LIVE UPDATES
Ekonomi

Bilanci i energjisë TIII, bizneset nuk prodhojnë, ulën ndjeshëm konsumin nga çmimet e larta, konsumatorët nuk frenohen

Ndikimin në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 16,8 %, ndërsa konsumi nga konsumatorët familjarë nuk ka patur ndikim në këtë rënie pasi sasia e konsumuar në tremujorin e tretë të të dy viteve ka qenë 696 GWh.

24 Nëntor 2022, 07:01 Nga DOSJA
Bilanci i energjisë TIII, bizneset nuk prodhojnë, ulën
Foto Ilustruese

Çmimet e larta të energjisë për bizneset që detyrohen ta sigurojnë në tregun e lirë kanë ndikuar ndjeshëm në konsumin e energjisë elektrike nga sipërmarrjet në tremujorin e tretë të vitit, sipas bilancit të energjisë elektrike të tremujorit të tretë të publikuar nga INSTAT.

Përdorimi i energjisë nga jo familjarët ra me 17% me bazë vjetore në tremujorin e tretë, duke zbritur në 818 mijë KWH. Mbyllja e përkohshme e fabrikave të mëdha si Kurum dhe Albchrome për shkak të çmimeve të larta ka ndikuar në këtë tendencë. Në të kundërt, konsumi nga familjarët nuk ka shënuar rënie, por ka qëndruar pothuajse në nivele të ngjashme me tremujorin e tretë 2021, duke qëndruar në 696 mijë KWH.
Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 8,9 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 0,1 % duke arritur vlerën 1.371 GWh energji të prodhuar.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 74,8 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 23,7 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2022, arriti vlerën 1.142 GWh nga 975 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 17,1 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 670 GWh nga 323 GWh duke shënuar një rritje me 2,1 herë.
Hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2022, prodhuan 1.026 GWh nga 1.047 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2021, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 2,0 %.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 324 GWh nga 311 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 4,2 %. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2022 ka arritur vlerën negative prej 472 GWh krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021 ku kishte nje vlerë negative prej 651 GWh.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 328 GWh nga 343 GWh duke shënuar kështu një rënie me 4,5 %.
Gjithashtu, humbjet në shpërndarje kanë rënë me 5,8 %, duke arritur vlerën 281 GWh. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 0,9 %, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 19,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2022, u ul me 9,8 % duke arritur vlerën 1.514 GWh nga 1.679 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Ndikimin në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 16,8 %, ndërsa konsumi nga konsumatorët familjarë nuk ka patur ndikim në këtë rënie pasi sasia e konsumuar në tremujorin e tretë të të dy viteve ka qenë 696 GWh.

Marrë nga Monitor

instat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet