LIVE UPDATES
Ekonomi

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç do përfitohet edhe me 1 muaj punësim

Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm.

19 Nëntor 2025, 07:56 Nga E.d
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç do përfitohet
Foto ilustruse

Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025. Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm.

Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit mbi të ardhurat, duke zbritur shpenzimet prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç. Kusht për përfitimin është plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimin ligjor për plotësimin e DIVA e kanë vetëm individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

Në shembullin e ri paraqitet rasti i një individi të punësuar vetëm në muajin Maj 2025 me pagë bruto 500,000 lekë, i cili ka në ngarkim një fëmijë të moshës 10 vjeç, i cili do të përfitojë kompensimin për fëmijën në ngarkim, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat. Për vitin 2025, këtij individi i është mbajtur tatim prej 91,100 lekësh, por nga rillogaritja e tatimit, rezulton se pas zbritjeve te lejuara deri në 600,000 lekë (zbritjet janë të përcaktuara sipas nenit 22 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat) dhe kompensimit prej 48,000 lekësh për fëmijën, baza tatimore rezulton negative. Por sipas shembullit të ri, ku  baza e tatueshme pas zbritjeve të lejuara rezulton negative do të konsiderohet 0 lekë. Për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur është 0 lekë.

Si rezultat, individi ka të drejtë të marrë rimbursim të plotë të tatimit të paguar gjatë vitit 2025 për 1 muaj punë, pra me vlerë prej 91,100 lekë.  Individi “C” gjatë vitit 2025 rezulton i punësuar vetëm në muajin maj dhe paga bruto që ka marrë në këtë muaj është 500,000 lekë. I punësuari ka një fëmijë në ngarkim të tij në moshën 10 vjeç dhe ka të ardhurat më të larta në familje, nuk ka aplikuar për zbritje si kontribut në ndonjë fond pensioni privat, por ndërkohë ka nënshkruar Deklaratën e Statusit Personal.

a) Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi i llogaritur dhe paguar në listëpagesën mujore Të ardhurat e tatueshme – zbritjet e parashikuara në nenin 22, të ligjit = Baza e tatueshme e të ardhurës nga punësimi të individit në muajin maj: 500,000 lekë – 30,000 lekë = 470,000 lekë Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi = (170,000 lekë * 13%) + [(470,000 lekë – 170,000 lekë) * 23%] = 22,100 lekë + 69,000 lekë= 91,100 lekë

b) Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi i llogaritur mbi të ardhurat vjetore Në kushtet që individi nuk ka të ardhura të tjera përveçse të ardhurës nga punësimi, ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP), sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Megjithatë, nëse ky individ zgjedh dhe deklaron DVAP, ku të ardhurat vjetore nga punësimi janë 500,000 lekë, atëherë zbritja nga baza e tatueshme do të jetë e gjithë shuma prej 500,000 lekësh.

Sipas nenit 22, të ligjit nr. 29/2023 për pagat vjetore deri në 600,000 lekë, lejohet një zbritje deri në 600,000 lekë nga baza vjetore, si dhe një kompensim prej 48,000 lekësh për fëmijën në ngarkim të tij, por në çdo rast baza tatimore nuk mund të jetë më e vogël se zero lekë. Në rastet kur diferenca midis të ardhurave vjetore të tatueshme dhe shumës totale të kompensimeve dhe zbritjeve është negative, baza tatimore vjetore konsiderohet të jetë zero. Në rastin konkret diferenca ndërmjet të ardhurës vjetore të tatueshme nga punësimi me shumën totale të zbritjeve rezulton negative prej -148,000 lekësh [500,000 lekë – (600,000 lekë + 48,000 lekë)], prandaj në këtë rast baza e tatueshme do të konsiderohet 0 lekë dhe detyrimi tatimor rrjedhimisht është 0 lekë.

c) Deklarata vjetore DVAP rezulton me tatim të mbipaguar: Nëse individi zgjedh të deklarojë DVAP atëherë tatimi i paguar në listëpagesën e muajit Maj, do t’i rimbursohet. Konkretisht administrata tatimore duhet të rimbursojë individin me diferencën ndërmjet tatimit të paguar me tatimin e llogaritur në DVAP = 91,100 lekë – 0 lekë = 91,100 lekë rimbursim për vlerën e mbipaguar nga tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi.

Si do të rillogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.

Prej individëve tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Nëse në DIVA pas zbritjes së shpenzimeve do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer. Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

15 mln euro llogaritet efekti për kompensimin e shpenzimeve për fëmijët

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi së fundmi në Komisionin e Ligjeve, gjatë prezantimit të paketës fiskale, se vitin e ardhshëm nga zbatimi i kompensimit për shpenzimet e fëmijëve deri nën 18 vjeç, nëpërmjet deklaratës DIVA efekti financiar llogaritet 15 mln euro. “Duke filluar nga viti i ardhshëm do të nisë zbatimi i lehtësive të parashikuar në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, që nëpërmjet Deklaratës Individuale të të Ardhurave/DIVA, t’ju vijmë në ndihmë edhe familjeve me fëmijë nën 18 vjeç.

Çdo familje që ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç, do të ketë të drejtën që të zbresë nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave 48.000 lekë për çdo fëmijë. Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto)  ulet ndjeshëm. Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 mld lekë ose 15 milionë euro më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare”./Monitor.al

punësim ekonomi fëmijë

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje