LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet u rritën me 32% vitin e kaluar, por kjo nuk mjaftoi për të ulur deficitin tregtar

Grupmallrat që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve gjatë vitit 2022 ishin “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,9 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,2 pikë përqindje.

18 Janar 2023, 07:21 Nga DOSJA
Eksportet u rritën me 32% vitin e kaluar, por kjo nuk mjaftoi për
Foto Ilustruese

TIRANË- Eksportet shqiptare shënuan një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, por kjo nuk mjaftoi për të ngushtuar deficitin tregtar të vendit. Sipas INSTAT, në vitin 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 487 miliardë lekë, duke u rritur me 32% krahasuar me një vit më parë. Por, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur me 18,7%, krahasuar me një vit më parë. Në këtë mënyrë, deficiti tregtar arriti vlerën 464 miliardë lekë, duke u rritur me 7,3%, krahasuar me vitin 2021.

Grupmallrat që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve gjatë vitit 2022 ishin “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,9 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,2 pikë përqindje.

Në 2022 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (35,1%), Kosovë (0,2%) dhe Gjermani (58,6%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (0,9%).

Ndërkohë, grupmallrat që kanë ndikuar në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,2 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,4 pikë përqindje.

Në 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (5,9%), Turqia (33,1%) dhe Kina (18,8%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (10,3%), Rusia (27,3%) dhe Austria (1,1%).

Dhjetor, energjia u dha shtysë eksporteve

Në Dhjetor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 40 miliardë lekë, duke u rritur me 26,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me -4,5%, në krahasim

me Nëntor 2022. Të dhënat sipas grupmallrave tregojnë se një ndikim të rëndësishëm në rritjen vjetore te eksporteve gjatë dhjetorit ka dhënë energjia elektrike.

Gjatë muajit Dhjetor 2022, në rritjen e eksporteve prej 26,1%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +17,5 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +4,0 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,5 pikë përqindje.

Në muajin Dhjetor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2021 janë: Itali (0,8%), Maqedoni (273,6%) dhe Kosovë (17,5%). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Gjermania (16,5%).

Importet e mallrave arritën vlerën 95 miliardë lekë, duke u rritur me 7,7%, në krahasim me një vit më parë dhe me 22,3%, në krahasim me Nëntor 2022. Gjatë muajit Dhjetor 2022, në rritjen e importeve prej 7,7%, krahasuar me Dhjetor 2021, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 9,6 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,8 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me -2,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,1 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,5 pikë përqindje.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 54 miliardë lekë, duke u ulur me -2,9%, krahasuar me Dhjetor 2021 dhe duke u rritur me 54,2%, në krahasim me Nëntor 2022.

Në muajin Dhjetor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë Zvicra (690,2%), Turqia (2,7%) dhe Kina (43,4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Dhjetor 2021 janë: Italia (7,9%), Greqia (25,1%) dhe Kosova (20,0%).

Marrë nga Monitor,al

instat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj