6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencitë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor që do të jenë autoritetet përgjegjëse për përfundimin i privatizimit parashikohet parashikohet përfundimi i procesit për 1,100 ish ndërmarrjet bujqësore.
TIRANË- Pritjes së gjatë për privatizimin e ish-ndërmarrjeve bujqësore do t’i vijë fundi. Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”. Zbatimi i tij përfshin privatizimin për objektet e ish-ndërmarrjeve bujqësore, procedura e privatizimit ose shitjes së të cilave ka nisur, por nuk është përfunduar, ose përmban mangësi në dokumentacion.
Drafti për përfundimin e procesit të privatizimit u prezantua rreth 1 vit më parë te konsultimet publike.
Nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencitë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor që do të jenë autoritetet përgjegjëse për përfundimin i privatizimit parashikohet parashikohet përfundimi i procesit për 1,100 ish ndërmarrjet bujqësore.
Objektet janë të braktisura ku për një pjesë të tyre rezulton të këtë përfunduar vetëm procesi i likuidimit, për disa dosje të tjera është nënshkruar kontrata e shitjes, por pa formën e kërkuar nga ligji (të lidhura para noterit) apo për disa objekte megjithëse janë kryer pagesat nuk është nënshkruar kontrata e shitjes.
Privatizimi i këtyre objekteve kishte bazuar në vendim të qeverisë të miratuar në vitin 1998 që tashmë është shfuqizuar, pasi nuk ishte në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe nuk mund të vijohet me ndryshimin e tij.
Për privatizimin e këtyre objekteve ligji parashikon ndjekjen e këtyre procedurave. Fillimisht subjektet paraqesin kërkesën për përfundimin e procesit të privatizimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku identifikojnë objektin për të cilin kërkohet përfundimi i procesit të privatizimit. Ministria brenda 5 ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës njofton Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor për depozitimin e dokumentacionit.
Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor brenda 10 ditëve kalendarike nga kërkesa paraqet në ministri dokumentacionin e procesit të privatizimit për objektin dhe truallin funksional. Dokumentacioni vlerësohet nëse është i rregullt nga struktura përgjegjëse për privatizimin në ministri, e cila kthen përgjigje brenda 10 ditëve. Ligji përcakton se kontrata e shitjes nënshkruhet nga titullari i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territorin e të cilit ndodhet objekti, pas autorizimit të dhënë nga ministri përgjegjës për bujqësinë, sipas legjislacionit në fuqi për shitjen e pasurive të paluajtshme.
Në Agjencitë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor ndodhet dokumentacioni origjinal i privatizimit të objekteve të ish – Ndërmarrjeve Bujqësore, në bazë të cilit do të vlerësohet dhe ligjshmëria dhe vijimi i procesit (përfundimi i privatizimit). Në rast së në këto institucione nuk ndodhet dosje origjinale ose e plotë e privatizimit nuk mund të përfundojë ky proces.
Në përfundim të procesit subjektet do të lidhin kontrata në formën e kërkuar nga ligji, do t’i regjistrojnë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pajisen me dokument pronësie.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria e kaloi këtë dimër të dytë të krizës disi më lehtë sesa ai i m&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Viti negativ për fondet e investimit solli rënie të fitimeve të shoqërive administruese, por megjitha...
Foto Ilustruese TIRANË- Të dhënat nga tregtia me pakicë në vitin 2022 sugjerojnë se shpenzimet e shqiptarëve për ko...
Foto Ilustruese TIRANË- Shumë artikuj të konsumit të përditshëm që importohen nga jashtë pësuan ulje vitin e f...
Foto Ilustruese TIRANË- Vitet e fundit të fluturoje nga Rinasi nëpër Europë u bë mjaft e lirë, si rrjedhojë e hyrje...
Olaf Scholz GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politik&eum...
Ilace SHBA- Si arriti ylli i televizionit Kim Kardashian, të dobësohej me shpejtësi për të hyrë në fustanin e hollë...
Lumi Vjosa TEPELENË- “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. Por për sa kohë...
Dige TIRANË- Incidentet teknologjike janë po aq të rrezikshme sa fatkeqësitë natyrore të tilla si tërmetet përmbytj...
Siguria kibernetike TIRANË- Një nga arsyet pse kompanitë ose shtetet kapen të papërgatitur nga sulmet kibernetike është ...