Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të shtatorit numri i anëtarëve të fondeve arriti në 48 864 anëtarë, në rritje me 1.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, por me ritme relativisht më të ngadalta. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të shtatorit numri i anëtarëve të fondeve arriti në 48 864 anëtarë, në rritje me 1.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Që nga fillimi i vitit, numri i anëtarëve në fondet private të pensioneve është rritur me 8.8%.
Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet ende në nivele modeste dhe numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 6.4% të numrit të kontribuuesve në skemën publike të sigurimeve shoqërore.
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit shtator të këtij viti arriti në 9.3 miliardë lekë, me një rritje prej 4.5% krahasuar me një tremujor më parë dhe 9.5% që nga fillimi i vitit 2025. Megjithatë, nëse përfshijmë edhe fondet e mbyllura të pensionit, vlera totale e aseteve është ndjeshëm më e lartë, me afërsisht 14.4 miliardë lekë ose 11.6% më shumë që nga fillimi i këtij viti.
Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Për nga vlera e aktiveve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri. Aktualisht, në tregun e pensioneve private janë aktive shtatë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 40.04% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Max me 36.92%, Raiffeisen Pension me 10.61%, Albsig Pension me 9.67%, Smart Pension, me 1.45% dhe Sigal Pro Pension, me 1.31% dhe Master Pension me 0.01%. Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Max me 37.99% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.01%, Raiffeisen Pension, me 20.54%, Albsig Pension me 9.74%, Smart Pension, me 1.26% dhe Sigal Pro, me 0.65%. Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit 2023, ka sjellë rritje të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.
Kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor të kontributeve për pensione private është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Nga viti 2026, kufiri i përjashtimeve do të rritet në 50 mijë lekë në muaj, duke ndjekur rritjen e pagës minimale. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat. Pavarësisht rritjes së stimujve, zgjerimi i kolonës së tretë të pensioneve private vazhdon të jetë i ngadaltë.
Edhe këtë vit, në mendimet e dhëna lidhur me projektbuxhetin në Kuvendin e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë rekomandonte ngritjen e kolonës së dytë të pensioneve private të detyrueshme, si edhe nxitjen e mëtejshme të kolonës së tretë. Në një afat të gjatë, vlerësohet se kolonat private të pensioneve mund të lehtësojnë barrën e skemës publike të pensioneve mbi buxhetin e shtetit./Monitor.al
Foto ilustruse Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, p&eum...
Foto ilustruse Sëmundjet tumorale po avancojnë në popullsinë shqiptare me shpejt se aftësia e shtetit për të përbal...
Foto ilustruse Shqipëria ndan nga buxheti publik shumë më pak fonde për mbrojtjen sociale në raport në PBB-në se sa vend...
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të ...
foto ilustruese TIRANË- Projektbuxheti 2026 vjen këtë herë me një zhvendosje të lehtë të politikës buxhetore ...
Foto ilustruse Borxhi publik është një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit. Ai i lejon shoqëritë t&eum...
Foto ilustruse Asgjë nuk dukej e dyshimtë, madje edhe kur inspektorët nisën të hapnin tasat pure të frutës së pasio...
Foto ilustruse Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për çiftet e huaja që duan t&eum...
Foto ilustruse Projektbuxheti 2026 vjen këtë herë me një zhvendosje të lehtë të politikës buxhetore drejt kapitalit...
foto ilustruese TIRANË- Në dekadën e fundit, Shqipëria ka hyrë gradualisht në hartën e inovacionit rajonal. Nga një...