Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
TIRANË- Investimet e huaja direkte u rritën përsëri për vitin 2024 dhe arritën një rekord të ri historik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë.
Edhe për vitin e kaluar rritja e investimeve të huaja direkte u përcaktua kryesisht nga komponenti i fitimit të riinvestuar të investitorëve ekzistues. Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2024 fitimi i riinvestuar arriti në 853 milionë euro ose pothuajse sa 54% të totalit të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 6.3% krahasuar me vitin 2023. Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara kanë kaluar në vlerë flukset e reja të investimeve të huaja direkte.
Por, rritja e fitimeve të riinvestuara ndikohet pjesërisht edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Ndërkohë që investimet e reja të huaja në përgjithësi vijnë në valutë, fitimet e riinvestuara të kompanive të huaja janë shifra të raportuara në Lekë, që konvertohen në Euro, që është edhe monedha në të cilin raportohet për qëllime statistikash Bilanci i Pagesave.
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
Rritja e ndjeshme e peshës së fitimeve të riinvestuara në strukturën e investimeve të huaja direkte mund të shpjegohet pjesërisht edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit. Në këtë mënyrë, forcimi i Lekut ka krijuar një rreth vicioz, duke ndikuar statistikisht edhe në rritjen e vlerave të investimeve të huaja.
Ndërkohë, flukset e investimeve të huaja direkte, në formën e injektimit të kapitalit të ri arritën në 708 milionë euro, në rënie me 3.5% krahasuar me një vit më parë. Rënia e flukseve të reja të kapitalit nga investitorët e huaj mund të jetë një sinjal i frenimit së vazhdueshme rritëse të investimeve të huaja pas pandemisë.
Edhe tremujori i fundit i vitit 2024 shënoi një vlerë rekord për sa i takon shifrave tremujore të investimeve të huaja. Ato u vlerësuan nga Banka e Shqipërisë në 423 milionë euro, me rritje vjetore prej 7.4%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 25%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 19%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 13%, në sektorin e energjetikës, në masën 7%, si dhe komunikacionit, në masën 6%.
Këto të dhëna konfirmojnë edhe njëherë peshën e qëndrueshme që ka fituar sektori i pasurive të paluajtshme në strukturën e investimeve të huaja. Kërkesa nga jorezidentët vlerësohet se ka mbështetur në një masë të madhe rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i përket turizmit. Të dh&eu...
foto ilustruese TIRANË- Vlera e borxhit të kompanive publike dhe private të garantuara nga shteti shqiptar pësoi rënie vitin e kal...
Foto ilustruese TIRANË- Boxhet e prapambetura mes kompanive të energjisë ndaj njëra-tjetrës kanë një vlerë të ...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kredit...
Foto ilustruese TIRANA- Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç nji...
foto ilustruese TIRANË- Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, ...
foto ilustruese TIRANË- Europa Qendrore dhe Lindore nuk është më oborri periferik i Europës. Ajo është një epiqend&...
Foto ilustruese TIRANË - Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar të dhënat e llogarive bankare apo të...
Viva Fresh TIRANË- Kompania nga Kosova, Viva Fresh Store, njoftoi të enjten se ka arritur një marrëveshje për blerjen e Spar Alba...