All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

'Konkurrenca' miraton zgjatjen për 3 vjet të marrëveshjes së siguruesve për tregtimin e Kartonit Jeshil

Kartoni Jeshil apo Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit Motorrik mbulon të gjitha përgjegjësitë civile (dëmet materiale dhe shëndetësore), që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjetit motorik jashtë vendit. Çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare duhet të pajiset detyrimisht me një policë sigurimi Karton Jeshil kur udhëton jashtë Shqipërisë.

9 Shtator 2022, 07:02 Nga A.B
'Konkurrenca' miraton zgjatjen për 3 vjet të
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të zgjasë edhe për tre vjet të tjera përjashtimin nga ndalimi për marrëveshjen mes kompanive të sigurimit me objekt administrimin dhe tregtimin e Kartonit Jeshil.

Ky është përjashtimi i tretë nga ndalimi që ju njihet kompanive për produktin në fjalë, në vijim të vendimeve të mëparshme të Komisionit Konkurrencës në 2018 dhe 2020.

Kartoni Jeshil apo Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit Motorrik mbulon të gjitha përgjegjësitë civile (dëmet materiale dhe shëndetësore), që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjetit motorik jashtë vendit. Çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare duhet të pajiset detyrimisht me një policë sigurimi Karton Jeshil kur udhëton jashtë Shqipërisë.

Objekt i marrëveshjes në fjalë është vendosja e një marrëdhënie bashkëpunimi mes shoqërive të sigurimit në tregun e sigurimeve të detyrueshme të mjeteve motorike të Kartonit Jeshil, lidhur me shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil me qëllim kryesor përmirësimin dhe rritjen e garancisë.

Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit (enti që administron Kartonin Jeshil), marrëveshja ka për objekt bashkëpunimin në lidhje me vendosjen e tarifave të primeve të rrezikut të zakonshëm bazuar në statistika të konstatuara kolektivisht ose në numrin e pretendimeve; vendosjen e kushteve të policave standarde të përbashkëta për eliminimin e policave false dhe vendosjen e sistemit të kodit unikal-bar kod dhe njoftimin në kohë reale në sistemin e informacionit të AMF-së të çdo police të kartonit jeshil dhe në shlyerjen e dëmeve.

Qëllimi i marrëveshjes është shitja e policave të kartonit jeshil nëpërmjet një numri të autorizuar operatorësh në pikat e kalimit kufitar dhe degët qendrore të shoqërive të sigurimit. Procesi i shitjes realizohet me anë të shoqërisë së brokerimit të autorizuar nga Byroja, e cila ka stafin teknik, sistemin e shitjes online në kohë reale dhe broker fizik të licencuar.

Sipas Byrosë, marrëveshja synon të rrisë garancinë dhe sigurinë e këtij shërbimi në përputhje me standardet COB (Këshillit të Byrove) dhe rritjen e garancisë së drejtuesve të mjeteve, të cilët përdorin automjete përtej kufirit të RSH, të cilët duhet të jenë të siguruar kur hyjnë në vende ku një sigurim i tillë është i detyrueshëm. Gjithnjë sipas BSHS, marrëveshja synon edhe shmangien e kolapsit dhe një përjashtim të mundshëm të BSHS nga Sistemi Ndërkombëtar i Kartonit Jeshil.

BSHS ndodhet prej pesë vitesh në status monitorimi nga Këshilli i Byrove dhe është përballur me një rrezik serioz për përjashtimin nga ky këshill. Kjo do të nënkuptonte pamundësinë e kompanive shqiptare të sigurimit për ta ofruar këtë produkt.

Sipas analizës së BSHS, gjatë kësaj periudhë nuk ka patur rritje të çmimit të kartonit jeshil nga siguruesit, po ashtu as rritje të çmimit të rriskut, i cili miratohet nga AMF. Për më tepër konsumatorëve që udhëtojnë në Mal të Zi vazhdohet t’ju ofrohet karton jeshil me një çmim prej 62% më lirë se më parë.

Për eliminimin e policave fallco, tashmë polica e sigurimit karton jeshil është e vetmja policë sigurimi që printohet me QR Code. Nga ana e BSHS është ngritur sistemi i kontrollit elektronik në kufi të policave të sigurimit të pajisura me QR Code dhe është në proces të përfundimit të marrëveshjes tri palëshe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe AMF, me qëllim lehtësimin e këtij kontrolli.

Pasi ka analizuar argumentet e parashtruara nga Byroja, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të vazhdojë përjashtimin nga ndalimi Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes ndërmarrjeve të sigurimit lidhur me shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil.

Marrëveshja përjashtohet nga ndalimi, me kusht që secila prej ndërmarrjeve të sigurimit, pjesë e marrëveshjes, duhet të tregtojë produktin e kartonit jeshil nëpërmjet agjentëve të saj dhe polica e

sigurimit duhet të përmbajë logon e ndërmarrjes që e tregton dhe barkodin përkatës, duke shmangur koordinimin e sjelljes lidhur me ndarjen e pjesëve të tregut dhe caktimit të çmimeve mes palëve njoftuese të marrëveshjes.

Në rast të mos respektimit prej ndërmarrjeve pjesëmarrëse në marrëveshje të kushteve dhe detyrimeve të përcaktuar në pikën 2, Komisioni i Konkurrencës do të ushtrojë kompetencën e tij të revokimit të këtij përjashtimi.

Gjithashtu, vendimi kërkon që çdo amendim i kësaj marrëveshjeje nga palët duhet të njoftohet për përjashtim pranë Autoritetit të Konkurrencës./MONITOR

kartoni jeshil autoriteti i konkurences

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet