Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky është niveli më i lartë i lejeve i dhënë ndonjëherë për kryeqytetit, të paktën që nga viti 2002, kur INSTAT raporton sipërfaqen e lejeve të dhëna sipas qarqeve.
TIRANË- Prej disa vitesh kryeqyteti i vendit është kthyer në një kantier ndërtimi. Fundi i këtij cikli nuk dihet kur do të mbarojë, teksa ndërtimet pritet të vijojnë me ritme edhe më të larta.
Sipas të dhënave të bëra publike sot nga INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që është dhënë nga Bashkia Tiranë për 9 mujorin e këtij viti është 1.46 milionë metra katror.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur me 16.7%.
Ky është niveli më i lartë i lejeve i dhënë ndonjëherë për kryeqytetit, të paktën që nga viti 2002, kur INSTAT raporton sipërfaqen e lejeve të dhëna sipas qarqeve.
Sipërfaqja më e lartë është dhënë në 3 mujorin e parë të vitit, me rreth 800 mijë metra katror, shifër që ishte gati dy herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Në tremujorin e dytë ky tregues ishte 390 mijë metra katror, pothuajse në të njëjtat nivele në raport me prill-qershor 2021. Ndërsa në tremujorin e tretë sipërfaqja zbriti në 271 mijë metra katror, me një rënie prej 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vlerë, ndërtesat që pritet të ngrihen në Tiranë për 9 mujorin llogariten nga INSTAT në 51 miliardë lekë, ose gati 440 milionë euro.
Për gjithë Shqipërinë, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 9 mujorin ishte 2.1 milionë metra katror, nga e cila gati 70% është dhënë në Tiranë.
Vlera e gjithë lejeve të dhëna për Shqipërinë për 9 mujorin është 86 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro.
Ulen lejet në tremujorin e tretë
Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2022 janë miratuar gjithsej 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 442 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 39,1%.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2022, është 418.685 m2, nga 564.266 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 25,8% (tab.3).
Në tremujorin e tretë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21,6 miliardë lekë, nga 22,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 3,8%./MONITOR
Foto Ilustruese Çmimet e larta të energjisë për bizneset që detyrohen ta sigurojnë në tregun e lirë kanë ndi...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri kërkon mbledhjen e ERE-s dhe zhdukjen e aplikimit të fashës 800 kw. Përmes nj&eum...
Kukesi TIRANË- Nga viti në vit diferencat e zhvillimit ndërmjet rajoneve sa vijnë e thellohen. Tranzicioni i fortë demografik q&eu...
Rruga Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Sh...
Në prononcimet që lidhen me sistemin financiar kërkohet mjaft kujdes e maturi. Thelbësore është që vendimet, këshillat...
Foto Ilustruese TIRANË- Importet e drithërave në sasi shënuan rënie të fortë gjatë periudhës janar-tetor 2022,...
Foto ilustruese Sektori i turizmit ka shënuar një vit të mbarë në 2022-n, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë Europ...
Foto ilustruese Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informaci...
Energji Reshjet e shumta të shiut e kanë kthyer përmbys situatën e një jave më parë kur Shqipëria ishte thuajse tot...
Foto ilustruese Emergjenca për të plotësuar nevojat e tregut të punës me punonjës të huaj po rritet me shpejtësi mu...