LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet rriten me 41% për 8 mujorin, të ndihmuara nga nafta dhe shtrenjtimi i çmimeve

Për 8 mujorin, eksportet e mallrave arritën vlerën 328 mld lekë, duke u rritur me 41,0 %, të ndikuara nga Mat, Ndërtimi, metale, Minerale, lëndë djegëse, energji dhe Tekstile dhe këpucë. Në pjesën më të madhe, sidomos për lëndët djegëse dhe materialet e ndërtimit dhe metalet, tendenca është ndikuar në pjesën më të madhe nga shtrenjtimi i çmimeve

19 Shtator 2022, 15:31 Nga DOSJA
Eksportet rriten me 41% për 8 mujorin, të ndihmuara nga nafta dhe
Të dhënat

Eksportet kanë përshpejtuar sërish rritjen në muajin gusht, të ndihmuara kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, sidomos për naftën. Sipas INSTAT, Në Gusht 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 48,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku efektin kryesor e dha nafta dhe materialet e ndërtimit e metalet.

Për 8 mujorin, eksportet e mallrave arritën vlerën 328 mld lekë, duke u rritur me 41,0 %, të ndikuara nga Mat, Ndërtimi, metale, Minerale, lëndë djegëse, energji dhe Tekstile dhe këpucë. Në pjesën më të madhe, sidomos për lëndët djegëse dhe materialet e ndërtimit dhe metalet, tendenca është ndikuar në pjesën më të madhe nga shtrenjtimi i çmimeve

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Gusht 2022, në rritjen e eksporteve prej 48,1 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +19,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +5,6 pikë përqindje
Për 8 mujorin, Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +12,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,0 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,7 pikë përqindje.

Fasoni ka punë, por nuk ka punonjës

Tekstilet dhe këpucët kanë parë rritje të porosive, por problem mbetet fuqia punëtore. Sipas INSTAT, eksportet e Tekstile dhe këpucë, që janë grupi më i madh në vend, me 27% të totalit, u rritën me 22% me bazë vjetore për 8 mujorin.
Sektori e ka marrë veten pasi në dy vitet e pandemisë u godit më shumë nga rënia e kërkesës për shkak të karantinave të vazhdueshme. Por, eksportuesit ngrenë shqetësimin se ata nuk arrijnë të përballojnë rritjen e kërkesës për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Edvin Premçe nga Shoqata e Eksportuesve pohon se ka rritje dhe mendon qe ky trend do jetë në rritje, për tu ndalur më pas në varësi të kostove globale të karburantit, energjisë e ecurisë së luftës në Ukrainë. Ai thotë se ka një rritje për mbushje magazinash nga porositësit por jo se kanë rritje edhe ato në shitje. Sipas tij, frika dhe paqartësia për të ardhmen mund të sjellë nje ngërç dhe ulje të porosive, maksimumi nga janar-shkurti.

Materialet e ndërtimit dhe metale, eksportet rriten por Kurum ka ndërprerë prodhimin

Materialet ndërtimit dhe metalet kanë pësuar rritje të ndjeshme të eksporteve me rreth 61% në 7-mujor, ndonëse në qershor, korrik e gusht edhe ky grup u ngadalësua. Përfaqësues të sektorit bënë më dije se rritje po udhëhiqet nga çmimet e larta, por kjo nga ana tjetër po ndikon në frenimin e kërkesës. Në gusht, Kurum International, një ndër eksportuesit më të mëdhenj njoftoi mbylljen e përkohshme të fabrikës së prodhimit të çelikut për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Kompania ka vijuar me eksportet edhe në gusht, pasi kishte stok, ndërsa efekti pritet që të ndihet në shtator.

Bankers Petroleum dyfishon shitjet në vlerë, por jo në sasi

“Mineralet, lëndë djegëse, energjia” u rritën me 62% për 8 mujorin, ndërsa në korrik eksportet e këtij grupi u dyfishuan.
Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh i naftës në vend pohon se në vlerë eksportet janë pothuajse dyfishuar në gusht, duke arritur në 22.8 milionë dollarë, nga 14.5 milionë dollarë në gusht 2021.
Por, në sasi nuk ka pasur ndonjë rritje, por diferenca ëhstë shkaktuar nga shtrenjtimi i çmimeve si dhe sigurimi i një kontrate të mirë në tregun spanjoll, me një zbritje më të vogël ndaj treguesit referencë ndërkombëtar Brent (nafta e Ballshit është e rëndë dhe si rrjedhojë shitet me zbritje ndaj Brent).

Ushqimet dhe pijet rritje e ngadaltë në korrik

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve u rrit me 16% për 8 mujorin, nga 20% në 5-mujor. Kjo ishte rritja më e ulët në krahasim me grupet e tjera të eksporteve.
Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera.

Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.
Megjithatë në gusht, ritmet e rritjes u përshpejtuan, në 15%, nga 2.4% në korrik.

Makineritë e pajisjet në rritje pas shtimit të numrit të fabrikave

Makineritë e pajisjet kanë shënuar ecuri pozitive duke u zgjerua me 43.6% për gushtin dhe 37% për 8 mujorin. Ky grup është nxitur vitet e fundit nga ngritja e fabrikave që montojnë pjesë elektrike për automjetet. Por edhe ky sektor po vuan mungesën e fuqisë punëtore.

Thellohet deficiti tregtar
Në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 328 mld lekë, duke u rritur me 41,0 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 607 mld lekë, duke u rritur me 24,8 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 280 mld lekë, duke u rritur me 10,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Rriten eksportet me Italinë dhe Spanjën (pas kontratës së Bankers)

Sipas INSTAT, Në muajin Gusht 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2021 janë: Itali (29,0 %), Spanja (411,2 %) dhe Gjermani (43,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (9,2 %), Maqedonia (5,9 %) dhe Kina (86,8 %).
Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (49,1 %), Kosova (6,0 %) dhe Gjermania (75,0 %) . Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (17,7 %) .

Në muajin Gusht 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2021 janë: Turqia (29,7 %) Greqia (133,2 %) dhe Kina (46,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (7,0 %), Gjermania (19,4 %) dhe Austria (8,2 %).
Gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,8 %), Turqia (34,6 %) dhe Greqia (33,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (16,2 %), Rusia (18,1 %) dhe Zvicra (13,7 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 53,3 %, të gjithë tregtisë. Në Gusht 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 66,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 47,3 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (18,7 %), Greqia (9,5 %), Turqia (8,9 %) dhe Kina (6,2 %).
Shkëmbimet tregtare, për tetëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 59,7 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Gusht 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,8 %), Turqia (8,1 %), Greqia (7,1 %) dhe Gjermania (6,3 %) 

Marrë nga Monitor.al

eksportet nga shqiperi ekonomia ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Shtator 2022, 16:54 k.m.

Një biletë pa kthim për në askund

Foto ilustruese Kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, “Oleg”, shef ekzekutiv në një linjë ajrore ruse, u përga...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj