LIVE UPDATES
Ekonomi

Kërkesa e lartë e qeverisë për financim “than” likuiditetin në treg, yield-et rriten përsëri

Në total, huamarrja e planifikuar për tremujorin e parë 2024 ka vlerën e 144.5 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me pothuajse 80% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023.

31 Janar 2024, 07:40 Nga r.ll
Kërkesa e lartë e qeverisë për financim “than”
foto ilustruese

TIRANË- Tregu financiar nuk po arrin arritur t’i përgjigjet plotësisht kërkesës së lartë të qeverisë për financim në këtë fillim viti. Shuma e shpallur për financim në ankandin e bonove 12-mujore nuk u arriti të sigurohej e plotë për të dytin ankand radhazi.

Në ankandin e të martës, Ministria e Financave kishte shpallur një shumë prej 13.5 miliardë lekësh, ndërsa shuma totale e kërkesave të paraqitura nuk arriti më shumë se 11.3 miliardë lekë. Ndërkohë, Ministria e Financave pranoi kërkesa totale për afërsisht 11 miliardë lekë.

Yield-i mesatar i ponderuar shënoi sërish një rritje të lehtë në 3.62%, nga 3.6% që kishte qenë në ankandin e javës së kaluar. Yield-i i këtyre instrumenteve tashmë është në nivelet më të larta që prej majit të vitit të kaluar. Si rrallëherë më parë, Ministria e Financave ka organizuar katër ankande të bonove 12 mujore brenda një muaji në janarin e këtij viti.

Kjo kërkesë intensive për financim (48.5 miliardë lekë vetëm në bono-12-mujore, përfshi shumat e rifinancuara), ashtu siç pritej, është reflektuar në një tharje të pjesshme të likuiditetit të tregut dhe rritje të yield-eve.

Në total, huamarrja e planifikuar për tremujorin e parë 2024 ka vlerën e 144.5 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me pothuajse 80% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023. Vetëm në muajt janar dhe shkurt, Ministria e Financave parashikon të realizojë pothuajse 30% të volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024.

Ndërkohë, më i qetë ka shkuar ankandi i bonove 6-mujore, nëpërmjet të cilave Ministria e Financave ka financuar një miliardë lekë, ndërsa kërkesa totale arriti në pak më shumë se dy miliardë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar arriti në 3.28%, shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.

Megjithatë, ky yield përfaqëson një rritje të fortë krahasuar me ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, në muajin tetor 2023. Në atë ankand, bonot 6-mujore u emetuan me një yield të pazakontë prej 1.5%, sa gjysma e normës bazë të interesit, por Banka e Shqipërisë e vlerësoi rezultatin e këtij ankandi si një anomali e shkaktuar nga një kërkesë e vetme konkurruese.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në rritjen e yield-eve është edhe një forcim i pritshmërisë së tregut për rritje të mëtejshme të normave të interesit gjatë muajve të ardhshëm. Një fenomen i tillë u vërejt sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, kur Banka e Shqipërisë ndërmori një cikël të rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit.

Deklaratat e Këshillit Mbikëqyrës në fund të vitit të kaluar paralajmëronin një shtrëngim të mëtejshëm monetar gjatë vitit 2024, me qëllim uljen e inflacionit drejt objektivit prej 3%. Një pritshmëri e tillë mund të shtyjë disa investitorë për të marrë pozita pritëse, me objektivin për t’i investuar fondet me kthime më të larta./MONITOR

ministria e financave

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Janar 2024, 08:48 I.A

Përpjekjet për emetime neto zero

Foto Ilustruese TIRANË- Toka është një planet i izoluar, i lashtë dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Kjo do të th...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë