LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi në vitin më të mirë historik, 11-mujori, 17% vizitorë më shumë se në 2019-n

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se edhe në muajin nëntor ka pasur një numër të konsiderueshëm hyrjesh drejt vendit tonë, ku një dominim duket se e kanë dhënë shtetasit nga Kosova edhe si efekt i festave të nëntorit.

22 Dhjetor 2022, 13:53 Nga I.A
Turizmi në vitin më të mirë historik, 11-mujori, 17%
Tirana

TIRANË- Viti 2022 ka tejkaluar dukshëm vitin më të mirë turistik deri më tani që ishte 2019-a duke regjistruar në 11-mujor një rritje me 17% të numrit të vizitorëve. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se edhe në muajin nëntor ka pasur një numër të konsiderueshëm hyrjesh drejt vendit tonë, ku një dominim duket se e kanë dhënë shtetasit nga Kosova edhe si efekt i festave të nëntorit.

Konkretisht, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2022, janë 808.813. Ky tregues rezulton me një rritje 47,4%, krahasuar me nëntor 2021. Në nëntor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 358.350. Ky numër është rritur me 46,8%, krahasuar me nëntor 2021 ndërkohë që është 34% më i lartë edhe në raport me vitin 2019 kur turizmi ishte në normalitet pa pandeminë e COVID-19.

INSTAT raportoi se në Nëntor 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 2,4 herë dhe Italia me 62,9%, krahasuar me nëntor 2021. Gjatë 11-mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,7 herë dhe Anglia me 93,8%, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 13,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Sipas raportit daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit nëntor 2022, janë 838.056, duke shënuar një rritje me 41,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje duket se gjithashtu i atribuohet kthimit në normalitet në raport me 2021 dhe ditëve të gjata të pushimeve për festat e nëntorit ku një pjesë e shqiptarëve lëvizin jashtë kufijve.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit nëntor 2022 janë 463.097. Krahasuar me nëntor 2021, ky numër është rritur me 47,9%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit nëntor 2022, janë 374.959. Krahasuar me nëntor 2021, ky numër është rritur me 33,9%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 11-mujorit 2022, është 5.247.008, duke u rritur 36,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga Monitor.al

instat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet