LIVE UPDATES
Ekonomi

Forcimi i Lekut dhe bllokimi i Kadastrës, kreditimi i ekonomisë pësoi rënie në muajin korrik

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

30 Gusht 2023, 16:24 Nga m.s
Forcimi i Lekut dhe bllokimi i Kadastrës, kreditimi i ekonomisë
foto ilustruese

Kreditimi i ekonomisë pësoi frenim në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Për 7-mujorin e parë të vitit, kredia vazhdon të qëndrojë në nivelin më të lartë në tetë vitet e fundit, por me ritme më të ngadalësuara të rritjes. Për periudhën janar-korrik janë dhënë gjithsej 162 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje modeste prej 0.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke qenë se shifrat e kredisë nuk janë të rregulluara për efektin e kursit të këmbimit, sidoqoftë rritja e huadhënies vlerësohet se është ndikuar ndjeshëm nga forcimi i monedhës vendase ndaj valutave të huaja. Gjithashtu, një faktor tjetër që mund ta ketë frenuar kreditimin për muajin korrik është edhe mbyllja e plotë e sporteleve fizike të Kadastrës.

Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, moskryerja e veprimeve të bllokimit të pronave që lihen si kolateral është bërë një faktor me ndikim të rëndësishëm në frenimin e kredisë në dy muajt e fundit. Sipas analizave të brendshme të bankave, shifrat e disbursimeve kanë shfaqur një rënie të ndjeshme dhe vlerësohet se faktori kryesor është pikërisht bllokimi i veprimeve të Kadastrës. Kredia për korrikun pësoi rënie, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.

Kredia për bizneset në muajin korrik kishte vlerën e 15.8 miliardë lekëve, 11% më pak krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Edhe bilanci progresiv i 7-mujorit është në rënie. Kompanitë private përfituan gjithsej 103.2 miliardë lekë kredi, me një rënie prej 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe kredia e re për individët në korrik shënoi një frenim për të dytin muaj radhazi. Kredia e re kishte vlerën e 6.55 miliardë lekëve, 2.2% më pak krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Sidoqoftë, për 7-mujorin kredia e re ngelet në rritje të lehtë, me 1.7% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, pësoi një tkurrje të konsiderueshme. Ai zbriti në vlerën e 704.5 miliardë lekëve, rreth 9 miliardë lekë më pak krahasuar me qershorin.

Rënia e korrikut bëri që për herë pas shumë vitesh rritja vjetore e kredisë të bjerë pothuajse në stanjacion, afërsisht në të njëjtat vlera me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përveç ngadalësimit të kredisë së re, në një masë të madhe kjo ecuri është ndikuar edhe nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e portofolit në valutë të huaj.

Ecuria shfaqet më negative në segmentin e biznesit, me 3.7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, segmenti i individëve paraqet një ecuri më pozitive, në rritje vjetore me 7.5%. Megjithatë, edhe tek individët ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. /Burimi i lajmit Monitor

banka e shqiperise kredia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj