15 Shtator 2022, 12:22
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka angazhuar një fond limit rreth 4.7 milionë euro për investime në një park në kryeqytet. Procedura e çelur në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik këtë të enjte është shoqëruar me njoftimin e shkurtuar të kontratës, si dhe dy dokumente. I pari ka të bëjë me dokumentet standarde të tenderit, i emërtuar “DT Turtle Park”, dhe i dyti procesverbal, i cili shoqëron zakonisht procedurat për elemente më të hollësishme mbi kushtet. Objekt i kontratës, sipas emërtimit në sistemin e APP është “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 1 “Parku Multifunksional, Tiranë.
Pavarësisht vlerës së fondit limit dhe dokumenteve që shoqërojnë këtë procedurë, e vetmja gjë që kuptohet mbi projektin është fakti që do të jetë një park në Tiranë. Vendndodhja e saktë se ku do të jetë ky park, çfarë parashikon në detaj projekti i hartuar për të apo si do të jetë i organizuar, mungojnë. Zakonisht këto elemente jepen në raportin teknik apo relacion që sqaron projektin i cili në këtë rast mungon tek dokumentet e procedurës duke e bërë disi “misterioz” këtë park të ri në kryeqytet.
Në dokumentet e tenderit kuptohet si pjesë e projektit janë parashikuar ambiente të dedikuara sportive dhe rekreative. Kjo kuptohet nga plotësimi që kërkohet me bazë materiale si lisharës, lojë vertikale ekuilibri, lojë e kombinuar për kacavjerrje, lojë peme basketbolli, lojë paralele, rrëshqitje, tavolinë ping-pongu, lojë me konstruksion druri, elementë plastikë të montuar me vida për ngjitjen në murin e betonit, rrjetë me litarë të kuq mbrapa murit me ngjitje.
“Kjo ndërhyrje është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së, miratuar me Vendimin Nr. 225 Datë 23.03.2022 të Këshillit Drejtues të FSHZH. Objektivi i përgjithshëm i ndërhyrjes është: Gjallërimi social kulturor dhe sportiv nëpërmjet transformimit te infrastrukturës me karakter rekreacional duke nxitur frymen komunitare dhe rikthyer ndërveprimin social dhe jetën e shëndetshme ne nivel rajonal dhe lokal. Impakti që pritet të ketë projekti: Përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve dhe veçanërisht fëmijëve” thuhet nw relacionin e shtojcws 7 tw dokumentit mbi formularin e specifikimeve teknike.
Punimet nga operatori që do të jetë fitues i projektit do të zgjasin për të paktën 12 muaj ndërkohë që afati i fundit për paraqitjen e ofertave është 6 tetor 2022.
Marrë nga Monitor.al
fshzh skandali me tenderat ne fshzh
Ekonomi
15 Shtator 2022, 07:14
A.B
Dy bashki kanë hapur së fundmi procedura qiradhënie për sipërfaqe të ndryshme toke me afate të përcaktuar ku orientimi...
Ekonomi
15 Shtator 2022, 07:13
A.B
Puna po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në eksportet e ekonomisë shqiptare.
Të dhënat e B...
Ekonomi
15 Shtator 2022, 07:10
A.B
Pune
Zbrazja e vendit nga emigracioni i lartë i të rinjve po nxit bizneset të aplikojnë rritje të pagave, por përfitimet po g...
Ekonomi
15 Shtator 2022, 07:09
A.B
Euro
Kreditimi i ekonomisë shqiptare në Euro po shënon vlera rekord.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqi...
Ekonomi
15 Shtator 2022, 07:08
A.B
Rruge
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të nisë së shpejti hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigur...
Ekonomi
14 Shtator 2022, 07:16
A.B
QKB
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar në faqen e saj të internetit një njoftim kujtese për bizneset, që të ...
Ekonomi
14 Shtator 2022, 07:15
A.B
Diga
Prej kohësh ka një shqetësim të ngritur lidhur me gjendjen teknike të digave në vend.
Ky shqetësim bëhet evid...
Ekonomi
14 Shtator 2022, 07:14
A.B
Foto ilustruese
Në fund të muajit të ardhshëm, do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës së Shqipërisë...
Ekonomi
14 Shtator 2022, 07:13
A.B
Foto ilustruese
Ndërkohë që investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, një...
Ekonomi
14 Shtator 2022, 07:12
A.B
Domate
Pavarësisht se më një sipërfaqe të vogël Shqipëria është një prodhues i rëndësishëm...