LIVE UPDATES
Ekonomi

Durrësi, “Bukuroshja e fjetur”, potenciali i pashfrytëzuar i qytetit bregdetar

Me potencialet më të mëdha të turizmit detar dhe kulturor, me dy portet më të mëdha në vend, me një popullsi në rritje, me epërsi në logjistikë, tregti dhe bujqësi të zhvilluar, Qarku i Durrësit duhet të ishte emblema e zhvillimit ekonomik të vendit.

18 Shtator 2022, 07:06 Nga A.B

Durrësi, “Bukuroshja e fjetur”, potenciali i pashfrytëzuar

Gjatë tranzicionit, ekonomia e Qarkut të Durrësit nuk ka përfituar nga zhvillimi ekonomik që duhet të vinte nga potencialet e larta të burimeve natyrore, pozicionit gjeografik në nyjën ndërkombëtare dhe rajonale, logjistikës dhe vijës bregdetare. Gjatë 2018-2020, të ardhurat për frymë në Qarkun e Durrësit ishin poshtë mesatares kombëtare. Pushteti vendor dhe ai qendror nuk e kanë menaxhuar zhvillimin pa kontroll të territorit me ndërtime, teksa bizneset vënë në dukje se nuk bëhet përpara as me shërbimet minimale që mbështesin turizmin. Mundësitë e pashfrytëzuara dhe projektet që mund të sjellin një perspektivë të re. Bashkia Durrës nuk dha intervistë lidhur me planet dhe potencialet e zhvillimit të qytettit bregdetar

Me potencialet më të mëdha të turizmit detar dhe kulturor, me dy portet më të mëdha në vend, me një popullsi në rritje, me epërsi në logjistikë, tregti dhe bujqësi të zhvilluar, Qarku i Durrësit duhet të ishte emblema e zhvillimit ekonomik të vendit.

Mirëpo përderisa të ardhurat për frymë të qarkut, në tre vitet e fundit, janë nën mesataren kombëtare, tregojnë se Durrësi, jo vetëm që nuk i ka shfrytëzuar potencialet në dobi të qytetarëve, por përkundrazi modeli i zhvillimit, i ndjekur deri më tani, ka cenuar zhvillimin e qëndrueshëm.

Të dhënat zyrtare mbi ekonominë e rajoneve tregojnë se gjatë 2009-2019, ekonomia e Qarkut të Durrësit u rrit mesatarisht me 3.4% në vit, ndërsa në vitin 2020, për shkak të goditjes së dyfishtë të tërmetit të madh të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19, ekonomia e qarkut ra me 5.8%, më e madhja në 12 qarqet e tjera.

Edhe para goditjeve, ekonomia e Durrësit shfaq luhatje të forta nga viti në vit. P.sh., në vitin 2018, ekonomia Qarkut të Durrësit u rrit me 1.9% ndërkohë që ekonomia në shkallë vendi u rrit me 4%. Në vitin para tërmetit, të ardhurat për frymë në Bashkinë e Durrësit ishin 1.8% më të ulëta se mesatarja kombëtare, kurse në vitin 2020, kjo diferencë u thellua në 2.8%.

Përveç potencialeve ekonomike për zhvillim, Qarku i Durrësit ka qenë i favorizuar nga zhvillimet demografike në vend. Ndryshe nga qarqet e tjera, Durrësi dhe Tirana janë të vetmet në vend që kanë popullsi në rritje, duke tërhequr potencialet dhe aftësitë e burimeve njerëzore nga 10 qarqet e tjera.

Nga viti 2001 në vitin 2022, popullsia e Durrësit është shtuar me 19%, duke u renditur si qyteti i dytë më popullsinë më të madhe në vend, pas Tiranës, nga vendi i gjashtë që ishte në vitin 2002.

Pavarësisht pozicionit gjeografik strategjik, rritjes së popullsisë dhe turizmit, pesha e Qarkut të Durrësit në ekonominë kombëtare nuk ka pësuar ndryshime domethënëse, duke kontribuar në rreth 10% të totalit të PBB-së së vendit gjatë 2015-2020.

Pavarësisht se Shqipëria është e pasur me burime natyrore në çdo cep, në këto tre dekada të tranzicionit, po vihet re polarizim i skajshëm i zhvillimit, ku hendeku ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera sa vjen e thellohet.

Nga viti 2015 deri në vitin 2020, pesha e ekonomisë së Tiranës në PBB kombëtare u rrit me rreth 3 pikë përqindje, teksa në shumicën e 12 qarqeve, pesha në PBB erdhi në rënie. Në një kohë kur Europa po e zhvendos fokusin te rajonet dhe barazia ekonomike e tyre, në Shqipëri këto koncepte mungojnë, si në rang kombëtar, edhe rajonal.

Ekonomia e vendit po rritet në një model zhvillimi që nuk siguron qëndrueshmëri, ndërsa rajonet po vuajnë nga shpërndarja e padrejtë e mundësive dhe shpopullimi.

Vetëm Tirana, Gjirokastra dhe Fieri i kanë të ardhurat për frymë mbi mesataren kombëtare, ndërsa Durrësi bën pjesë në grupin e 9 qarqeve të tjera që janë poshtë mesatares për nga niveli i jetesës.

Osman Metalla, dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, tha se, qeverisja vendore nuk i ka zhvilluar burimet ekonomike në favor të mirëqenies së qytetarëve. Ai tha se, ndërkohë që popullsia e qytetit dhe numri i turistëve është rritur me shpejtësi, mungon infrastruktura bazë si furnizimi me ujë, transporti publik, infrastruktura rrugore në shërbim të turizmit.

Vetë Bashkia e Durrësit analizoi se pushteti vendor po përballet me sfida pas ndarjes së re dhe së fundmi, problematikës që krijoi tërmeti i fortë i vitit 2019, ku u dëmtuan mijëra banesa. Urbanizimi i shpejtë ka krijuar probleme të rënda me zaptimin e hapësirave të gjelbra dhe dëmtim të trashëgimisë arkeologjike të qytetit të Durrësit, ndërsa urbanizimi i shpejtë i bregut të detit ka krijuar mbingarkesë të shërbimeve publike dhe vështirësi në krijimin e infrastrukturës së nevojshme.

Sipas Bashkisë, Durrësi është një nga zonat më problematike sa i përket furnizimit me ujë, për shkak se burimet ujore aktuale janë të kufizuara dhe gjenden në distancë të largët, ndërsa bashkia e re nuk ka në afërsi të saj burime të tjera të pastra për shtimin e furnizimit me ujë.

Ndërtimet pa kriter kanë mbingarkuar infrastrukturën aktuale urbane, si kanalizimet e ujërave të ndotura, rrugët apo parkingjet publike, si dhe rrezikojnë të dëmtojnë të ardhmen turistike të qytetit. Pavarësisht mbingarkimit të zonës aktuale urbane me ndërtime, zgjerimi i bashkisë me komunat përgjatë bregut të detit krijon një sfidë të mëtejshme, pasi edhe Gjiri i Lalëzit ka filluar të sulmohet për ndërtime, me apo pa leje.

Balancimi i nevojës për zhvillimin e turizmit me nevojën për të ruajtur një mjedis të pastër dhe kthimi i turizmit në një aktivitet të qëndrueshëm është sfida kryesore e bashkisë së re.

Fatos Çerenishti, i cili zotëron kompleksin e hotelerisë FAFA, një prej resorteve turistike më të mëdha në vend, në zonën e Golemit, pa komentuar modelin ekonomik me të cilin është zhvilluar qyteti, shprehet se janë disa investime të vogla që bëjnë ndryshimin e madh për turizmin. P.sh., dezinfektimi i plazhit nga mushkonjat është shërbim i pakryer. Çdo vit, bashkia premton të zhvillojë tenderin, por nuk realizohet.

Sipas z. Çerenishti, infrastruktura lë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që në zonën më popullore të plazhit nuk ka ende një stacion autobusi. Mbetjet nuk pastrohen, madje mungojnë edhe koshat në plazhin më të madh të vendit, që po kthehet në një industri për turizmin e organizuar dhe me prenotime në avancë.

Urbanisti Gentian Kaprata shprehet se, qendrat e banuara që përfshihen në Qarkun e Durrësit kanë mungesa të theksuara në aspektin e infrastrukturave inxhinierike, si rrugë, kanalizime dhe ujësjellës, në të dy komponentët formues të këtij qarku.

Në zonat urbane ekzistuese, rritja e intensitetit të ndërtimit ka shtuar numrin e popullsisë për njësinë e sipërfaqes, çfarë kërkon investime të reja në këto rrjete, për t’iu përgjigjur një numri gjithmonë e në rritje të konsumatorëve.

Ndryshon struktura e ekonomisë së Durrësit, po orientohet nga turizmi dhe industria

Sipas Axhendës së Berlinit, Bashkia e Durrësit ndodhet në kryqëzim të akseve ndërkombëtare europiane dhe rajonale Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim. Vertikalisht, Durrësi është në mes të Autostradës Blu që lidh Kroacinë me Greqinë; ndërsa horizontalisht është porta hyrëse dhe dalëse në korridoret që lidhin me detin Adriatik, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Si një pikë kyçe në korridoret rajonale dhe autostradat vendase, me një traditë të hershme në turizëm, Durrësi këto vite ka qenë përfitues i madh i rritjes së numrit të vizitorëve.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se pesha e turizmit në ekonominë e Qarkut të Durrësit arriti në 24.8% në fund të vitit 2020, duke u zgjeruar me 6.3 pikë përqindje, në krahasim me vitin 2015. Sektori i dytë me zgjerimin më të shpejtë gjatë 2015 – 2020 ishte industria.

Pesha e industrisë në ekonominë e Qarkut të Durrësit arriti në 18.2% në vitin 2020, nga më pak se 12.5% në vitin 2015. Më tej, aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin sektorët me zgjerimin më të shpejtë, duke kontribuar me 10% të ekonomisë së qarkut, me një zgjerim 3 pikë përqindje në krahasim me vitin 2015.

Në të kundërt, pesha e sektorëve të tjerë, si artet, argëtimi, bujqësia dhe administrata publike kanë pësuar rënie.

Bujqësia, e cila në rang kombëtar zë rreth 20% të PBB në Qarkun e Durrësit treguesi ishte 12.8% në vitin 2020, me një ulje mbi 6. 5 pikë përqind në krahasim me vitin 2015. Siç shihet, ekonomia e qarkut po orientohet me shpejtësi nga turizmi dhe industria, por ndërkohë, pushteti lokal dhe ai qendror nuk po ndjekin ritmin e tregut, pasi siç pohojnë operatorët turistikë, mungon infrastruktura bazë.

Z. Çerenishti, nga FAFA Resort, tha se infrastruktura në të gjitha drejtimet ka shumë mangësi. P.sh., në rrugën Plepa – Golem është hedhur një shtresë asfalt, por nuk po përfundon dhe nuk po krijohet një stacion autobusi, ku turistët të trajtohen si njerëz, detyra këto që i takojnë pushteti vendor.

Këtë vit, edhe ambulanca që ishte afër hoteleve, është zhvendosur 6 km larg, tek Ura e Dajlanit, pasi nuk kishin para për qiranë.

Durrësi zë 10% të PBB, pesha e pandryshuar në 5 vjet

Sipas të dhënave të INSTAT, Durrësi kontribuon në 10% të ekonomisë shqiptare, sipas vlerësimit për vitin 2020. Durrësi është Qarku i tretë në vend pas Tiranës dhe Fierit, për kontributin në ekonominë kombëtare.

Pavarësisht se tërmeti i 26 nëntorit 2019 ndikoi shumë negativisht në ekonominë e qarkut, duke i shkaktuar atij rënien më të madhe ekonomike në rang kombëtar, sërish pesha në totalin e ekonomisë mbeti e pandryshuar.

Në Durrës ushtrojnë aktivitetin rreth 13% e ndërmarrjeve aktive në të gjithë vendin, ose rreth 13 mijë ndërmarrje. Aktiviteti i turizmit furnizon pothuajse 53% të ekonomisë së qytetit, nëpërmjet sektorëve të tregtisë, shërbimeve, akomodimit dhe bar-restoranteve.

Vitet e fundit, turizmi në këtë qytet u përfshi në shinat e një industrie të mirëfilltë, duke shitur prenotime në avancë për agjencitë e huaja. Ndërtimi i hoteleve mori zhvillim të vrullshëm në qytet, duke rikthyer standarde të luksit për pushuesit, kryesisht çekë dhe nordikë, përveç turizmit tradicional.

Bizneset në Durrës janë të përqendruara në sektorët e turizmit dhe industrisë. Në Durrës është e zhvilluar industria fasone dhe bizneset call center. Qyteti ka të zhvilluar edhe aktivitetin e transportit, për shkak se, përveç përfshirjes në autostradat më të rëndësishme kombëtare, ka portin më të madh në vend dhe hekurudhën aktive.

Për nga popullsia, qyteti bregdetar është i dyti më i madh pas Tiranës me 291,363 banorë, ku jeton më shumë se 11% e popullsisë së të gjithë vendit. Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme me një koeficient bruto të migrimit të brendshëm pozitiv, përkatësisht me një shtesë prej 8,1 dhe 2,8 persona për një mijë banorë.

Tirana dhe Durrësi kanë parë dyndje të popullsisë nga qarqet e tjera, kështu që popullsia e tyre ka qenë gjithnjë në rritje në këto tre dekadat e tranzicionit. Për rrjedhojë, pesha e Qarkut të Durrësit në ekonominë e vendit ka ardhur në rritje dekadat e fundit.

Qarku i Durrësit punëson 7,5% të punëmarrësve në shkallë vendi. Të punësuarit në Durrës, 52,2%, janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, 34,2% në sektorin e industrisë dhe 13,6% në sektorin e bujqësisë. Siç shihet, sektori i turizmit është punëdhënësi më i madh në qark.

Ofruesit më të mëdhenj të punës ishin hotelet në vijën bregdetare, të cilat u shkatërruan thuajse tërësisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Plazhi i Durrësit është plazhi më i populluar i Shqipërisë, për shkak të përqendrimit të madh të hoteleve dhe qendrave të banimit. Durrësi është ofruesi më i madh i turizmit familjar, kulturor dhe së fundmi edhe me turizmin e organizuar me turistë të huaj.

Urbanizimi i shpejtë ka krijuar probleme të rënda me zaptimin e hapësirave të gjelbra dhe dëmtimin e trashëgimisë arkeologjike të qytetit të Durrësit, ndërsa urbanizimi i shpejtë i bregut të detit ka krijuar mbingarkesë të shërbimeve publike dhe vështirësi në krijimin e infrastrukturës së nevojshme.

Durrësi është një nga zonat më problematike sa i përket furnizimit me ujë, për shkak se burimet ujore aktuale janë të kufizuara dhe gjenden në distancë të largët, ndërsa bashkia e re nuk ka në afërsi të saj burime të tjera të pastra për shtimin e furnizimit me ujë.

Ndërtimet pa kriter kanë mbingarkuar infrastrukturën aktuale urbane si kanalizimet e ujërave të ndotura, rrugët apo parkingjet publike, si dhe rrezikojnë të dëmtojnë të ardhmen turistike të qytetit.

Pavarësisht mbingarkimit të zonës aktuale urbane me ndërtime, zgjerimi i bashkisë me komunat përgjatë bregut të detit krijon një sfidë të mëtejshme, pasi edhe Gjiri i Lalëzit ka filluar të sulmohet për ndërtime me apo pa leje.

Balancimi i nevojës për zhvillimin e turizmit me nevojën për të ruajtur një mjedis të pastër dhe kthimi i turizmit në një aktivitet të qëndrueshëm është sfida kryesore e bashkisë së re.

Ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme në zonat e urbanizuara gjatë dy deklaratave të fundit, si dhe ndërtimi i impianteve të përpunimit të ujërave të zeza për të shpëtuar ndotjen e bregdetit konsiderohen sfida me rëndësi të veçantë.

Gjatë viteve të fundit, në qytetin e Durrësit janë krijuar lidhje rrugore me daljen e qytetit, të cilat sërish janë të pakta për të përballuar fluksin.

Lidhja me transport publik të fshatrave përbërëse të bashkisë së re me qytetin e Durrësit është një zgjidhje që shërben njëkohësisht për turizmin, si dhe për vetë banorët.

Shtrirja e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e bashkisë së re është e domosdoshme, veçanërisht për shkak se një pjesë e bregdetit si Kepi i Rodonit është i ngopur me mbetje plastike të sjella nga lumenjtë.

Zhvillimi i bujqësisë në zonat rurale përreth bashkisë aktuale është një mundësi, veçanërisht sa u përket produkteve ushqimore të specializuara në shërbim të tregut turistik.

Projektet që do të ndryshojnë ekonominë e Durrësit

Qarku i Durrësit ndodhet para një perspektive të mirë ekonomike për shkak të zhvillimit të disa projekteve të mëdha infrastrukturore, që pritet të ndikojnë në zhvillimin e qytetit, sidomos në pikëpamjen infrastrukturore, çka më pas do të ndihmojë edhe në rritjen e turizmit.

Projekti më i madh, që ndikon në qendrën e Qarkut, Bashkinë e Durrësit, është Yachts & Marina, më i madhi i huaj në Shqipëri, me një investim prej 2 miliardë eurosh nga Emaar Group. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vjet do të ketë përfunduar, ndërkohë që kanë nisur disa punime.

Projekti do të sjellë ndikim në qytet në disa drejtime kryesore – në punësim, rritjen e numrit të vizitorëve dhe rritjen e vlerës së pasurive të paluajtshme etj.

Projekt tjetër me ndikim në turizmin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit është rikualifikimi i Amfiteatrit të Durrësit, “Mbretëresha” e trashëgimisë kulturore shqiptare. Projekti, i cili financohet nga Fondi Amerikan i Zhvillimit, është hartuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Amfiteatri, i cili u ndërtua në fillim të shekullit II pas Krishtit, mbase gjatë sundimit të perandorit romak, Adrian, simbolizon fuqinë ekonomike të Durrësit në periudhë romake, si dhe aftësitë inxhinierike të ndërtuesve.

Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i mirënjohur Vangjel Toçi, dhe është një nga Amfiteatrot më të mëdhenj antikë. Deri më tani është zbuluar më pak se gjysma e këtij monumenti që përbëhet nga shkallët, galeritë dhe menianumet.

Një projekt tjetër në zhvillim, që do të ndikojë për mirë ekonominë e Durrësit, është ristrukturimi i sistemit hekurudhor në akset kryesore: Tiranë – Rinas (Airport) – Durrës dhe Durrës – Vlorë./MONITOR

durres


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje