LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës, në 5 prej tyre, çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, janë rritur nga 29 deri në 73%.

15 Gusht 2023, 07:39 Nga a.l
Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt,
Foto ilustruese

TIRANË- Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës, në 5 prej tyre, çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, janë rritur nga 29 deri në 73%.

Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare, çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë. (Vendim hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.)

Rritja më e lartë e çmimeve fiskale është në Farkë me 73%. Çmimet fiskale në këtë zonë nga 66,500 arrijnë në 115,200 lekë për metër katror.  Në zonat Petrelë dhe Prezë rritja e çmimeve fiskale është 60%. Në Dajt, çmimet nga 53,500 arrijnë në 75,500 lekë për metër katror (rritja 41%). Në Kashar, nga 53,500 u rritën në 69,000 lekë për metër katror (rritja 29%).

Rritja e çmimeve referuese do të rrisë nivelin e taksës së ndërtesave edhe në këto zona, pasi baza e llogaritjes së taksës është vlera e shtëpisë. Taksa është sa 0,05% e vlerës së apartamenteve llogaritur sipas çmimeve fiskale.

Edhe në vendimin e ri mbetet i pandryshuar përcaktimi për reduktimin e çmimit fiskal deri në 35% nga njësitë administrative.

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat ju bashkuan njësive të qeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale.

Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt”, thuhet në vendim.

Sakaq edhe për ndërtesat e privatizuar me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Ndërsa çmimet fiskale në rrethe kanë mbetur të pandryshuara. Në 2019, me ndryshimet që pësoi vendimi i vitit 2018 “Për metodologjinë e përcaktimit të vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme”, ndryshuan çmimet referuese të apartamenteve në bashkitë Pustec dhe Dropull, ku vlerat u rritën respektivisht me 66,6% dhe 12,5%. Në bashkinë Divjakë çmimet u ulën 20%.

Referuar të dhënave të raportit për vitin 2022 “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, bashkitë Pustec dhe Dropull të vetmet ku u rritën çmimet e referencës për vlerësimin e taksës së ndërtesës janë edhe bashkitë që renditeshin me rritjen më të lartë të detyrimeve të prapambetura. Krahasuar me 2021 në bashkinë Dropull detyrimet e prapambetura në 2022 u rritën 228% dhe në bashkinë Pustec u rritën 169%.

Sipas raportit bashkia e Pustecit është në pamundësie pagese për shkak të situatës financiare të kësaj bashkie dhe kërkohej domosdoshmërish vëmendja e qeverisë.

Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt,
Tabela
Çmimet e referencës u rritën 29 deri në 73% në Dajt,
Tabela

Bashkia Pustec përmbush kriterin e gjendjes së vështirësisë serioze financiare të përcaktuar në nenin 57 të ligjit të sipërcituar, pasi detyrimet e tyre të prapambetura zënë mbi 80% të shpenzimeve vjetore për vitin 2021.

Bashkia e Pustecit, pjesën më të madhe të detyrimeve të prapambetura i ka akumuluar ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (146 milionë lekë)”, theksohej në raport./ Monitor

tirane

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë