LIVE UPDATES
Ekonomi

Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro shpenzime për vendimet në 2025-2028

Për periudhën 2026 deri në 2028 pritet të ekzekutohen detyrimet për 425 vendime gjyqësore me vlerë totale prej 870 mln lekë.

26 Nëntor 2025, 07:41 Nga E.d
Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro
Foto ilustruse

Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dëmshpërblimesh për largime apo pushime të padrejta nga puna, me vlerë 284 milionë lekë. Për tre vitet e ardhshme, periudhën 2026–2028, parashikohet të shpenzohen edhe 870 mln lekë apo rreth 9 mln euro të tjera për ekzekutimin e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për të larguarit nga puna.

Kjo e çon totalin e faturës së shpenzimeve për periudhën 2025–2028 në rreth 1,1 mld lekë, ose afërsisht 12 mln euro. Të dhënat janë publikuar te “Programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, i rishikuar”. Për periudhën 2026 deri në 2028 pritet të ekzekutohen detyrimet për 425 vendime gjyqësore me vlerë totale prej 870 mln lekë. Dëmshpërblimi për çdo vendim llogaritet nga 1,9 mln lekë deri në 2,2 mln lekë.

Për vitin 2026 pritet të ekzekutohen detyrimet për 145 vendime gjyqësore, me një total shpenzimesh me vlerë 300 mln lekë. Kostoja për njësi (për vendim) llogaritet 2.2 mln lekë. Shpenzimet për 2027 parashikohen me vlerë 270 mln lekë për ekzekutimin e pagesave të 140 vendimeve gjyqësore. Kostoja për vendim llogaritet 1.9 mln lekë.

Edhe për vitin 2028 parashikohen të ekzekutohen pagesat për një numër prej 140 vendime të tjera gjyqësore. Totali i shpenzimeve llogaritet 270 mln lekë apo me kosto për njësi prej 1.9 mln lekë. Për vitin 2025 Ministri e Financave parashikon të shpenzojë për ekzekutim të detyrimeve për të larguarit nga puna pa të drejtë shumën prej 284 mln lekë, duke e çuar totalin e faturës së shpenzimeve për vitet 2025-2028 në vlerën e 1.1 mld lekëve apo rreth 12 mln euro.

Për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna, janë paguar 13 mld lekë apo rreth 130 mln euro për vitet 2015 deri në 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të dhëna më herët për Monitor. Në harkun e 9 viteve të mëparshme, vitet 2015-2023, rezultoi se fatura më e lartë e paguar për të larguarit nga puna, të cilët kishin fituar çështjet gjyqësore ishte për vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.

Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer për ekzekutim të detyrimeve, për të larguarit nga puna nga administrata e qeverisjes qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritet 9,9 mld lekë. Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 mld lekë.

Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë. Një ndër arsyet e rritjes së faturës nga viti në vit është stoku i dosjeve të prapambetura, ku sipas avokateve në shumë raste tejkalohet afati i arsyeshëm i gjykimit që është deri në 3 vite. Deri në vitin 2023 numri i tyre në Gjykatën Administrative të Apelit llogaritej prej 23,140 çështje ku 13% e tyre përbën çështje për marrëdhëniet e punës./Monitor.al

870 mln lekë 1 1 mld lekë faturë

Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Nëntor 2025, 07:23 E.d

Serbia hap tender për pikat e riciklimit

Foto ilustruse Ministria e Mjedisit e Serbisë ka hapur një tender për projektimin dhe ndërtimin e shtatë pikave të riciklimit...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet