Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Korja e re krijohet kur pllakat tektonike largohen nga njëra-tjetra, zakonisht në mes të një oqeani, dhe shkëmbinjtë e shkrirë ngrihen nga manteli i poshtëm për të mbushur boshllëqet.
TIRANË- Toka është një planet i izoluar, i lashtë dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Kjo do të thotë se çdo gjë që ndodh mbi dhe nën sipërfaqen e saj, është pjesë e një cikli. Për çdo ndryshim që kërkon harxhimin e burimeve, duhet të ketë një tjetër që i furnizon ato sërish. Elementet thelbësore të jetës, si karboni dhe azoti, qarkullojnë pafundësisht brenda dhe jashtë gjallesave, deteve, tokës dhe atmosferës. Edhe korja e planetit riciklohet.
Korja e re krijohet kur pllakat tektonike largohen nga njëra-tjetra, zakonisht në mes të një oqeani, dhe shkëmbinjtë e shkrirë ngrihen nga manteli i poshtëm për të mbushur boshllëqet. Korja e vjetër shkatërrohet kur dy pllaka tektonike fërkohen me njëra-tjetrën dhe njëra shkërmoqet nga tjetra duke u zhytur nën sipërfaqe. Rrotat e këtij cikli të madh janë rrotulluar ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme për miliarda vjet. Por ka raste kur ndodh një defekt. Majat shkëmbore të gadishullit lindor arab, janë një dëshmi e kësaj dukurie.
Shumica e gjeologëve që vëzhgojnë Gadishullin Arabik, përqendrohen në pellgun e thellë dhe të gjerë sedimentar, nën Gjirin Persik dhe tokat përreth tij. Lënda organike në thellësitë e këtij pellgu, nën ndikimin e nxehtësisë dhe trysnisë, përbëhet nga sasi të mëdha vaji dhe gazi, të cilat kanë depërtuar lart dhe tani qëndrojnë në shkëmbinj afër sipërfaqes.
Këta janë gurë që ia vlen t’i studiosh. Fatkeqësisht, shfrytëzimi i tyre, së bashku me atë të shkëmbinjve të pasur me karbon në vende të tjera, ka pasur ndikim të keq mbi klimën. Më 30 nëntor, qeveritë e botës u takuan në Dubai, një qytet i ndërtuar me pasuritë e këtyre shkëmbinjve, duke bisedime mbi klimën në Konferencën e 28-të të Palëve (COP28) të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike.
Sidoqoftë, për studiuesit që janë më të interesuar në defektet tektonike, ato që kanë më tepër rëndësi, janë malet Hajar në lindje.
Në një fazë të hershme të përplasjes midis pllakës tektonike arabe dhe pllakës euroaziatike në veri të saj, një pjesë e dyshemesë së oqeanit, u kap midis dy masave tokësore në kushte që normalisht do të bënin që kjo dysheme të fundosej nën mantelin e Tokës. Por në këtë rast, në vend që të fundoseshin, shkëmbinjtë u ngritën lart, si një masë druri mbi zdrukthin e një marangozi.
Dyshemeja e lashtë e oqeanit, e përbërë kryesisht nga bazalti dhe një pjesë e mantelit mbi të cilin ajo ishte mbështetur, një shkëmb i quajtur peridotit, përfunduan duke u ekspozuar në qiell të hapur. Me kalimin e kohës, lënda që ishte fundi i detit, formoi malet.
Si të gjitha malet, vargmali Hajer po shkatërrohet nga erozioni. Ky proces është një pjesë tjetër e riciklimit të madh. Erozioni nxjerr në dritë vazhdimisht shkëmbinj të freskët dhe këta shkëmbinj marrin dioksid karboni nga atmosfera nëpërmjet procesit që quhet “shpërbërje kimike”.
Mineralet alkaline në shkëmbinj, duke rënë në kontakt me shiun dhe ujin nëntokësor të bërë paksa acid nga dioksidi i karbonit i tretur, prodhojnë minerale karbonate që përbëjnë gurët gëlqerorë. Shkëmbinjtë peridotit në malet Hajar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kësaj dukurie. Guri i tyre i errët përshkohet nga venat e bardha të karbonatit.
“Shpërbërja kimike” nuk është procesi natyror më i shpejtë që përdor dioksid karboni. Fotosinteza, e cila kryhet në tokë nga bimët dhe në det nga algat dhe bakteret, funksionon në një shkallë shumë më të madhe, duke larguar mbi 300 herë më shumë dioksid karboni nga atmosfera çdo vit.
Por karboni nuk qëndron larg atmosferës për një kohë të gjatë. Ai riciklohet në qiell nga vetë bimët, krijesat që i hanë ato dhe nga toka ku ai kalbet me kalimin e kohës, qoftë me ditë apo me shekuj. Ndërsa cikli i karbonit gjeologjik është shumë më i ngadaltë. Karbonatet në vende si malet Hajar do të jenë të qëndrueshme për disa qindra miliona vjet.
Deri në kohët e fundit, ADNOC, kompania kombëtare e naftës e Emirateve të Bashkuara Arabe, i kishte përqendruar përpjekjet gjeologjike në nxjerrjen e naftës dhe gazit të pasur me karbon nga burimet e bollshme të Gjirit Persik.
Ndërsa tani, ajo i ka kthyer sytë nga shkëmbinjtë peridotitë të maleve Hajer dhe dëshiron të ulë nivelin e dioksidit të karbonit. Në kodrat mbi Fujairah, një qytet në Gjirin e Omanit, kompania ADNOC dhe firma startup 44.01, po punojnë për të ndërtuar një uzinë. Qëllimi është që kompania 44.01 të injektojë dioksid karboni thellë në masën shkëmbore, në një mënyrë që nxit mineralizimin e saj në karbonat inert.
Musabeh Al Kaabi, kreu i departamentit të “zgjidhjeve me karbon të ulët” për kompaninë ADNOC, thotë se investimet e firmës në këtë mineralizim të shpejtë, janë pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse të dekarbonizimit për industrinë e naftës, që synon të japë “produktin e saj shumë jetik, në mënyrën më ekologjike”.
Eksperimentet në qytetin Fujairah janë pjesë e një përpjekjeje të sapolindur në mbarë planetin për të ndrequr një tjetër defekt në ciklet e mëdha të botës: transferimin e karbonit me lëndë djegëse fosile, nga toka e ngurtë, në atmosferë, ku për shkak të veprimtarive njerëzore, janë grumbulluar afërsisht 1 trilion ton dioksid karboni. Kjo sasi po rritet me rreth 20 miliardë tonë në vit.
Për të pasur idenë e madhësisë së problemit të shkaktuar nga veprimtaritë e njeriut, kini parasysh se përhapja e dioksidit të karbonit në atmosferë ndodh rreth 60 herë më shpejt se sa largimi i dioksidit të karbonit nga masa shkëmbore e Tokës.
Është gjithashtu afërsisht sa një e dhjeta e shpejtësisë me të cilën fotosinteza prodhon biomasë të re. Fakti që fluksi i karbonit të një nënprodukti të rastësishëm të industrisë njerëzore mund të krahasohet me procesin që fuqizon gjithë jetën në Tokë, është vërtet shqetësues.
Mund të duket edhe si një fakt ngushëllues, sepse, megjithëse fluksi njerëzor është i madh, ai biologjik është shumë herë më i madh. Kështu, disa veta mund të pyesin, a nuk mund të rritet natyrshëm fluksi biologjik për t’u përshtatur me kushtet e njerëzimit?
Për fat të keq, kjo nuk është e mundur. Cikli biologjik i karbonit është mjaft i madh, por është gjithashtu i baraspeshuar. Shkalla në të cilën biosfera e botës kalon nëpër procesin e fotosintezës është pothuajse e njëjtë me shkallën në të cilën proceset e tjera të jetës, e rikthejnë dioksidin e karbonit në atmosferë.
Ndërsa dioksidi i karbonit nga lëndët djegëse fosile është shtuar në emetimet natyrore, fotosinteza është përpjekur të vazhdojë punën, duke përthithur sa më shumë që mundet. Por nuk mund të bëjë mjaftueshëm. Ajo thith vetëm rreth një të tretën e emetimeve të prodhuara nga industria njerëzore dhe nga bujqësia (shih grafikun).
Si pasojë, grumbullimi i dioksidit të karbonit në atmosferë e ka rritur temperaturën e planetit me rreth 1.2°C (2.2°F). Temperatura do të vazhdojë të rritet deri sa grumbullimi i emetimeve të tepërta të ndalojë, pra derisa shtesat vjetore të ulen pak a shumë në zero.
Kjo është arsyeja pse qeveritë e botës ranë dakord që të punojnë drejt këtij qëllimi në konferencën e klimës në Paris, në vitin 2015.
Në pjesën më të madhe, kjo nënkupton uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjera serë. Por disa emetime të caktuara (si ato të lëshuara nga transporti në oqeane, nga disa lloje të bujqësisë dhe nga një shumëllojshmëri procesesh industriale), duket se nuk ka gjasa të eliminohen plotësisht, të paktën jo në një kohë të shkurtër.
Marrëveshja e Parisit përcaktonte se qëndrueshmëria e klimës nuk duhet të jetë një çështje e mungesës së emetimeve, por mund të arrihet me anë të “një baraspeshe midis emetimeve antropogjene… dhe largimeve të dioksidit të karbonit nga atmosfera”.
Emetimet e mbetura të gazrave serrë “që janë të vështira për t’u ulur”, do të ekuilibroheshin duke larguar dioksidin e karbonit që ndodhet në atmosferë. Projekti në qytetin Fujairah synon të tregojë një nga mënyrat sesi mund të realizohet kjo, në mënyrë që bota të hyjë në rrugën e drejtë.
Kjo është logjika e planit të emetimeve “neto zero. Në vitin 2015, vetëm një shtet kishte shpallur një objektiv neto zero për ekonominë e tij: Butani. Tani ky numër ka arritur në 101 dhe së bashku këto shtete përbëjnë më shumë se 80% të emetimeve globale të gazrave serrë.
Kundërshtarët e djathtë politikë të këtyre objektivave thonë se shumë nga politikat e brendshme që lidhen me uljen e emetimeve janë tepër të shtrenjta, ose të pavolitshme, ose të dyja.
Ata që po bëjnë përpjekje për të mos lejuar rritjen e temperaturës globale me mbi 2°C që nga koha e Revolucionit Industrial, siç u parashikua në marrëveshjen e Parisit, e dinë se hapat që po ndërmerren për të arritur emetime neto zero nuk janë ende të mjaftueshme.
Siç tregon raporti i “hendekut të emetimeve” i publikuar nga Programi i OKB-së për Mjedisin, në prag të Konferencës së Klimës në Dubai, asnjë nga shtetet e G20-ës nuk po i ul dot emetimet me një ritëm që është në përputhje me objektivat për emetime neto zero.
Gjërat duhet të ndryshojnë
Ka shumë më pak shqetësime për faktin se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme as për largimin e karbonit nga atmosfera. Nga shtetet që kanë shprehur zotimet për emetime neto zero, të paktë janë ato që e kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është largimi i gazrave serrë për arritjen e këtij qëllimi dhe asnjë nuk e ka kuptuar sa e madhe është sfida në fjalë.
Edhe nëse emetimet do të shkurtoheshin me 90%, prapseprapë, në atmosferë do të hynte një sasi tepër e madhe gazi, që do t’i vështirësonte shumë përpjekjet për eleminimin e karbonit nga atmosfera.
Sipas studimeve të ndërmarra nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, që planeti të ketë një shans të mirë për të mos lejuar rritjen e temperaturës përtej kufirit 2°C, nga atmosfera duhej hequr çdo vit rreth 5 miliardë ton dioksid karboni shtesë.
Sipas një raporti të botuar në vitin 2023 nga një ekip ndërkombëtar akademikësh, nëse nuk llogariten pyjet e menaxhuara, të cilat kanë një hapësirë të kufizuar për zgjerim, sasia e dioksidit të karbonit të larguar në vitin 2020, ishte 2.3 milionë tonë, ose sa rreth një e dymijta e objektivit të vitit 2050.
Njerëzit duhet të integrohen në ciklet e mëdha të rinovimit të planetit
Duhet të zhvillohen mënyra të reja të largimit të karbonit nga atmosfera dhe kjo duhet bërë sa më shpejt. Këto mënyra gjithashtu duhet të jenë të besueshme. Tani për tani, shumë veta janë skeptikë ndaj teknologjisë që përdoret për këtë proces, mbi të gjitha sepse kjo teknologji ka mbështetjen e industrisë së naftës.
Vizioni i zotit Al Kaabi për një botë që është e lirë të prodhojë dhe të përdorë naftë “në mënyrën më të qëndrueshme”, nuk mbështetet nga ata njerëz që mendojnë se është e nevojshme të ndalet djegia e të gjitha lëndëve djegëse fosile.
Një arsye pse kompanitë e naftës po përfshihen në këtë proces është sepse ato kanë ekspertizë në lëvizjen e lëngjeve brenda dhe jashtë kores së Tokës. Gjithashtu zotërojnë shumë para dhe heqja e dioksidit të karbonit është një proces shumë i kushtueshëm.
Mënyra e qartë për ta financuar atë në mënyrë efikase është nëpërmjet tregjeve. Por asnjë nga tregjet e karbonit sot nuk është në lartësinë e duhur.
Kjo do të thotë se strategjitë për emetime neto zero që ka përqafuar pjesa më e madhe e botës, nuk varen vetëm nga teknologjitë e reja që mund të tërheqin dioksidin e karbonit nga atmosfera, por edhe nga krijimi i një ekonomie që e bën këtë proces fitimprurës. Politikat e klimës deklarojnë se njerëzit, qeveritë dhe ekonomitë, mund dhe duhet të integrohen në ciklet e mëdha të rinovimit të planetit.
Por si duhet bërë kjo?
Marrë nga Moniror.al
Foto ilustruese TIRANË- Në një epokë kur ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit dhe qëndrueshmëria janë në qend&...
Foto Ilustruese HOLANDË- Investitorët nga Holanda vijojnë të jenë të interesuar për Shqipërinë, kryesisht n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria u vizitua në 2023-n nga mbi 10 milionë të huaj, duke e kthyer në vitin më të mir&...
Fondi Monetar Ndërkombëtar TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut nuk i përmbush kushtet për një ndërhyrje n...
Foto ilustruese TIRANË- Tatimi i të ardhurave 15% do të zbatohet edhe për rastet e shkëmbimeve të pasurisë së palua...
Foto ilustruese TIRANË- Hyrja e mbi 10 milionë të huajve në vend gjatë vitit 2023 tashmë është “certifikuar&r...
Foto ilustruese TIRANË- Gjatë vitit të kaluar Shqipëria rezultoi suficitare në tregtinë e mallrave me shtete fqinjë t&eu...
Sarande SARANDË- Në Sarandë këtë sezon turistik po shënohet një rritje tjetër e çmimeve të apartamentev...
ministria e ekonomise TIRANË- Ministra Ekonomisë rikthehet me funksionet e 2017, duke menaxhuar disa fusha të rëndësishme të ...
foto ilustruese TIRANË- Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flit...