LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia diellore zuri 29% të peshës në prodhimin neto vendas gjatë tremujorit të tretë të vitit

Prodhimi nga hidrocentralet ka qenë më i ulët e për rrjedhojë pesha që fotovoltaikët kanë pasur në totalin e energjisë të rritet ndjeshëm.

30 Nëntor 2025, 07:30 Nga E.d
Energjia diellore zuri 29% të peshës në prodhimin neto vendas
Foto ilustruse

Viti 2025 ka rezultuar një vit aspak i favorshëm nga ana hidrike. Prodhimi në total i energjisë në vend ka shënuar rënie në raport me vitin 2024 çka ka bërë që në tremujorin e tretë importet të rriteshin me 65 për qind në raport me një vit më parë. Prodhimi nga hidrocentralet ka qenë më i ulët e për rrjedhojë pesha që fotovoltaikët kanë pasur në totalin e energjisë të rritet ndjeshëm. Futja në prodhim e një seri impiantesh me kapacitet të konsiderueshëm ka bërë që në tremujorin e tretë, energjia diellore që kategorizohet në fakt si “të tjerë” bilancin e energjisë të zërë gati 1/3 e totalit.

“Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, energjia elektrike në dispozicion u ul me 1,1%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 31,3%, duke arritur vlerën 1.075 GWh nga 1.565 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2024. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 54,5%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 16,5% dhe nga të tjerë prodhues në masën 29,0% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2025, arriti vlerën 1.260 GWh, nga 762 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 65,3%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti 312 GWh, nga 282 GWh, duke shënuar një rritje prej 10,8%”, thuhet në bilancin e energjisë për tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2025, prodhuan 586 GWh nga 1.088 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 46,1%. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 178 GWh nga 292 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 39,0%.

Të tjerë prodhues, prodhuan 311 GWh nga 185 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 68,4%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2025, ka arritur vlerën negative prej 948 GWh.

Bian humbjet bizneset ulin konsumin, e rrisin familjarët INSTAT raportoi se humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 323 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9%. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 është 16,0 % nga 16,8% që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2025, u ul me 0,1%, duke arritur vlerën 1.700 GWh nga 1.702 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2024. Në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar kryesisht konsumatorët jo familjarë, të cilët shënuan një ulje të konsumit me 0,3%, ndërsa konsumatorët familjarë regjistruan një rritje të lehtë prej 0,1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024”, thuhet në publikim./Monitor.al

ekonomi energji kosto

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj