LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata e blegtorëve kundër kompensimit të TVSH-së 10% me autofaturë, por me faturim direkt

Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri.

25 Nëntor 2025, 17:57 Nga E.d
Shoqata e blegtorëve kundër kompensimit të TVSH-së 10% me
Foto ilustruse

Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëgjesën për projektligjet e paketës fiskale në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë. Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve autofatura e lëshuar prej përpunuesve është abuzive.

"Shitja e qumështit deri në 70% ndodh pa fature, pasi autofatura është një abuzim ndaj fermerit që përpunuesi e pret, kur e ku i duhet, sa i duhet me çmimin që i duhet, për të rregulluar bilancin e tij mujor apo vjetor apo për të qenë në rregull me veten e vet.

Nuk e kuptojmë pse nuk rregullohet, domethënë, pse nuk ka një kontroll nga qeveria që të ketë një faturim direkt të mallit nga qumështi. Le të themi kemi një fermë me nëntë lopë, prodhojnë 30 litra për lopë, 270 litra qumësht. Nuk e kuptoj pse nuk ky fermer ose kjo fermë nuk duhet ta faturojë vetë, prodhimin e saj. baxhot e vogla punojnë deri në kufirin 10 mln lekë për të mos kaluar në TVSH, dhe kjo është arsyeja pse blegtorit shqiptar i merret qumëhsti me 45 deri 50 lekë. Kjo do të sjellë që nëse 100 mijë litra, fermeri do të faturohet vetëm 50 mijë. Kompensimi 10% të jepet kundrejt faturës që lëshon vetë fermeri."

Shoqata e Blegtorëve gjithashtu kërkoi edhe barazimin e TVSH-së për blerjet dhe shitjet e mallrave me TVSh të fermerit, si dhe zbatimin e skemës së kompesimit mbështetur mbi litra qumësht të prodhuar.

“Ne kërkojmë një barazim të TVSH-së sa të doni vendoseni ju, 20 me 20%, 5 me 5% ose 10 me 10%. Ne që shesim qumësht, por dhe si blerës si ferma që jemi, ne sot gjendemi në realitetin që fermerët shqiptarë që prodhojnë misër, prodhojnë elb, prodhojnë jonxhë,  nuk na i shesim dot produktet e tyre, sepse edhe ne nuk mund t’i blejmë dot. Nuk i blejmë dot për arsye se ne nuk na njihen TVSH-ja në sistem i blerjeve që mund të bëjmë. Sepse nëse po bëjmë një krahasim orë, nëse 1 kg misër është 25 lekë, për grumbulluesi ta sjell tek ferma 30 lekë, sepse ta jep me TVSH. Neve nuk mund t’ia paguajmë 30 lekë, sepse ajo 5 lekë do ta na transformojë në pagesë në fundin e muajit për kundrejt shtetit.

Por nëse shteti do të na njihte fiskalisht fermerin e vogël, që mund të njihte TVSH-në, në faturën që ai do të presë për kile, misër, kile, elb, kile, jonxhë apo çdo produkt që ai mund të prodhojë, neve do të ishim të gatshëm të blinim të gjitha produktet që ne na rrethon, nëse secili prej nesh në fermat tona.

Kemi sugjeruar gjithashtu subvencion lekë për litër për prodhuesit e qumështit, të paktën për 2 vjet. Kjo do të sillte formalizim të tregut deri 95%. Kjo do të sillte deklarim të prodhimeve bujqësorë. Nuk do të kishte abuzim më nga përpunuesit. Por nga Ministria e Bujqësisë është shpjeguar që kjo skemë nuk pranohet nga Bashkimi Europian”.

Eduart Sharka përfaqësues i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar tha se në parim projektligji është i mirëpritur, por ka defekte që krijojnë pabarazi.

“Përjashton nga kompensimi fermerët që janë subjekt i TVSH,  30 deri 40% e fermerëve tregtojnë te biznese të vogla që nuk janë subjekt i TVSH-së, dhe përjashtohen kjo fashë e fermerëve që tregtojnë te bizneset e vogla”, pohoi ai./Monitor.al

eduart sharka komisionin e financave tvsh-së

Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Nëntor 2025, 07:23 E.d

Serbia hap tender për pikat e riciklimit

Foto ilustruse Ministria e Mjedisit e Serbisë ka hapur një tender për projektimin dhe ndërtimin e shtatë pikave të riciklimit...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet