19 Nëntor 2025, 08:03
Nga E.d
Foto ilustruse
Makinat elektrike po vijojnë të rriten në numër në tregun Shqiptar por pesha e tyre totale në flotën ekzistuese mbetet ende modeste. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se nga 2019 deri në tetor 2025, janë regjistruar 10,990 mjete All-Electric, duke shënuar një rritje prej 72% krahasuar me vitin 2024. “42,4% e autoveturave me km 0 të regjistruara për periudhën Janar – Tetor 2025 janë All Electric, ose + 62% krahasuar me vitin 2024”, nënvizoi DPSHTRR.
Tendenca për mjete me moshë më të ulët ka qenë në rritje nga viti në vit dhe në një njoftim të mëparshëm DPSHTRR bëri të ditur shifrat e përgjithshme të tregut. “Gjatë periudhës Janar–Tetor 2025, janë regjistruar 16,529 mjete me moshë 0–4 vjeç, duke shënuar një rritje prej 61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” nënvizon DPSHTRR.
Sipas kësaj drejtorie gjatë periudhës Janar–Tetor 2025, janë regjistruar për herë të parë 82,814 mjete, duke shënuar një rritje prej 99% krahasuar me vitin 2019. Të paktën 67,603 prej tyre janë autovetura, që përbëjnë 81.6% të totalit të mjeteve të regjistruara. Blerjet e automjeteve viteve të fundit kanë ndryshuar edhe hartën nga vijnë mjetet ku sipas DPSHTRR gjatë muajit tetor 2025, u regjistruan mjete me origjinë nga disa prej shteteve më të mëdha prodhuese në botë. Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara: Republika e Koresë – 21.4% ; Itali – 15.5%; Gjermani – 15.5%; Kinë – 8.7%; Zvicër – 8.4%; Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 8%./Monitor.al
dpshtrr zero kilometra 42.4%
Ekonomi
19 Nëntor 2025, 08:00
E.d
Foto ilustruse
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, por me ritme relativisht...
Ekonomi
19 Nëntor 2025, 07:56
E.d
Foto ilustruse
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, p&eum...
Ekonomi
19 Nëntor 2025, 07:55
E.d
Foto ilustruse
Sëmundjet tumorale po avancojnë në popullsinë shqiptare me shpejt se aftësia e shtetit për të përbal...
Ekonomi
19 Nëntor 2025, 07:53
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria ndan nga buxheti publik shumë më pak fonde për mbrojtjen sociale në raport në PBB-në se sa vend...
Ekonomi
17 Nëntor 2025, 07:18
E. D
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të ...
Ekonomi
17 Nëntor 2025, 07:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Projektbuxheti 2026 vjen këtë herë me një zhvendosje të lehtë të politikës buxhetore ...
Ekonomi
16 Nëntor 2025, 07:37
E.d
Foto ilustruse
Borxhi publik është një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit. Ai i lejon shoqëritë t&eum...
Ekonomi
16 Nëntor 2025, 07:32
E.d
Foto ilustruse
Asgjë nuk dukej e dyshimtë, madje edhe kur inspektorët nisën të hapnin tasat pure të frutës së pasio...
Ekonomi
16 Nëntor 2025, 07:28
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për çiftet e huaja që duan t&eum...
Ekonomi
16 Nëntor 2025, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Projektbuxheti 2026 vjen këtë herë me një zhvendosje të lehtë të politikës buxhetore drejt kapitalit...