LIVE UPDATES
Ekonomi

Forcohet leku, tkurret me 11 miliardë lekë bilanci i sektorit bankar në 6-mujorin e parë

Kështu, mbiçmimi i lekut gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, ka bërë që efekti statistikor i kursit të këmbimit në vlerën e raportuar të bilancit valutor të sektorit bankar të ishte negativ në vlerën e 11 miliardë lekëve. Në anën e aktivit, forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me thesarin dhe ndërbankare, me efekt negativ prej katër miliardë lekësh dhe tek veprimet me klientët (kreditë), me një efekt negativ prej pesë miliardë lekësh.

11 Tetor 2022, 07:10 Nga DOSJA
Forcohet leku, tkurret me 11 miliardë lekë bilanci i sektorit bankar
Foto Ilustruese

TIRANË- Mbiçmimi i ndjeshëm i lekut ndaj euros në gjysmën e parë të këtij viti ka tkurrur vlerën e bilancit të sektorit bankar të shprehur në monedhën vendase. Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se efekti statistikor i kursit të këmbimit në kundërvlerën në lekë të zërave kryesorë të bilancit valutor ishte negativ gjatë gjysmës së parë të vitit, pikërisht si pasojë e mbiçmimit të monedhës vendase, dhe ky efekt është thelluar në krahasim me fundin e vitit 2021.

Kështu, mbiçmimi i lekut gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, ka bërë që efekti statistikor i kursit të këmbimit në vlerën e raportuar të bilancit valutor të sektorit bankar të ishte negativ në vlerën e 11 miliardë lekëve. Në anën e aktivit, forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me thesarin dhe ndërbankare, me efekt negativ prej katër miliardë lekësh dhe tek veprimet me klientët (kreditë), me një efekt negativ prej pesë miliardë lekësh.

Ndërkohë, në krahun e detyrimeve, pothuajse i gjithë efekti statistikor i kursit të këmbimit është reflektuar në kundërvlerën në lekë të depozitave në valutë, me 12 miliardë lekë më pak. Sipas Bankës së Shqipërisë, aktivet e sektorit bankar u zgjeruan me rreth 2% gjatë periudhës dhe me 10% në krahasim me një vit më parë. Vlera e raportuar e aktiveve u rrit me 32 miliardë lekë gjatë periudhës, duke arritur në rreth 1.8 trilionë lekë në fund të periudhës. Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, rritja do të kishte afërsisht 43 miliardë lekë.

Në fund të muajit qershor, euro këmbehej me 119.3 lekë, në rënie me afërsisht 1.4% në raport me fundin e vitit të kaluar. Por, mbiçmimi i lekut mori përmasa edhe më të mëdha në tremujorin e tretë. Në fund të shtatorit, euro këmbehej me 116.6 lekë, në rënie me 3.4% që nga fillimi i vitit. Kjo nënkupton se efekti statistikor i kursit të këmbimit në bilancet e sektorit bankar pritet të jetë edhe më i madh gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Niveli i lartë i valutizimit dhe sidomos i euroizimit e bën sektorin bankar veçanërisht të ekspozuar ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit. Euroizimi i depozitave të sektorit bankar u thellua më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Në analizën periodike të treguesve që monitorohen në kuadrin e strategjisë së deeuorozimit, Banka e Shqipërisë vlerëson se depozitat në valutë arritën në 53.2% të totalit të depozitave të klientëve, rreth 1.4 pikë përqindje më lart se fundi i gjashtëmujorit të kaluar dhe 2.3 pikë përqindje më lart se një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, depozitat në valutë janë rritur me 4.7% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 13.8% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa totali i depozitave (emëruesi i raportit) ka treguar rritje me 1.9% krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të kaluar dhe 8.9% krahasuar me një vit më parë. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, treguesi i peshës së depozitave në valutë ka pësuar rënie vetëm për një prej bankave të sistemit, ndërkohë që ka njohur rritje për pjesën më të madhe të tyre, duke ndikuar në rritjen e peshës së depozitave në valutë.

Një tendencë në rritje gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti ka shënuar edhe kredia në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditë në valutë shënuan nivelin 51.2% të tepricës së kredive, ose 0.1 pikë përqindje më shumë se fundi i dhjetorit 2021 dhe 1.4 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Marrë nga Monitor.al

ekonomia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj