LIVE UPDATES
Ekonomi

Heqja e taksës së hirrës dhe kremit të qumështit, Bashkimi i Prodhuesve: Shtuan 5% kostot për kruasantët dhe çokollatat

Shoqata Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë pohon se vendosja e këtyre taksave ka rënduar kostot e prodhuesve minimalisht me një rritje prej 5%, duke i bërë kompanitë eksportuese jokonkurruese në tregjet e vendeve të tjera.

1 Dhjetor 2022, 07:05 Nga A.B

Heqja e taksës së hirrës dhe kremit të qumështit,

Vendosja nga 1 janari 2022 e taksës së hirrës dhe kremit të qumështit që importohet në Shqipëri në vlerën e 150 lekë për kg ka rritur kostot deri 5% për linjat e prodhimit të çokollatave, kruasantëve, biskotave dhe të tjera produkte të kësaj natyre.

Taksa për produktin e hirrës dhe të kremit të qumështit u vendos me paketën fiskale të vitit të kaluar. Pak ditë më parë Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka depozituar në Kuvend projektligjin për heqjen e taksës për këto dy produkte. Ndryshimet e propozuara vijnë pas konsultimeve të ndërmarra me prodhuesit vendas.

Shoqata Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë pohon se vendosja e këtyre taksave ka rënduar kostot e prodhuesve minimalisht me një rritje prej 5%, duke i bërë kompanitë eksportuese jokonkurruese në tregjet e vendeve të tjera.

“Këto taksa shtonin barrën e prodhuesve vendas dhe po ndikojnë te konkurrueshmëria, kur ndërkohë importuesit e kruasantëve apo biskotave janë të përjashtuar nga këto taksa”, pohoi kryetarja e bordit drejtues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Hilda Baraj.

Një nga prodhuesit e kruasantëve në vend pohoi se nga vendosja e taksës kostot e prodhimit i janë rritur 2 deri 3%.

“Taksa që paguanin për hirrën ishte disa herë më e lartë se çmimi i shitjes së produktit”.

Për kompanitë e prodhimit shqetësuese është edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike. Prodhuesit e lidhur me tensionin e lartë 35 volt nga 1 nëntori po paguajnë çmimin e energjisë 49 lekë për kWh.

Kërkesa e shoqatës për heqjen e këtyre taksave është mbështetur edhe te disa faktorë, si kostoja e larta e taksës në raport me çmimin e produktit, ndikimi i papërfillshmëm te të ardhurat e buxhetit dhe humbja e konkurrencës.

“Është jashtë çdo lloj logjike që një produkt i cili blihet nga ana jonë me një çmim rreth 80-90 lekë/kg të taksohet në masën 150 lekë/kg. Në dijeninë tonë, në Shqipëri nuk ka asnjë lloj industrie që të prodhojë këto lloj produktesh, rrjedhimisht nuk kemi të bëjmë me ndonjë stimulim të prodhimit vendas. Fabrikat e qumështit nuk kanë ndonjë interes dhe nuk kanë nevojë të importojnë hirrë qumështi.

Impakti në të ardhurat e buxhetit është pothuajse i papërfillshëm, pasi e gjithë sasia vjetore e importuar në rang vendi për hirrën e qumështit, është rreth 500-600 ton.

Në tregun shqiptar po hyjnë artikujt që ne prodhojmë nga vendet e tjera të rajonit, me një çmim shumë me te ulët se çmimi jonë, duke na konkurruar në mënyrë të padrejtë. Edhe sikur këto lende të para të prodhohen në vend (hirra e qumështit), vendet e zonës së BE-së ku ne eksportojmë një sasi të konsiderueshme të artikujve tanë, nuk i pranojnë këta artikuj”, argumenton Bashkimi i Prodhuesve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë thekson gjithashtu në relacion se të ardhurat e arkëtuara nga vendosja e këtyre taksave janë të ulëta. Për periudhën janar-shtator sipas relacionit të draftit janë arkëtuar 13,6 mln lekë nga taksa e hirrës dhe kremit të qumështit. Deri në fund të vitit parashikohet të arkëtohen 18 mln lekë. /MONITOR

prodhuesit heqja e takses kremi i qumeshtit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj