LIVE UPDATES
Ekonomi

Emigrantët ‘mbajnë’ Shqipërinë, në 6 muaj sollën 376 mln euro! Vlera më e lartë prej 12 vitesh

Ky është niveli më i lartë i remitancave që nga viti 2010.

13 Shtator 2022, 07:32 Nga A.B
Emigrantët ‘mbajnë’ Shqipërinë, në 6 muaj
Tiranë

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre kanë vijuar të rriten edhe në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar-qershor 2022, emigrantët dërguan në shtëpi 376 milionë euro, me një rritje prej 10.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë i remitancave që nga viti 2010. Të ardhurat e migrantëve kulmuan nga vitit 2000, kur të ikurit e viteve 90 u stabilizuan dhe filluan të dërgonin para në shtëpi deri në vitin 2009. Më pas filloi trendi rënës i tyre, që ishte i lidhur me ciklin e emigracionit, ku të ikurit pas një periudhë prej 10-15 vjeçare fillojnë e i shkëpusin lidhjet gradualisht më vendin mëmë. Ky cikël rënës vijoi deri në 2013-n. Më pas filloi tendenca rritës e qëndrueshme (me përjashtim të 2020-s, që përkon me periudhën pandemike), duke kulmuar në 2022-n.

Sipas ekspertëve kjo prirje lidhet me rigjallërimin e emigracionit, pasi një pjesë e popullsisë vijon të emigrojë. Për më tepër vala e re ka përfshirë punonjës me pozicione të mira pune si mjekë, infermierë, apo specialistë të teknologjisë së informacionit. Të dhëna të tjera tregojnë se ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se nuk ka të ndalur. Sipas Eurostat në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, kur ky proces u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gati sa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.

Cikli i remitancave duket se ndjek në mënyrë të drejtë atë të lejeve të qëndrimit që jepen nga vendet e Bashkimit Europian, teksa pas 2013-s të dy treguesit rezultojnë me rritje. Vala e parë e emigrimit të shqiptarëve ishte në dekadën e parë të tranzicionit, të cilët filluan të merrnin leje qëndrimi pas vitit 2000. Në 2008-n u dhanë gjithsej gati 100 mijë leje qëndrimi sipas Eurostat.

Emigracioni filloi të zbehej pas vitit 2010 dhe në 2013-n regjistrohet numri më i ulët i lejeve, me rreth 30 mijë. Më pas, në 2015-n filloi një valë e re emigracioni, e reflektuar dhe në kërkesat për azil në vendet e BE-së që atë vit arritën rekordin e rreth 60 mijë. Ndonëse kërkesat për azil erdhën në rënie vitet e mëpasshme, duke zbritur në rreth 20 mijë në vit, rezulton se shumë persona e kanë gjetur rrugën për të ikur, teksa lejet e qëndrimit arritën deri në 60 mijë në vit./MONITOR

Emigrantët ‘mbajnë’ Shqipërinë, në 6 muaj

remitancat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet