30 Gusht 2023, 15:39
Nga m.s
foto ilustruese
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që jepet në kryeqytet ka shënuar sërish rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të vitit, pas ngadalësimit në të parin, duke sinjalizuar për një vazhdimësi të bumit të ndërtimeve në Tiranë.
INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e dytë 2023 në Tiranë u dha gjithsej sipërfaqe prej rreth 461 mijë metra katror, që është mëse dyfishi i sipërfaqes së dhënë në tremujorin e parë po të këtij viti. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 18.7%.
Të dhënat historike tregojnë se në tremujorin e dytë është dhënë sipërfaqja më e lartë ndonjëherë për këtë periudhë (maj-qershor).
Për 6 mujorin është dhënë gjithsej sipërfaqe me leje 660 mijë metra katror, që është gjithsesi sa gjysa e asaj që u dha në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa në tremujorin e parë 2022 ishte dhënë një rekord prej 800 mijë metrash katror. (shiko grafikun: Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tirane, T I dhe T II).
Në vlerë, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte 22 miliardë lekë, ose rreth 200 milionë euro për 6 mujorin e parë të vitit.
Në 6 muajt e parë të vitit, në Tiranë është dhënë rreth 62% e sipërfaqes së akorduar për të gjithë vendin.
Lejet e ndërtimit në vend
Sipas njoftimit të INSTAT, Në tremujorin e dytë 2023 janë miratuar gjithsej 509 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 339 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një rritje prej 50,1%.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2023, është 652.136 m 2, nga 661.945 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 1,5%.
Në tremujorin e dytë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24,4 miliardë lekë, nga 25,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 5,8%. /Burimi i lajmit Monitor
lejet e ndetimit tirane
Ekonomi
30 Gusht 2023, 07:14
A.B
Yield-et e bonove 12-mujore ishin të qëndrueshme edhe në ankandin e fundit të muajit gusht, ndërsa ndodhen tashmë në nivele n...
Ekonomi
30 Gusht 2023, 07:09
A.B
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld euro) në infrastrukturën rrugore nga viti 2014 në vitin 2022 rapo...
Ekonomi
30 Gusht 2023, 07:04
A.B
Gjashtë bashki në vend do të jenë pjesë e një projekti që do të ketë në thelb ekonominë qarkulluese.
N...
Ekonomi
29 Gusht 2023, 19:53
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria ndryshon buxhetin për agjencinë shtetërore të kadastrës për vitin 2023. Në vendimin...
Ekonomi
29 Gusht 2023, 07:16
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Po shtohen kostot për agjencitë e pasurive të paluajtshme dhe qytetarët nga vonesat në shqyrtimi...
Ekonomi
29 Gusht 2023, 07:11
A.B
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) pritet të miratojë në mbledhjen e fundit të muajit gusht njohjen e fondeve t...
Ekonomi
28 Gusht 2023, 17:52
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Shqipëri nuk mund të paguanin një dietë ...
Ekonomi
28 Gusht 2023, 14:54
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Hetimi dhe dënimi i pastrimit të parave në Shqipëri ka dështuar. Institucionet përgjegj&eum...
Ekonomi
28 Gusht 2023, 13:07
A.B
Interesi për Shqipërinë turistike është shpërfaqur në të gjitha dimensionet këtë vit duke nisur nga turizmi ...
Ekonomi
28 Gusht 2023, 07:14
A.B
Sektori bankar ka vazhduar të zgjerojë investimet në Eurobondet e qeverisë shqiptare në gjysmën e parë të këtij v...