LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia shtrenjtohet sërish, interesat arrijnë në nivelin më të lartë në gati pesë vjet

Sipas Bankës së Shqipërisë për kredinë nga 6 muaj deri në 1 vit, interesat në tetor ishin 6.65%, nga 5.88% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shtrenjtimin më të lartë e kanë shënuar kreditë afatgjata. Huaja nga 1 deri në tre vjet kishte një interes prej 9.5%, nga 5.88% që ishte në tetor të vitit 2021.

28 Nëntor 2022, 07:09 Nga DOSJA
Kredia shtrenjtohet sërish, interesat arrijnë në nivelin më
Foto ilustruese

Marrja e një kredie në lekë bankë, si për bizneset ashtu dhe për individët sa po vjen e po bëhet më e shtrenjtë. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, në tetor, norma mesatare e ponderuar mujore e huave të reja në lekë të korporatave jofinanciare, individëve arriti në 7.47%, nga 7.07% që ishte muajin e mëparshëm, duke u rritur për të katërtin muaj radhazi.

Ky është niveli më i lartë në gati 5 vjet, që nga janari i vitit 2018. Ndërkohë, për huamarrësit ekzistues që kanë kredi me interesa të ndryshueshme, rritja e normave përcillet automatikisht, nëpërmjet treguesit benchmark, që në rastin e lekut është zakonisht yield-i mesatar i bonove të thesarit. Nga muaji mars e në vazhdim, yield-et janë rritur me ritme të shpejta. Instrumenti më i përdorur benchmark, bonot 12-mujore, në muajin tetor u emetuan me një yield-mesatar të ponderuar prej gati 6%, në rritje me gati 4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e yield-eve i transmetohet automatikisht huamarrësve, në rivlerësimin e normës së interesit të kredisë, që kryhet të paktën njëherë në vit. Por, tashmë, sektori bankar duket se po e reflekton rritjen e normës bazë të interesit dhe të yield-eve edhe në normat e interesit të kredive të reja. Shtrenjtimi i interesave të kredive reflekton politikën shtrënguese monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë nga muaji mars i këtij viti, si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.75% në harkun e shtatë muajve.

Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem, duke e bërë paranë më të shtrenjtë. Me rritjen e kostos së financimit të tyre afatshkurtër me REPO nga Banka e Shqipërisë, bankat reaguan duke rritur edhe yield-et e kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë.

Ndërkohë, inflacioni i lartë dhe sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë krijuan pritshmëri të forta për vijimin e rritjes së normës bazë të interesit, duke nxitur një rritje të yield-eve edhe më të lartë se ajo e normës bazë, sidomos në instrumentet afatshkurtra. Sipas Bankës së Shqipërisë për kredinë nga 6 muaj deri në 1 vit, interesat në tetor ishin 6.65%, nga 5.88% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shtrenjtimin më të lartë e kanë shënuar kreditë afatgjata. Huaja nga 1 deri në tre vjet kishte një interes prej 9.5%, nga 5.88% që ishte në tetor të vitit 2021.

Shtrenjtohet kredia në lekë, por jo në euro

Në katër muajt e fundit huaja në monedhën vendase për individët për marrjen e një shtëpie është shtrenjtuar ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë në tetor, interesi mesatar arriti në 4.87%, nga 3.48% në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2015.

Në të kundërt, kredia në euro për shtëpi ka rezultuar më e qëndrueshme, në nivelin e afër 3%, madje duke u ulur lehtë në tetor, pas rritjen muajin e mëparshëm. Huaja për blerje banesash ka shënuar rritje të fortë vitet e fundit, por monedha e preferuar mbetet euro. Për 10 mujorin, kredia e re për banesa për individë në monedhën e përbashkët u rrit me 41.8% me bazë vjetore, duke përbërë 26% të totalit të huasë së dhënë gjithsej për individët.

Marë nga Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Nëntor 2022, 07:04 A.B

Nafta, shumë xhiro për asgjë

Nafta Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend dhe mbizotëron te më të mëdhenjtë për...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen