LIVE UPDATES
Ekonomi

Financat: Koncesioni i laboratorit po thith fonde më shumë se projeksionet

Ministria e Financave në raportin zyrtar të Monitorimit të koncesioneve pohoi se pagesat më të mëdha ndaj koncesionarit po bëheshin për shkak të rritje së gamës së analizave.

30 Nëntor 2022, 06:52 Nga A.B
Financat: Koncesioni i laboratorit po thith fonde më shumë se
Ministria

Fondet që buxheti i shtetit duhet të japë ndaj koncesionit të laboratorit janë bërë të paparashikueshme, me një rritje përtej projeksioneve në dy vitet e para të zbatimit, në një kohë që në mjediset spitalore mjekët janë nën presion për të mos autorizuar analiza rutinë.

Ministria e Financave në raportin zyrtar të Monitorimit të koncesioneve pohoi se pagesat më të mëdha ndaj koncesionarit po bëheshin për shkak të rritje së gamës së analizave.

“Gjatë vitit 2021 nga të dhënat e raportuara nga Autoriteti Kontraktues Shërbimi i laboratorëve është ofruar për 14 Spitale Referuese. E shprehur në terma financiare të dhënat tregojnë se për mbulimin e këtij shërbimi Qeveria Shqiptare kishte planifikuar një shumë prej 1,137,845 lekësh me TVSH, nga të cilat janë paguar në total 1,103,199 lekë me TVSH. Përfitimet e marra nga ky shërbim janë të shumta pasi kur shërbimi ofrohej nga spitalet gama e analizave në spitalet universitare ishte deri në 100, ndërsa sot janë 164 ekzaminime” theksoi Ministria e Financave.

Sakaq në të dhënat ditore të pagesave të thesarit kompania “Laboratory Network” është përfitues kryesor i fondeve buxhetore.

Në mes të këtij viti kur qeveria bëri disa ndryshime buxhetore i çoi fondet për pagesën e koncesionit të laboratorit në 1.6 miliardë lekë nga 1,3 miliardë lekë që ishin parashikuar në fillim të vitit. Vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro.

Mirëpo numri i analizave të koncesionarit ishte i përcaktuar në kontratën ndërmjet qeverisë dhe koncesionarit duke projektuar edhe fondin përkatës.

Koncesioni i laboratorit para se të hynte në fuqi kaloi në dy vite negocime ndërmjet palëve me ndërmjetësimin e Bankës Botërore. Gjatë kësaj periudhe Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi një auditim ku gjeti se projeksionet në kontratë ishin të gabuara dhe buxheti do të vihej në presion të pagesave shtesë.

Pagesat totale buxhetore që shteti do të kryejë kundrejt koncesionarit gjatë gjithë kohëzgjatjes janë rreth 13 miliardë Lekë, por rezultatet e zbatimit të kontratës në dy vitet e para kjo vlerë do të kalojë në mbi 16 miliardë lekë. Pavarësisht se në kontratën fillestare është përcaktuara vlera e pagesës rreth 1.3 miliardë ne vit, pagesat në realitet bëhen për çdo analizë. Duke qenë se analizat në volum janë më të larta se parashikimet në kontratë, buxheti do të përballet me pagesa të paparashikuara.

Sipas kontratës pala private ka mbajtur e ndërtimit, operimit dhe performancës dhe riskun e transferimit të aseteve, ndërsa palës publike i janë alokuar risku financiar, risku i ndryshimeve ligjore, risku material nga vendimet politike dhe riskun e ribalancimit të ekuilibrit financiar. Ndërkohë janë ndarë mes palëve risku i rinegocimit, risku i përfundimit të kontratës, risku i lejeve dhe licencave, forca madhore dhe risku i kërkesës./MONITOR

ministria e financave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet