LIVE UPDATES
Ekonomi

Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? “Rrëzohet” papritur euro

Pasi kishte prekur nivelet minimale historike në muajin korrik, në vijim kursi i euros shënoi një korrektim në rritje. Gjatë muajit gusht, rritja u ndikua sidomos nga kërkesa e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për valutë me qëllim pagesën e importeve të energjisë elektrike.

15 Shtator 2022, 16:53 Nga k.m.
Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?
Euro

Kursi i këmbimit eur-lek pësoi një rënie të fortë ditën e enjte dhe preku një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Vlera e shënuar sot është lehtësisht më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të muajit korrik. Euro kishte shfaqur tendencë rënëse graduale prej një jave, por sot rënia është shpejtuar veçanërisht ditën e sotme. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se një rënie në këto përmasa është e papritur dhe mund të shpjegohet kryesisht me transaksione të shitjes në vlera të mëdha nga aktorë të caktuar.

Pasi kishte prekur nivelet minimale historike në muajin korrik, në vijim kursi i euros shënoi një korrektim në rritje. Gjatë muajit gusht, rritja u ndikua sidomos nga kërkesa e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për valutë me qëllim pagesën e importeve të energjisë elektrike. Gradualisht, edhe zbehja e efektit sezonal të lidhur me turizmin bëri që në fillim të shtatorit euro të rritej deri në nivelin e 117.8 lekëve. Por, në ditët e fundit, kursi i euros po shënon një rënie të re, që aktorët e tregut e kanë të vështirë ta shpjegojnë plotësisht.

Sipas agjentëve, rënia e kursit është përcaktuar sidomos nga njëra prej bankave tregtare, që realizon edhe volumet më të mëdha të këmbimeve në tregun valutor. Zakonisht këto luhatje vijnë nga operacione të mëdha që kryhen për llogari të klientëve. Në këtë rast, supozohet se ka pasur shitje në vlera të mëdha të euros nga subjekte të veçanta. Për të dhënë një efekt të tillë, besohet se shuma e shitur duhet të ketë qenë mjaft e madhe, sipër nivelit të pesë milionë eurove.

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se deri në mesditë as Banka e Shqipërisë nuk ka pasur një informacion pse ka ndodhur një rënie e tillë. Sidoqoftë, bankat i raportojnë këmbimet valutore në bankën qendrore në fund të ditës dhe shumë shpejt, të paktën për Bankën e Shqipërisë, do të qartësohet volumi i këmbimeve që ka sjellë zhvlerësimin e euros. Ekspertët përjashtojnë që rënia të lidhet me sjellje spekulative nga aktorë të veçantë të tregut, sepse sjellje të tilla nuk lejohen nga Banka e Shqipërisë.

Rënia e fortë e euros duket se e ka suprizuar edhe tregu. Siç ndodh gjithmonë kur kursi ka lëvizje të fortë ditore në njërin kah, agjentët e këmbimit valutor kanë rritur ndjeshëm spread-in ose diferencën mes kursit në blerje dhe atij në shitje. Në të kaluarën momentet e panikut në treg janë zgjidhur menjëherë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet operacioneve të shitjes ose blerjes së valutës me bankat tregtare.

Hera e fundit që tregu valutor kaloi një moment të tillë ishte në muajin mars, por në atë rast në kahun e kundërt, kur euro u mbiçmua me afërsisht 5% në harkun e pak ditëve. Sipas agjentëve të tregut, në atë rast paniku erdhi për shkak të blerjeve të mëdha dhe të përqendruara në pak ditë nga KESH. Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, tregu u qetësua shpejt dhe u kthye gradualisht në nivelet e mëparshme.

Ndërkohë, leku u forcua ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore. Dollari amerikan, pas një forcimi të ndjeshëm ditën e mërkurë, të enjten zbriti sërish në nivelin e 116.53 lekëve. Kursi i valutave të tjera kundrejt lekut reflekton ecurinë e tyre kundrejt euros dhe në dy javët e fundit monedha europiane ka rifituar ndjeshëm terren në tregjet ndërkombëtare. Faktori kryesor ka qenë rritja agresive e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane me 0.75 pikë përqindje, në përpjekje për të reaguar ndaj nivele shumë të larta të inflacionit./MONITOR

euro kembimi valutor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj