LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët kanë paguar 185 milionë euro më shumë për të blerë 9% më pak karburant këtë vit

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, kompanitë tregtuese të naftës kanë importuar 9.2% me pak karburante gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

28 Nëntor 2022, 07:03 Nga DOSJA
Shqiptarët kanë paguar 185 milionë euro më shumë
Grafiku

Ndonëse po konsumojnë më pak karburant për shkak të çmimeve të shtrenjta, konsumatorët shqiptarë po shpenzojnë shumë më tepër për të mbushur serbatorët e automjeteve të tyre këtë vit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, kompanitë tregtuese të naftës kanë importuar 9.2% me pak karburante gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

E kundërta ka ndodhur me shpenzimet e shqiptarëve, të cilët kanë paguar mesatarisht 26% më shtrenjtë për karburante brenda një viti ose rreth 185 milionë euro më tepër për të blerë më pak karburant në sasi. Shifra është përllogaritur nga Monitor, bazuar në importet mujore sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe çmimin mesatar mujor të naftës, që publikohet nga INSTAT (shiko grafikun: Ndryshimi mujor i konsumit të karburanteve në sasi dhe në vlerë).

Mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik. Në janar dhe shkurt, konsumi i karburanteve shënoi tendencë rritëse në sasi, me përkatësisht 13 dhe 8.4%. Në mars, pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet e naftës u rritën ndjeshëm si rrjedhojë e problemeve që u krijuan në furnizimin globale me këtë produkt.

Nafta kërceu në vend nga rreth 185-190 lekë në fund të shkurtit në 235 lekë në ditët e para të marsit, duke qenë 42% më e shtrenjtë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe pas krijimit të Bordit të Transparencës, karburanti vijoi tendencën rritëse, duke kulmuar në qershor, kur çmimi mesatar arriti në rekordin historik të të gjitha kohërave prej 254 lekë për litër.

Në muajt në vijim tendenca ishte në një rënie, por të lehtë, duke arritur në shtator në 225 lekë/litër, niveli më i ulët që nga shkurti. Por sërish nafta ishte 34% më e shtrenjtë se shtatori i një viti më parë (shiko grafikun: Ecuria e çmimeve të naftës, sipas muajve)  Rritja e fortë e çmimeve e ndikoi ndjeshëm konsumin. Që nga marsi, importet e karburanteve, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shënuan rënie që luhatet mesatarisht midis 10 dhe 20% më pak (shiko grafikun: Karburante të importuara sipas muajve, janar-shtator 2021-2022).

Tkurrja ishte më e fortë në muajt e verës, që sipas operatorëve të tregut u ndikua kryesisht nga fakti që të huajt që vijnë me makina nuk furnizoheshin në pikat shqiptare të tregtimit të karburanteve, por para se të hynin në kufi, për shkak të diferencave të larta në çmime. Shifrat tregojnë se vendi ka importuar rreth 462 mijë ton karburante gjatë 9 mujorit të 2021 dhe rreth 419 mijë ton gjatë 9 mujorit të 2022. Për të parat, qytetarët shqiptarë kanë paguar të paktën 700 milion euro dhe për të dytat 890 milion euro. Për llogaritjet e kryera Monitor është bazuar në raportet mbi importin e marrave kryesorë të akcizës, përkthimin e sasive në litër (1 ton naftë=1120 litër naftë) dhe në vlerë dhe çmimeve mesatare të naftës dhe benzinës referuar të dhënave zyrtare të Instat dhe Ministrisë së Financës.

Deformimi i kërkesës dhe niveli në të cilin çmimet e larta ndikojnë në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë si pasojë e rritjes së kostove të karburantit mund të mos jetë vendosur ende në një shkallë të gjerë, por ndikimet kanë filluar të ndjehen në të gjithë ekonominë. Çmime më të larta të karburanteve do të thotë jo vetëm para të nxjerra nga xhepat e konsumatorëve shqiptarë, por edhe rritje të kostove për kompanitë, që e kalojnë këtë kosto te produkti apo shërbimi final për konsumatorin.

Rritja e çmimit të karburanteve dhe tregu botëror

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ishte katalizatori më i fundit që nxiti rritjen e naftës së papërpunuar, por faktikisht çmimet ishin në lëvizje edhe përpara luftës. Kostot e shtuara të energjisë, prej dekadash janë faktori kryesor në shfaqjen e shifrave të larta inflacioniste çka përkthehet në çmime më të larta për të gjitha llojet e mallrave dhe shërbimeve. Edhe përpara Covid-it, prodhuesit e energjisë nën presionin e çmimeve të ulëta dhe të aksionerëve, shkurtuan investimet dhe projektet më pak fitimprurëse.

Më pas, gjatë epidemisë ata ulën më tej prodhimin, kur panë se nevoja dhe kërkesa për produkte të naftës ra. Njerëzit nuk po shkonin askund, kërkesa ra aq papritur sa nafta e papërpunuar dhe bizneset ishin mbyllur, ndaj nevojitej më pak karburant. Që atëherë, ekonomitë janë rihapur, prodhimi është ringjallur dhe njerëzit janë duke lëviur përdorur automjetet e tyre dhe fluturuar përsëri.

Naftë në bursa arriti në mbi 130 dollarë për fuçi në mars, me fillimin e luftës, duke rënë lehtë më pas, për të kulmuar sërish në qershor në rreth 120 dollarë për fuçi. Më pas tendenca ka qenë në zbritje të vazhdueshme për të arritur aktualisht në rreth 90 dollarë për fuçi, në nivelet e paraluftës. Ndonëse nafta në bursa ka rënë ndjeshëm, në Shqipëri çmimet vijojnë të jenë 20% më të larta se në shkurt të këtij viti. Aktorët e tregut e shpjegojnë këtë diferencë me ndryshimin e konjukturës së importeve, që ka rritur kostot e tjera, shtrenjtimin e dollarit ndaj lekut.

Sipas tyre dhe ndërhyrja e Bordit me fiksimin periodik të çmimeve ka ndikuar në mbajtjen e karburanteve të shtrenjta, pasi tregtuesit nuk arrijnë të optimizojnë blerjet për periudha të gjata kohore.

Marrë nga Monitor

instat ministria e financave

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Nëntor 2022, 07:04 A.B

Nafta, shumë xhiro për asgjë

Nafta Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend dhe mbizotëron te më të mëdhenjtë për...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve