LIVE UPDATES
Ekonomi

Rregullorja e re: Kushte strikte për shitjen e obligacioneve të bankave te individët

Rregullorja përcakton disa kushte më strikte që duhet të duhet të plotësojnë obligacionet e emetuara nga bankat për t’u pranuar si instrumente të kapitalit të tyre rregullator.

14 Shtator 2022, 07:14 Nga A.B
Rregullorja e re: Kushte strikte për shitjen e obligacioneve të
Foto ilustruese

Në fund të muajit të ardhshëm, do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës së Shqipërisë “Mbi kërkesën minimale për instrumentet e kapitalit rregullator dhe detyrimet e pranuara”.

Rregullorja përcakton disa kushte më strikte që duhet të duhet të plotësojnë obligacionet e emetuara nga bankat për t’u pranuar si instrumente të kapitalit të tyre rregullator.

Me rregulloren e re, shitja e instrumenteve të borxhit të pranuar tek klientët jo profesionistë duhet të kryhet në përputhje me kërkesat e ligjit “Për tregjet e kapitalit”. Këto instrumente do të pranohen si kapital rregullator nga Banka e Shqipërisë vetëm nëse banka ka kryer dhe dokumentuar testin e përshtatshmërisë, në bazë të të cilit ka rezultuar se instrumenti është i përshtatshëm për klientin joprofesionist. Kategorizimi i klientëve dhe mënyrat sesi kryhet testi i përshtatshmërisë rregullohet nga dispozitat e seksionit të dytë të ligjit “Për tregjet e kapitalit”.

Veç testit të përshtatshmërisë, rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë kërkon që instrumentet e detyrimeve të pranuara të cilat blihen nga klientët joprofesionistë duhet të përmbajnë dispozita detyruese, me anë të së cilave blerësit e obligacioneve bien dakord që të pranojnë çdo zvogëlim të principalit apo shumës së disbursuar e të papaguar, si dhe çdo konvertim apo anulim që kryhet gjatë ushtrimit të detyrës nga Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Kjo nënkupton se këta kreditorë duhet të jenë të gatshëm të pranojnë humbje ose konvertimin e detyrimit në kapital, në rast se banka bëhet subjekt i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë.

Në versionin fillestar, projektrregullorja përcaktonte se obligacionet e shitura te klientët joprofesionistë do t’iu njiheshin bankave si kapital rregullator i nivelit të dytë, vetëm në rast se vlera nominale e instrumentit do të ishte paktën pesë milionë lekë. Një kufizim i tillë kishte qëllim të mbronte investitorët e vegjël, të paspecializuar, nga investimi në borxhin e varur të bankave. Pas ankesave të shprehura nga bankat, Banka e Shqipërisë e ka hequr vlerën dysheme prej pesë milionë lekësh që do t’iu kufizonte individëve apo investitorëve të tjerë joprofesionistë investimin në obligacione të bankave tregtare.

Bankat kanë qenë promotorët kryesorë të instrumenteve të borxhit privat në Shqipëri, përmes obligacioneve me ofertë private. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në fundin e muajit qershor në 12.37 miliardë Lekë ose pothuajse 106 milionë Euro. Në pjesën dërrmuese, emetues të tyre janë bankat tregtare.

Qëllimi i emetimit të këtyre instrumenteve zakonisht është përdorimi si kapital rregullator i nivelit të dytë, sipas kërkesave të rregullores përkatëse të Bankës së Shqipërisë. Deri tani, këto instrumente janë ofruar tek individët depozitues të bankave, që i kanë parë si një alternativë me kthime të kënaqshme, në një periudhë kur normat e interesit për depozitat kanë qenë në nivelet më të ulëta historike. Me rregulloren e re, në teori shitja tek individët mund të jetë më e vështirë, sepse ata duhet t’i nënshtrohen një testi të përshtatshmërisë, ndërsa duhet të pranojnë shprehimisht në kontratë se janë të gatshëm të pranojnë humbje nga investimi i tyre.

Në praktikën botërore, instrumentete e borxhit të varur janë të orientuara kryesisht tek investitorët e specializuar, që janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet dhe për mundësitë e humbjes nga këto instrumente. Në Shqipëri, obligacionet në formën e borxhit të varur janë blera kryesisht nga individët, sepse emetimi i tyre me ofertë private e bën të vështirë pjesëmarrjen për investitorët e specializuar. Rregullat më strikte që ka vendosur Banka e Shqipërisë në rregulloren e re mund të jenë një shtysë që bankat të eksplorojnë mundësitë e nxjerrjes së këtyre instrumenteve në ofertë publike, çka do të shënonte një hap në drejtim të zhvillimit të tregut të titujve financiarë në Shqipëri. Deri tani, ky treg është i kufizuar vetën në instrumentet e qeverisë shqiptare./MONITOR

obligacione

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë