LIVE UPDATES
Ekonomi

Konsumi dhe emigracioni, presion për uljen e çmimeve

Adi Haxhiymeri pohon se, normat e larta të emigracionit po japin ndikim të drejtpërdrejtë në konsum. Shitjet po bien nga viti në vit për këtë fakt, tha ai. Ikja në emigracion, kryesisht e popullsisë së re në moshë, e cila është edhe konsumator i madh i brumërave po ushtron presion mbi konsumin në çdo drejtim.

10 Shtator 2022, 07:19 Nga d.a.
Konsumi dhe emigracioni, presion për uljen e çmimeve
Foto ilustruese

TIRANË- Për të justifikuar kostot, çmimet e mallrave finale do të ishin rritur më shumë, por disa faktorë të brendshëm që lidhen me mungesën e fuqisë blerëse dhe rënien e konsumit nga emigracioni frenojnë rritjen e mëtejshme.

Adi Haxhiymeri pohon se, normat e larta të emigracionit po japin ndikim të drejtpërdrejtë në konsum. Shitjet po bien nga viti në vit për këtë fakt, tha ai. Ikja në emigracion, kryesisht e popullsisë së re në moshë, e cila është edhe konsumator i madh i brumërave po ushtron presion mbi konsumin në çdo drejtim.

Fenomeni i pakësimit të popullsisë, i kombinuar me një konkurrencë të lartë në sektor, po sjell ndikime negative te fitimet e bizneseve. Të njëjtën situatë e pohon edhe zoti Jaka, i cili thotë se, konsumi po ndikohet negativisht nga normat e larta të emigracionit. Eleni Babameto, nga kompania “Teuta” pohon të njëjtin fakt.

Ajo thotë se, për të mbajtur të ardhurat në nivele të njëjta po rrit gamën e produkteve, por thekson se rënia e konsumit nga mungesa e fuqisë blerëse dhe emigracioni po ndihet fort. Tranzicioni demografik, me rënien e lindjeve dhe emigracioni i lartë i popullsisë po shndërrohet në një barrë të rëndë për ekonominë, ndërkohë zgjidhjet në sfond mungojnë.

Bizneset pohojnë se numri i atyre që largohen po rritet. Përveç atyre që emigrojnë përgjithmonë, një pjesë gjithnjë e në rritje e popullsisë së vendit jeton disa muaj të vitit jashtë vendit, pasi punojnë me kontrata tremujore, qëndrojnë te familjarët etj.

Klaidi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, tha ndërkohë se rritja e inflacionit është shndërruar në rrezik për fuqinë blerëse. Ai tha se për shkak të inflacionit, si dhe rritjes së kostove të trajtimit të dëmeve, tregu i sigurimeve po ndikohet negativisht.

Të njëjtin shqetësim kishte edhe Forcim Kola, Drejtor i Përgjithshëm i INSIG, sipas të cilit, niveli i lartë i inflacionit duket se do të përbëjë rrezikun kryesor me të cilin do të përballet industria e sigurimeve në Shqipëri (pa dyshim dhe në vende të tjera).

Rënia e konsumit po reflektohet edhe te sasia më e ulët e importeve. Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se importet e mallrave në sasi pësuan rënie me 8.4% në 7-mujor 2022. Në janar-korrik 2022 u importuan gjithsej 2,8 milionë tonë mallra, nga rreth 3,1 milionë tonë vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Rënia në sasi është ndikuar nga grupi më i madh i importeve “Lëndë djegëse dhe minerale”, i cili në masën 70% përbëhet nga nafta. Në 7-mujorin 2022 u importuan 496 mijë tonë minerale dhe lëndë djegëse, nga 617,4 milionë tonë më 2021, me rënie 20%.

Pritshmëritë, çmimet do të rriten deri më 2023

Në muajin korrik, inflacioni shënoi rritje me 7.5%, por grupi i ushqimeve shënoi rritje vjetore me 13.2%, raportoi INSTAT. Rritja më e madhe ishte për bulmetin, bukën dhe drithërat, si dhe yndyrat me 20-30%.

Banka e Shqipërisë analizoi se inflacioni ka pasqyruar si presionet e rritura nga ekonomia botërore, ashtu dhe qëndrueshmërinë e kërkesës së brendshme në gjysmën e parë të vitit.

Nga ana tjetër, përcjellja e goditjes së huaj të çmimeve në ekonominë shqiptare u frenua nga çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe nga qëndrueshmëria e kursit të këmbimit. Megjithatë, presionet inflacioniste në vend janë me bazë të gjerë dhe rrezikojnë të bëhen të qëndrueshme, nëse përcillen në efekte të raundit të dytë, lajmëroi Banka Qendrore.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të qëndrojë në nivele të larta deri në fillim të vitit pasues dhe të reduktohet më tej, për të qëndruar në objektivin 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Inflacioni në vend do të pasqyrojë, në një masë të madhe, rritjen aktuale të çmimeve në tregun botëror. Më tej, në mungesë të goditjeve të reja, stabilizimi i çmimeve jashtë pritet të lehtësojë presionet mbi inflacionin në vend. Por ndërkohë rreziqet për norma më të larta inflacioni dhe norma më të ulëta rritjeje ekonomike janë rritur, veçanërisht për afatin e shkurtër.

Në ambientin e jashtëm, faktorë të mundshëm rreziku janë rritja e mëtejshme dhe e fortë e çmimeve bazë në tregun botëror, ngadalësimi më i fortë ekonomik në partnerët tanë kryesorë tregtarë. Në ambientin e brendshëm, faktorë kryesorë janë rritja e mëtejshme e pritjeve për inflacionin, si në sektorin real dhe në atë financiar, shtrëngimi i mëtejshëm i tregut të punës, si dhe rritja e pasigurisë.

Inflacioni i importuar u ngjit në 26.8%, në periudhën prill-maj 2022, duke vazhduar tendencën përshpejtuese nga 16.0% në tremujorin e parë të vitit dhe 10.9% në tremujorin e katërt të vitit 2021. Ecuria vazhdon të ndikohet nga rritja e çmimeve të huaja, të cilat u rritën me 34.3%.

Edhe mbiçmimi i kursit të këmbimit (7.4%) nuk është në gjendje të balancojë këtë efekt nga çmimet e huaja, analizoi Banka. Presionet e shtuara nga çmimet e huaja kanë kontribuuar në prirjen rritëse të inflacionit të importuar, në tremujorin e dytë të vitit. Inflacioni i importuar kontribuoi me 3.4 pikë përqindjeje në inflacionin total, ndërkohë që nëpërmjet kanaleve indirekte, presionet rritëse të tij kanë shtuar edhe kontributin e inflacionit të brendshëm. Bizneset dhe konsumatorët presin norma më të larta inflacioni pas një viti, përkatësisht 10.6% dhe 9.6%.

Pritjet e agjentëve financiarë për inflacionin në horizontin afatshkurtër janë rishikuar gjithashtu për lart, ndërkohë që pritshmëritë për horizontin afatmesëm kanë mbetur pothuaj të pandryshuara nga tremujori i parë. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 4.9%, 3.8% dhe 3.5%./Monitor/

adi haxhiymeri rritja e cmimeve ne shqiperi klaidi Çitozi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj