LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN: Qeveria shqiptare parashikon rivendosjen e TVSH-së në sigurime në vitin 2026

Në raportin e FMN nuk saktësohet masa e TVSH-së që synohet të aplikohet, por megjithatë mbështetur në sugjerimet e mëparshme nga vetë FMN pritet që sigurimi i jo-jetës, të përfshihet në skemën e TVSH-së me tarifë standarde 20%.

1 Shkurt 2024, 07:27 Nga r.ll
FMN: Qeveria shqiptare parashikon rivendosjen e TVSH-së në sigurime
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare mund të rikthejë aplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar në sigurime në vitin 2026. Në raportin e fundit për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), mbështetur në informacionin e Ministrisë së Financave, rendit vendosjen e TVSH-së në sigurime si një ndër masat pjesë e strategjisë afatmesme të të ardhurave.

Sigurimi i Jo-Jetës ka qenë i përfshirë në skemën e TVSH-së në Shqipëri deri në vitin 2014. Nga 1 Janari 2015, sigurimet u trajtuan si furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, në përputhje me direktivën përkatëse të Bashkimit Europian. Megjithatë, mbi tarifat e sigurimit u aplikua taksa e primit të sigurimit, në masën 3 % deri në vitin 2016 dhe më pas 10%, shkallë që vazhdon të jetë në fuqi edhe sot.

Në raportin e FMN nuk saktësohet masa e TVSH-së që synohet të aplikohet, por megjithatë mbështetur në sugjerimet e mëparshme nga vetë FMN pritet që sigurimi i jo-jetës, të përfshihet në skemën e TVSH-së me tarifë standarde 20%. Futja në skemën e TVSH-së do të zëvendësonte taksën e primit të sigurimit, që do të përkthehej me një ndryshim të shkallës tatimore me 10 pikë përqindje.

Industria e sigurimeve është shprehur në të gjitha rastet kundër rikthimit të TVSH-së, madje prej vitit 2021 ka kërkuar zyrtarisht nga qeveria uljen e taksës mbi primin për produktet vullnetare të sigurimit jo-jetë, nga 10% që është aktualisht në nivelin 2%. Siguruesit e kanë motivuar propozimin e tyre me nevojën për të lehtësuar konsumatorin e produkteve vullnetare dhe për të motivuar zgjerimin e mëtejshëm të këtij tregu.

Sipas siguruesve, ulja e taksës mbi primin për sigurimet vullnetare do të sillte një mbështetje për qytetarët, të cilët janë të pambrojtur nga rreziqet shëndetësore dhe materiale, duke lehtësuar indirekt dhe barrën fiskale që përballon shteti shqiptar, pasi këto shpenzime do të mbulohen nga shoqëritë e sigurimeve.

Sipas ekspertëve të legjislacionit fiskal, në hapësirën e Bashkimit Europian sigurimet janë të përjashtuara nga TVSH-ja dhe deri më sot nuk ka ndonjë nismë që të sugjerojë vendosjen e TVSH-së në sigurime.

Ndërkohë, praktikat e vendeve të tjera lidhur me aplikimin e një tatimi mbi primet janë të ndryshme, por në përgjithësi një formë e tillë tatimi aplikohet, me një frymë më favorizuese për produktet e sigurimit vullnetar. Në vendet e BE-së, trajtimi fiskal i primeve ka ndryshime të mëdha mes vendeve.

20 vende anëtare aplikojnë taksa mbi primet dhe shkalla e taksimit ka diferenca të konsiderueshme. Disa vende i takojnë primet në nivele të ngjashme me shkallën e TVSH-së dhe taksimi mund të arrijë në nivelin 19%-24%, ndërsa vende të tjera aplikojnë taksa shumë të ulëta, që lëvizin në intervalin mes 2% dhe 4%.

Një grup i tretë vendesh aplikojnë taksa mbi primet të diferencuara në varësi të llojit të sigurimit. Për shembull, në Francë taksa mbi primet aplikohet në intervalin mes 7% dhe 30%, ndërsa në Itali në intervalin me 0.05% dhe 21.25%.

Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës raportuan prime të shkruara bruto në vlerën e 21 miliardë lekëve. Primet taksohen me një taksë fikse në masën 10%, që përkthehet në rreth 2.1 miliardë lekë, ndërsa TVSH-ja 20% e aplikuar mbi të njëjtën vlerë primesh do të rezultonte rreth 4.2 miliardë lekë. Megjithatë, efekti neto për buxhetin do të ishte më i vogël, sepse përfshirja në skemën e TVSH-së krijon mundësinë e zbritjes së TVSH-së në blerje.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave që u hodh për diskutim në vitin 2022 një propozim tjetër ishte edhe vendosja e TVSH-së për një pjesë të shërbimeve financiare, kryesisht për tarifat dhe komisionet, duke ruajtur përjashtimin për të ardhurat nga interesat. Megjithatë, një masë e tillë nuk citohet nga FMN në raportin e fundit, çka lë të kuptohet se deri tani kjo lëvizje nuk përfshihet në objektivat fiskale afatmesme të qeverisë. /MONITOR

tvsh ne shqiperi fmn

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj