LIVE UPDATES
Ekonomi

Hyn në fuqi programi buxhetor afatmesëm 2023-2025; Ndryshohen projeksionet për rritjen ekonomike dhe borxhin

Sipas dokumentit nga pikëpamja e ofertës agregate pritet që të gjithë sektorët kryesorë të vazhdojnë të rriten pak a shumë me të njëjtin trend të mesatares së tyre historike. Megjithatë, për shkak të peshës së tyre ndaj strukturës së ofertës agregate, shërbimet pritet të kontribuojnë më shumë sesa sektorët e tjerë në rritjen e PBB.

19 Dhjetor 2022, 07:28 Nga DOSJA
Hyn në fuqi programi buxhetor afatmesëm 2023-2025; Ndryshohen
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria ndryshon projeksionet e rritjes ekonomike për vitin 2022 dhe të borxhit publik për periudhën afatmesme 2023-2025. Sipas dokumentit të programit buxhetor afatmesëm, për periudhën 2023–2025, të rishikuar, i botuar në Fletoren Zyrtare 2022 pritet të mbyllet me rritje ekonomike 4,1%, nga 3,7% që parashikohej gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Për periudhën afatmesme rritja pritet të arrijë 4,2% nga 2,6% që u prezantua me projektbuxhetin e ri, e ndikuar nga zhvillimet dhe pritshmëritë për ekonominë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Europian.

“Pas recesionit të fortë prej -3.5% në vitin 2020, ekonomia është rimëkëmbur fuqishëm në vitin 2021, në normën prej 8.5% dhe parashikohet të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme në vijim. Rritja ekonomike parashikohet më e përmbajtur në vitet në vazhdim, në normën 4.1% në vitin 2022 dhe parashikohet mesatarisht rreth 4% në vit përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2023-2025. Më specifikisht, rritja ekonomike parashikohet në 4.2, 3.9 dhe 3.9 % respektivisht për vitet 2023, 2024 dhe 2025”, citohet në dokument.

Gjatë periudhës afatmesme, sipas dokumentit, rritja ekonomike do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Kërkesa e huaj neto (eksport – import) pritet të ketë një efekt të moderuar pozitiv.

Konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës. “Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredi-marrje më të lartë”, vlerësohet në vendim.

Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet edhe nga përmirësimi i pritshëm i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.

“Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm”.

Sipas dokumentit nga pikëpamja e ofertës agregate pritet që të gjithë sektorët kryesorë të vazhdojnë të rriten pak a shumë me të njëjtin trend të mesatares së tyre historike. Megjithatë, për shkak të peshës së tyre ndaj strukturës së ofertës agregate, shërbimet pritet të kontribuojnë më shumë sesa sektorët e tjerë në rritjen e PBB.

“Ky kuadër fiskal synon një deficit fiskal të përgjithshëm prej 2.9 % të PBB-së për 2023, nga 5.4% i programuar për vitin 2022; nivel prej 2.8 % të PBB në 2024 dhe 2025. Njëkohësisht, si rrjedhojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme fillimisht nga tërmeti dhe më pas shumë më fort nga pandemia Covid-19, balanca primare pritet të jetë në balancë për vitin 2023, në vlerën 0, me përmirësim të ndjeshëm nga niveli negativ prej 2.7% që pritet për 2022, ndërkohë që targetohet në vijimësi rikthimi në vlera pozitive që prej vitit 2024 me 0.3 % dhe 0.5% në vitin 2025

Projeksionet e borxhit janë për rënie të nivelit prej 74.6% të PBB deri në vitin 2025 nga rreth 80.1 % që pritet të rezultojë në 2021. Projektbuxheti 2023 parashikonte që në vitin 2022 pritet që borxhi publik të bjerë në rreth 68.8% të PBB nga rreth 73.2% që ishte në vitin 2021 dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 67.5% në vitin 2023.

Balanca primare do të rikthehet në nivel pozitiv (suficit primar) që prej vitit 2023 e në vijim. Ndërkohë që, duke filluar prej vitit buxhetor 2024 e në vijim ky target do të jetë edhe ligjërisht i detyrueshëm, ku në LOB përcaktohet që duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim (rregulli origjinal sanksiononte “që prej 2023”, por më pas kjo u ndryshua sërisht në korrik të 2021 dhe u bë “që prej 2024”) balanca primare të rezultojë jo më e vogël se sa zero (pra së paku e balancuar ose pozitive). Sipas skenarit bazë, borxhi publik pritet të bjerë në rreth 64.4% në vitin 2026 dhe më tej në rreth 55%në vitin 2031.

Marrë nga Monitor.al

projektbuxheti 2023

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Dhjetor 2022, 12:17 k.m.

Inflacioni po na streson

Foto ilustruese Inflacioni është bërë bisedë e pranishme në çdo tavolinë prej disa kohësh tashmë dhe kj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj