LIVE UPDATES
Ekonomi

Fitimet e shoqërive administruese të fondeve të pensionit ranë me 41% vitin e kaluar

Megjithatë, efekti neto ishte negativ, edhe duke pasur parasysh se tregu i fondeve të pensionit ngelet në përmasa të kufizuara, me asete totale në vlerën e rreth 50 milionë eurove ose sa 12% e aseteve të fondeve të investimit.

28 Mars 2023, 07:24 Nga DOSJA
Fitimet e shoqërive administruese të fondeve të pensionit
Foto Ilustruese

TIRANË- Viti negativ për fondet e investimit solli rënie të fitimeve të shoqërive administruese, por megjithatë shumica e tyre arritën të ruanin një rezultat financiar pozitiv për 2022. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se fitimi neto i shoqërive administruese të fondeve të pensionit dhe investimit vitin e kaluar zbriti në 90 milionë lekë, në rënie me 41% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e fitimeve erdhi sidomos nga ulja e të ardhurave nga administrimi i fondeve. Asetet neto të fondeve të investimeve pësuan rënie me pothuajse 44% vitin e kaluar. Duke qenë se burimi kryesor i të ardhurave të shoqërive janë pikërisht tarifat e administrimit, kjo rënie e ndikoi negativisht bazën e të ardhurave. Rënia u kompensua pjesërisht nga vijimësia e rritjes së aseteve të fondeve private të pensioneve (për ato shoqëri që administrojnë një të tillë), me 24% krahasuar me vitin 2021.

Megjithatë, efekti neto ishte negativ, edhe duke pasur parasysh se tregu i fondeve të pensionit ngelet në përmasa të kufizuara, me asete totale në vlerën e rreth 50 milionë eurove ose sa 12% e aseteve të fondeve të investimit. Kompania më e madhe, Raiffeisen Invest për vitin 2022 arriti një fitim neto prej afërsisht 65 milionë lekësh, në rënie me 49% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat e kompanisë u tkurrën me 16%, të ndikuar kryesisht nga rënia e vlerës së aktiveve të fondeve nën administrim.

Rezultati i Raiffeisen Invest ngelet përcaktues në ecurinë e tregut, duke qenë se kjo kompani administron pjesën dërrmuese të aseteve të fondeve të investimit dhe pensionit. Raiffeisen Invest administron fondet e investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest, Raiffeisen Mix dhe fondin e pensioneve Raiffeisen Pension.

Ato përbëjnë rreth se 85% të aseteve totale të tregjeve të fondeve të investmeve dhe pensioneve, çka i jep Raiffeisen Invest dominim edhe në strukturën e të ardhurave dhe të fitimeve të tregut.

Fitimin e dytë më të lartë në vlerë për vitin 2022 e arriti Credins Invest, me 13.7 milionë lekë, në rënie me 37.7% krahasuar me vitin 2021. Rënia e rezultatit financiar edhe për Credins Invest u përcaktua nga zvogëlimi i të ardhurave prej tarifave të administrimit. Credins Invest vitin e kaluar administronte fondin e pensioneve Credins Pension, fondin e investimeve Credins Premium dhe fondet e investimeve alternative Sea Land Investment Fund dhe Green Vieë Alternative Investment Fund.

Shoqëria tjetër, SIGAL – Life UNIQA GROUP AUSTRIA, për vitin 2022 raportoi një fitim neto në vlerën e 9.5 milionë lekëve, në rënie me 27% krahasuar me vitin 2021. Rënia e fitimi erdhi kryesisht si rezultat i rritjes së shpenzimeve të shoqërisë administruese, që administron fondin e pensioneve SIGAL Pension.

Kompania administruese ËVP Fund Management Tirana, ka shënuar vitin e dytë me rezultat financiar pozitiv, në vlerën e 2.5 milionë lekëve, 50% më pak krahasuar me një vit më parë. WVP Fund Management Tirana administron dy fondet e investimit, WVP Top Invest dhe WVP Global.

Shoqëria Albsig Invest, e mbylli vitin 2022 me rezultat financiar lehtësisht negativ, në vlerën e 32 mijë lekëve. Humbjet u ngushtuan me 99.8% krahasuar me vitin 2021, falë rritjes së të ardhurave nga tarifat e administrimit dhe njëkohësisht nga një ulje e lehtë e shpenzimeve të shoqërisë.

Deri në fund të vitit 2022, Albsig Invest administronte fondin e investimeve Albsig Standard dhe fondin e pensioneve Albsig Pension, por ndërkohë vitin e kaluar licencoi edhe dy fonde të tjera, një për investime dhe një për pensione.

Kompania më e re, ABI Invest e mbylli vitin 2022 me humbje në vlerën e 2.8 milionë lekëve. Megjithatë, edhe për ABI Invest, humbjet u ngushtuan ndjeshëm, me 75% më pak krahasuar me vitin 2021. Përmirësimi i rezultatit financiar erdhi kryesisht nga rritja e të ardhurave prej administrimit të fondeve. Kjo shoqëri administron tre fonde investimi, ABI EIA, ABI FLEX EUR dhe ABI FLEX USD.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikeqyrjes finanaciare

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Mars 2023, 07:54 I.A

Nuk ka mjaftueshëm "Wende"

Olaf Scholz GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politik&eum...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:47 I.A

Vjosa, Park Kombëtar, po tani?

Lumi Vjosa TEPELENË- “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. Por për sa kohë...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:41 I.A

Pse mungon siguria kibernetike

Siguria kibernetike TIRANË- Një nga arsyet pse kompanitë ose shtetet kapen të papërgatitur nga sulmet kibernetike është ...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:37 I.A

Robin Hood-ët kibernetikë

Sulmet kibernetike TIRANË- Një sulm kibernetik në serverët e çdo institucioni qeveritar është një çës...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet