LIVE UPDATES
Ekonomi

Një thirrje “e pafajshme” për investim në titujt qeveritarë!

Tregu financiar i ka mekanizmat për të vepruar dhe në këtë situatë delikate nuk është e udhës të vendosen friksione artificiale. Ndërsa menaxhimi i borxhit të brendshëm nevojitet të jetë strategjik, jo propagandistik.

23 Nëntor 2022, 06:56 Nga A.B

Një thirrje “e pafajshme” për investim në titujt

Në prononcimet që lidhen me sistemin financiar kërkohet mjaft kujdes e maturi. Thelbësore është që vendimet, këshillat e politikat publike të ndjekin logjikën e mekanizmave të tregut.

Sjelljet e matura është e nevojshme të tregohen, veçanërisht në vitin 2022, për vetë ngarkesën që bart ky vit, si moment kthese në zhvillimet ekonomiko-financiare.

Pas dy vitesh pandemi, që shkaktoi çrregullime në aspektin ekonomik, shoqëror dhe psikologjik në të gjithë botën, viti 2022 filloi me konfliktin në Ukrainë, duke rritur peshën e pasigurisë dhe të paqartësisë.

Problemet e prodhimit, zinxhirëve të furnizimit dhe mungesës së fuqisë punëtore, po shoqërohen me rritje të inflacionit dhe rritje agresive të normave të interesit kudo në tregjet kryesore të botës, por edhe në ekonomitë e vogla.

Edhe Banka e Shqipërisë nisi serinë e rritjes së normës bazë të interesit. Mekanizmi i natyrshëm është që rritja e interesit nga banka qendrore të shoqërohet me një zinxhir rritjesh të normave të interesit në tregun primar të titujve, përfshi ato të qeverisë, në tregun ndërbankar, rritje të normave të kredive e depozitave e kështu me radhë, duke rritur koston e financimit, por edhe përfitimin për kursimet.

Masa dhe shpejtësia e rritjes së normave të ndryshme varet nga eficienca e kanalit të transmetimit të politikës monetare. Por pa veprim zinxhir, politika monetare nuk e arrin dot qëllimin e saj: kontrollin e inflacionit.

Sigurisht që rritja relativisht agresive e normës bazë të interesit, me 2.25 pikë përqindjeje, në 9 muaj (kujtojmë që ulja me 2.25 pikë përqindjeje e kësaj norme është arritur në një periudhë kohe 8 herë më të gjatë) i ka bërë më të ndjeshme kostot për ata që kërkojnë financim, përfshirë dhe qeverinë, duke theksuar pasigurinë.

Në këtë klimë me norma në rritje, ra në sy një prononcim publik i dy qeveritarëve, gati në formën e një reklame biznesi, i cili bënte thirrje për individët të investojnë në titujt e qeverisë, duke përmendur rrezikun zero që teorikisht kanë titujt e qeverisë (kriza para një dekade e ekonomisë greke na jep një tjetër përvojë).

Nga ana tjetër, në tetor të këtij viti, banka qendrore ka shfuqizuar një vendim të saj të gushtit 2020, ku caktohej mbyllja e fazuar e aktivitetit të ndërmjetësimit nga Banka e Shqipërisë për individët që investojnë në bono thesari.

Siç shihet, banka qendrore kthen mbrapsht një veprim korrektues të mekanizmit të tregut, duke vendosur të jetë konkurrente me sistemin bankar për një veprimtari që, sipas ligjit, u takon bankave tregtare ta kryejnë.

Ndërsa qeveria hyn në lojë nëpërmjet mesazheve të saj si një ndërmjetës financiar që “reklamon” produktin e vet. Pra në një mekanizëm tregu ndërhyhet me vendime politike. Nuk është e qartë se çfarë përfitimi kanë menduar se do të ketë një veprim i tillë.

-Së pari, është vepruar në asimetri për grupin e individëve që investonin me ndërmjetësimin e Bankës së Shqipërisë.

-Së dyti, nëse synohet të mbahet pesha e individëve që investojnë në tituj, të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk tregojnë që ka ndonjë reduktim domethënës të numrit të individëve që mbajnë tituj të qeverisë.

-Së treti, nuk mund të thuhet që rritja e peshës së individëve zbut koston e borxhit. Në periudhë afatshkurtër, kjo do të çonte në presion mbi depozitat në sistem dhe shndërrimin e tyre në tituj qeverie.

Kjo automatikisht mund të nxisë rritje të kostos së depozitave dhe për rrjedhojë, rritje më të mëdha të interesit / yield-it të kërkuar në tregun primar nga bankat, si dhe të kredive, duke ndikuar, ndoshta, në shtrëngim më të fortë sesa synon politika monetare, në përkeqësim të kredive të pakthyera me një tjetër zinxhir pasojash në ekonomi dhe në sistemin financiar.

Ose mund të çojë në reduktim të sasisë së kërkuar në treg nga bankat, që përsëri ushtron presion rritës mbi normat. Për rrjedhojë, në afat të gjatë, nuk do të kishte përfitim asnjëra palë, përkundrazi do të ketë kosto shtesë për të korrektuar deformimin e krijuar.

Tregu financiar i ka mekanizmat për të vepruar dhe në këtë situatë delikate nuk është e udhës të vendosen friksione artificiale. Ndërsa menaxhimi i borxhit të brendshëm nevojitet të jetë strategjik, jo propagandistik./MONITOR

investim

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë