lëndë djegëse, energji”.

Tekstilet e këpucët si dhe materialet e ndërtimit e metalet kanë ndikuar në këtë rënie në korrik, ndërsa me nivele më të ulëta janë tkurrur makineritë e pajisjet. Grupi i ushqimeve, pijeve e duhanit vijon të ketë rritje të qëndrueshme.

Sipas INSTAT, Në Korrik 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me -4,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -0,6 %, në krahasim me Qershor 2023.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Korrik 2023, në uljen e eksporteve prej -4,0 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -1,1 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,9 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,0 pikë përqindje.

Në këtë shtatëmujor, sipas INSTAT eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekë, duke u ulur me -7,0 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë muajit Korrik 2023, në uljen e eksporteve prej -4,0 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -1,1 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,9 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,0 pikë përqindje.

Viti nisi mbarë. Në janar shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%.

Fasoni bie për të dytin muaj radhazi në korrik

Pas një përmirësimi në maj, eksportet e “Tekstile dhe këpucë”, iu rikthyen rënies me bazë vjetore me 8.5% në qershor. E njëjta tendencë vijoi dhe në korrik. Sipas INSTAT, eksportet e këtij grupi u tkurrën me 6% në korrik, duke zbritur në 11.4 miliardë lekë.

Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me rënien e ndjeshme të euros që ul të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në lekë. Faktorë të tjerë që kanë ndikuar janë rritja e pagës minimale që ka shtuar kostot e punës, tkurrja e kërkesës nga jashtë sidomos për këpucë (nga ndryshimi i motit, shitësit e pakicës kanë krijuar stoqe të mëdha), kriza ekonomike në Europë që ka ulur kërkesën si dhe zhvendosja e prodhuesve në Indi e vende të tjera të Azisë për shkak të kostove më të ulëta.

Për 7 mujorin, rënia e eksporteve u thellua në 1.27%, nga 0.45% që ishte reduktimi për 6 mujorin. “Tekstilet e këpucët” mbeten grupi më i madh në vend, me 29% të totalit.

Mineralet e lëndët djegëse e marrin veten

“Mineralet dhe lëndët djegëse” u rritën ndjeshëm me 39% në korrik, me bazë vjetore, duke ndikuar dukshëm në amortizimin e tkurrjes së grupeve të tjera. Burime nga Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh i këtij grupi, që shet naftë të përpunuar pohuan se në korrik janë arritur që të dërgohen më shumë anije.

Për 7 mujorin, tkurrja është reduktuar ndjeshëm në 4.5% (nga 10% për 6 mujorin).

Ky grup vijon të mbetet i dyti më i madh në vend me 22.3% të totalit për 7 mujorin.

Materialet e ndërtimit dhe metalet vijojnë me tkurrjen e ndjeshme

Materialet e ndërtimit dhe metalet vijuan me tkurrjen e ndjeshme dhe në korrik, me -39.4%, duke pasur ecurinë më negative nga të gjitha grupet. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, tendenca lidhet me disa faktorë, si rënia e çmimeve, por dhe frenimi i kërkesës.

Për 6 mujorin, ky grup u tkurr me 30%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.

Ky grup është i treti më i madh për 7 mujorin, me 17.3% të totalit.

Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen më të qëndrueshme

“Ushqimet, pijet dhe duhani” janë sektori që kanë pasur ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit. Në korrik ky grup i rriti eksportet me gati 20%. Përfaqësuesit e sektorit thonë se janë ndikuar nga moti i favorshëm që ka rritur prodhimin dhe kërkesa e lartë në tregjet ndërkombëtare.

Për 7 mujorin, ky grup është zgjeruar me 20.6%, duke pasur ecurinë më të mirë, ndërsa mbetet i katërti më i madh me 13% të totalit, nga 10% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Industria automotive me rënie në korrik

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive. Por, në prill, edhe ky grup shënoi rënie të eksporteve me 5.9% me bazë vjetore. Megjithatë në maj, grupi iu rikthye rritjes, duke u zgjeruar me 10.5%. por, në qershor grupi shënoi sërish rënie, me 4.8%. Tkurrja vijoi dhe në korrik me -3%. Sipas përfaqësuesve të kompanive, ecuria negative lidhet me pasojat që po jep zhvlerësimi i euros në aktivitetin e fabrikave që prodhojnë ose montojnë pjesë këmbimit për industrinë automotive.

Për 7 mujorin grupi është rritur me 8%, teksa përbën 8.9% të totalit të eksporteve.

Ulet deficiti tregtar në korrik

Sipas INSTAT, Në Korrik 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me -4,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -0,6 %, në krahasim me Qershor 2023. Importet e mallrave arritën vlerën 71 mld lekë, duke u ulur me -13,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me -6,0 %, në krahasim me Qershor 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 33 mld lekë, duke u ulur me -22,6 %, krahasuar me Korrik 2022 dhe me -11,6 %, në krahasim me Qershor 2023.

Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekë, duke u ulur me -7,0 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 509 mld lekë, duke u ulur me -3,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 237 mld lekë, duke u rritur me 0,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Eksportet bien me Italinë, rriten me Kosovën

Në muajin Korrik 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2022 janë: Italia (10,6 %), Austri (78,4 %), SHBA (63,4 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Kosova (24,3 %), Greqia (12,2 %), Mbretëria e Bashkuar (1.632,8 %), etj.

Gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,6 %), Gjermania (23,8 %), Kina (32,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (7,7 %), Greqia (15,6 %), Spanja (57,9 %), etj.

Në muajin Korrik 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (7,4 %), Turqia (16,3 %), Greqia (29,8 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2022 janë: Kina (10,1 %), Gjermania (6,5 %), SHBA (28,2 %), etj.

Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (18,2 %), Greqia (14,9 %), Italia (4,3 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (34,5 %), Zvicra (79,5 %), SHBA (45,6 %), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,2 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,2 %), Kina (7,8 %), Gjermania (6,6 %) dhe Greqia (6,5 %).

Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4 %), Kina (7,6 %), Turqia (6,8 %) dhe Greqia (6,7 %). /Burimi i lajmit Monitor 

eksportet euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj