LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro në pikiatë 'kërcënon' me faliment eksportuesit

Të dorëzuar para luhatjeve të kursit të këmbimit, ata thonë për Gazetasi.al se i druhen faktit që fabrikat prodhuese mund të shkurtojnë vendet e punës ose të mbyllin aktivitetin.

22 Dhjetor 2022, 15:48 Nga k.m.
Euro në pikiatë 'kërcënon' me faliment
Foto ilustruese

TIRANË- Rënia në pikiatë e euros po tërheq pas vetes eksportuesit. Forcimi i ndjeshëm i monedhës vendase jo vetëm që nuk po i bën të mendojnë për fitime por i ka shtyrë në kufijtë e mbijetesës. Të dorëzuar para luhatjeve të kursit të këmbimit, ata thonë për Gazetasi.al se i druhen faktit që fabrikat prodhuese mund të shkurtojnë vendet e punës ose të mbyllin aktivitetin. Kjo prishje e ekuilibrit relativisht të qëndrueshëm euro/lek që tipikisht ndodh në dhjetor, i gjeti të papërgatitur pasi nuk prisnin një rënie aq të ndjeshme.

Edvin Prençe, Kryetari i Shoqatës Pro-Eksport, shprehet me shqetësim për Gazetasi.al se vetëm në këtë hark kohor prej kur euro nisi rënien graduale,sektori llogarit një humbje prej 400 mijë euro.

“Rënia e euros ka dëmtuar rëndë sektorin. Përballimi është shumë i vështirë sepse kostot janë rritur dhe lënda e parë është ulur ndjeshëm. Të gjithë vështirësitë me të cilat po përballemi e bëjnë sektorin tonë të mos jetë kompetitiv në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit të cilat janë edhe konkurrueset tona”, thotë ai për Gazetasi.al.

I pyetur në lidhje me masat që kanë marrë kompanitë fason për t’u mbrojtur nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros, ai u shpreh se masat që ata kanë në dorë janë të pakta.

“Jemi në diskutime me bankat e nivelit të dytë për fiksim në mënyrë preferenciale të kursit të këmbimit, të paktën 6 mujorëshe por edhe bankat druhen kur shohin këto luhatje aq të frikshme të këtij kursi”, thotë ai.

Kompanitë fason punojnë duke lidhur “Kontrata me Porosi”, ku caktojnë paraprakisht çmimin për porosinë e tyre. Pas përcaktimit të çmimit është i vështirë rinegocimi me porositësit. Në rast se kompanitë rrisin çmimet, ata përballen menjëherë me rrezikun e humbjes së klientëve dhe uljen e volumeve tregtare.

Në një situatë të tillë ata nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveçse të amortizojnë humbjet te fitimet e tyre.

“Masat që ne personalisht si biznese mund të marrim nuk janë shumë pasi po flasim për biznese që tashmë kanë kontrata të firmosura prej kohësh me ndërkombëtarët dhe është e vështirë që të kërkosh herë pas here rritje ose rishikim të çmimit.

Konkurrentët tanë në vende si Maqedonia apo Serbia janë të mbrojtur dhe të mbështetur nga shtetet e tyre. Rreziku që firmat e huaja të cilët bashkëpunojnë me ne të largohen drejt këtyre vendeve është tepër i lartë”, vijon mandej ai.

Përveç “kapriçove të tregut monetar”, siç e cilëson ai, Prençe thotë se sektorit momentalisht i është shtuar edhe një hall tjetër.

“Është shtuar edhe një trend i ri, një rënie e porosive nga vendet europiane, pasi magazinat janë plot dhe nuk ka pasur akoma një stinë normale dimri dhe shitjet kanë rënë nga mungesa e fuqisë blerëse”, thotë ai duke shtuar se tremujori i parë i vitit të ardhshëm do e gjejë sektorin të çoroditur dhe të lodhur nga mungesa e likuiditetit.

“Rreziku sa vjen dhe bëhet më i dukshëm si nga faktorët e brendshëm ashtu edhe nga faktorët e jashtëm”, mbyll ai për Gazetasi.al.

Të njëjtin shqetësim me të ndan dhe Filip Gjoka, Kreu i Shoqatës së Bimëve Medicinale.

"Duke qenë se shumica e shpenzimeve tona janë në lek, të ardhurat më të pakta të tyre si pasojë e uljes së vlerës së euros shkaktojnë probleme serioze në përballimin e kostove të prodhimit e pagave", citon ai.

Të mërkurën (21 dhjetor) euro ra për herë të parë nën nivelin e 114 lekëve. Sipas agjentëve valutorë faktorët që po rrëzojnë euron janë kryesisht të tregut të brendshëm, pasi ajo që konstatohet në një analizë të përgjithshme është forcimi i lekut vendas, kundrejt të gjitha monedhave të tjera. Ata e lidhin me efektin sezonal duke qenë se përgjithësisht në periudhën e festave të fundvitit kthehen më shumë emigrantë në Shqipëri. Historikisht, kjo periudhë sjell rritje të flukseve valutore hyrëse në ekonomi dhe një zhvlerësim të euros në kursin e këmbimit me lekun.

Nga ana tjetër, për qytetarët apo bizneset që kanë marrë hua në euro kjo është periudhë e favorshme pasi këstet e kredive janë më të lira në valutë si dhe për ata që zgjedhin të bëjnë pushime jashtë vendit duke përfituar nga dobësimi i euros.

Po ashtu, rënia e euros i bën importet më të lira pasi pjesa më e madhe e tyre bëhen në këtë valutë. Gjatë konferencës së fundit për këtë vit të politikës monetare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur tendenca forcimi por tregjet financiare do vazhdojnë të jenë të qeta./GazetaSi

euro bie euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj