LIVE UPDATES
Ekonomi

Mision i veçantë i Komisionit Evropian për pavarësinë e bankës qendrore në Tiranë

Ekipi i kryesuar nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Holandës, z. Klaas Knot, ndodhet këto ditë në Tiranë dhe po zhvillon takime me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë si edhe me krerët më të lartë të shtetit.

20 Nëntor 2025, 12:45 Nga I.A

Mision i veçantë i Komisionit Evropian për pavarësinë

Si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u zhvillua një mision i pavarur ekspertësh përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian (TAIEX).

Ekipi i kryesuar nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Holandës, z. Klaas Knot, ndodhet këto ditë në Tiranë dhe po zhvillon takime me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë si edhe me krerët më të lartë të shtetit. Qëllimi i misionit është të vlerësojë pavarësinë e bankës qendrore dhe të ofrojë këshillim strategjik të nivelit të lartë, për të përforcuar zbatimin e standardeve evropiane në këtë fushë. Sfondi i misionit lidhet drejtpërdrejt me procesin e zgjerimit të BE-së dhe nevojën për përputhje të plotë me acquis-në dhe praktikat më të mira të Shteteve Anëtare.


Komisioni Evropian e vlerëson pavarësinë e bankës qendrore si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin e çmimeve, besueshmërinë e politikës monetare dhe funksionimin e tregjeve financiare. Kjo qasje u theksua së fundmi edhe nga Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane dhe Kristalina Georgieva, Drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mesazhet e tyre drejtuar konferencës së fundit të Bankës së Shqipërisë, ku u nënvizua pavarësia e bankës qendrore si gur themeli për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen afatgjatë. Një bankë qendrore e pavarur minimizon rrezikun e ndikimeve në vendimmarrjen monetare, rrit transparencën dhe llogaridhënien institucionale dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, elemente thelbësore këto për ekonomitë që synojnë anëtarësimin në BE.

Gjatë takimit me Guvernatorin u diskutua për hapat konkretë të përafrimit të kuadrit ligjor me acquis-në, dhe përforcimin e garancive të pavarësisë institucionale dhe financiare.

“Banka e Shqipërisë mbetet plotësisht e angazhuar për të forcuar më tej pavarësinë dhe qeverisjen tonë institucionale, në përputhje me acquis-në të BE-së dhe praktikat më të mira evropiane.”- u shpreh Guvernatori Sejko.

Në vlerësimet e fundit të Komisionit është nënvizuar rëndësia e vazhdueshme e forcimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, përfshirë përditësimin e plotë të Ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe harmonizimin e aspekteve të pavarësisë personale të drejtuesve me kërkesat e acquis-së. Në Progres Raportet 2023-2024 është vlerësuar se mbetet me prioritet përafrimi i plotë i ligjit me acquis-në, veçanërisht në këtë drejtim. Raportet kanë theksuar se objektivi kryesor i BSH-së është stabiliteti i çmimeve dhe se banka duhet të gëzojë pavarësi institucionale dhe financiare, por vihet në dukje se pavarësia personale e Guvernatorit mbetet vetëm pjesërisht e harmonizuar me acquis-në.

Pas takimeve në Tiranë, pritet që ekipi të përgatisë një paketë rekomandimesh që do t’i paraqiten Komisionit Evropian dhe më pas do t’u komunikohen autoriteteve shqiptare për veprime të mëtejshme, në funksion të përgatitjeve për anëtarësim.

gent sejko klaas knot

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër