LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat ngadalësojnë investimin te borxhi i qeverisë në lekë, rrisin atë në valutë

Qeveria shqiptare është huamarrësi kryesor në sektorin bankar shqiptar, me një vlerë që është sa 26.3% e aktiveve totale të sektorit. Nga ana tjetër, bankat janë financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, me më shumë se 60% të totalit, pa përfshirë këtu huatë për kompanitë publike të garantuara nga qeveria shqiptare.

29 Nëntor 2022, 07:11 Nga DOSJA
Bankat ngadalësojnë investimin te borxhi i qeverisë në
Foto ilustruese

Investimi i sektorit bankar në borxhin e qeverisë shqiptare arriti në më shumë se 498 miliardë lekë ose 4.25 miliardë euro në fund të muajit shtator. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e instrumenteve të borxhit të qeverisë të financuar nga bankat tregtare është në rritje me 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, ecuria e portofolit sipas monedhës tregon se rritja e investimeve te titujt në lekë ka qenë shumë më e vogël në raport me ato në valutë. Vlera e bonove dhe obligacioneve në lekë arriti në 416.5 miliardë lekë, në rritje vjetore me 3.4%. Rritja e këtij segmenti të aseteve të sektorit bankar është ndjeshëm më e ngadaltë se rritja e kredisë dhe rritja mesatare e vlerës së aseteve të sektorit bankar gjatë vitit të fundit. Pjesa më e madhe e rritjes së ekspozimeve kundrejt qeverisë ka ardhur nga instrumentet në valutë të huaj. Vlera e eurobondeve të mbajtura nga sektori bankar shqiptar arriti në fund të shtatorit vlerën rekord të 81 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 49%. Kjo rritje reflekton interesin e ndjeshëm që shfaqën në emetimin e eurobondit të nëntorit 2019, por edhe blerjet e reja që kanë realizuar në tregun sekondar, sidomos gjatë këtij viti.

Në një masë të madhe, ky zhvillim është i lidhur me strukturën e depozitave bankare. Këtë vit, depozitat në valutë të huaj dhe sidomos në euro po bëhen edhe më dominuese. Rritja e shumës së depozitave bankare këtë vit ka ardhur në pjesën dërrmuese prej depozitave në euro. Eurobondet e qeverisë shqiptare janë një nga instrumentet më me interes për të investuar likuiditetet e lira në euro, për shkak të kuponit të kënaqshëm në raport me alternativat e tjera të tregut financiar, por edhe për shkak të lehtësive rregullatore të njohura nga Banka e Shqipërisë për investimet në dy emetimet e fundit të eurobondeve.

Nga ana tjetër, hezitimi i bankave për të investuar në instrumentet e borxhit në lekë ka qenë i dukshëm sidomos pas muajit mars, kur Banka e Shqipërisë nisi rritjen e normave të interesit. Në shumë ankande, qeveria nuk arriti të siguronte të gjithë huamarrjen e planifikuar, edhe për shkak të pjesëmarrjes së ulët të bankave. Sipas Ministrisë së Financave, financimi neto (emetime-maturime) në tregun e brendshëm për 6-mujorin 2022 rezultoi në vlerën e -2.8 miliardë lekë. Rënia e huamarrjes së brendshme neto ka reflektuar hezitimin e bankave për të investuar sidomos në obligacione shtetërore. Ky hezitim ka qenë i motivuar më së shumti nga pritshmëritë për rritjen e shpejtë dhe të vazhdueshme të yield-eve, faktor që i ka shtyrë bankat të marrin pozita pritëse sidomos për instrumentet afatgjata të borxhit të qeverisë.

Qeveria shqiptare është huamarrësi kryesor në sektorin bankar shqiptar, me një vlerë që është sa 26.3% e aktiveve totale të sektorit. Nga ana tjetër, bankat janë financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, me më shumë se 60% të totalit, pa përfshirë këtu huatë për kompanitë publike të garantuara nga qeveria shqiptare.

Marrë nga Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Nëntor 2022, 07:04 A.B

Nafta, shumë xhiro për asgjë

Nafta Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend dhe mbizotëron te më të mëdhenjtë për...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet