LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, monedha europiane pranë kufirit të 108 lekëve

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 108.18 lekë, duke prekur një minimum të ri historik

5 Qershor 2023, 17:09 Nga m.s
Euro në rënie të lirë, monedha europiane pranë kufirit
foto ilustruese

TIRANE- Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie të shpejtë dhe tashmë ka arritur pranë kufirit të 108 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 108.18 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Kursi i euros ka pësuar rënie me 5.3% që nga fillimi i këtij viti, dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor e shpjegojnë rënien e euros me një efekt gjithmonë e më të fortë të sezonit turistik. Pritshmëritë janë që këtë vit hyrjet e turistëve të huaj të shënojnë rekorde të reja historike dhe me bashkë me ta edhe flukset hyrëse të monedhës europiane.

Sipas ekspertëve, një lloj ndikimi në këtë situatë ndoshta po jep edhe efekti psikologjik. Mbështetur në të dhënat historike, tendenca rënëse e euros pritet të vazhdojë gjatë verës dhe efekti sezonal mund të arrijë pikën kulmore në fillim të muajit gusht. Kjo pritshmëri mund të shtyjë nga njëra anë për të shitur euro para zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane dhe nga ana tjetër në pritje për të blerë euro, kur kursi të ketë rënë edhe më shumë.

Kursi i euros jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por edhe ritmet e rënies së tij janë më të shpejtat e regjistruara ndonjëherë.

Duket se vala e radhës e forcimit të lekut ndaj euros po zhvendos kursin e këmbimit drejt niveleve të reja, të vështira për t’u parashikuar tashmë. Vitin e kaluar, në periudhën mes fillimit të qershorit dhe fillimit të gushtit euro pësoi një rënie me 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.

Duke simuluar një rënie në përmasa të ngjashme edhe për këtë vit, kursi i euros deri në fund të gushtit do të arrinte pranë nivelit të 104.5 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së euros qysh para sezonit veror kanë qenë shumë më të shpejta, ndërsa efekti sezonal mund të jetë edhe më i fortë, edhe për shkak të pritshmërive të krijuara për turizmin.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit do të ketë një efekt negative mbi sektorin turistik, duke sjellë rënie të fuqisë blerëse të valutës së turistëve të huaj dhe ndoshta do të tkurrë një pjesë të fitimeve të pritura nga rritja e numrit të vizitorëve. Një efekt i ngjashëm po ndihet gjithnjë e më shumë në sektorët eksportues të ekonomisë, sidomos në ato aktivitetet ku rritja e çmimeve mund të jetë e vështirë, pa humbur në konkurrueshmëri.

Ndërkohë, forcimi i lekut po sjell përfitime në rritje për atë segment të ekonomisë që ka të ardhura në monedhën vendase dhe shpenzime në euro. Këtu përfshihen importuesit, prodhuesit që punojnë me lëndë të para importi, huamarrësit në monedhën europiane, etj.

Në teori, kjo situatë duhet të përkthehet tashmë në një ulje të çmimeve të mallrave të konsumit të importuara. Por, nga ana tjetër ky përfitim mund të shkojë për të mbuluar kostot në rritje të forcës së punës e ndoshta edhe për të rritur fitimet e biznesit, sidomos në tregjet me probleme të funksionimit të konkurrencës.

Një efekt padyshim pozitiv forcimi i lekut po jep për rritjen e fuqisë paguese të huamarrësve në valutë të huaj dhe në ruajtjen e parametrave cilësore të kredisë për ekonominë, të paktën në këtë segment të portofolit.

Euro në rënie të lirë, monedha europiane pranë kufirit

Euro në rënie të lirë, monedha europiane pranë kufirit

Burimi nga Monitor

kursi i kembimit euro renie e shpejte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj