LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës: Tarifat e ndryshme të energjisë elektrike po deformojnë konkurrencën mes bizneseve

Ky ndryshim iu lejon ndërmarrjeve që nuk kanë dalë ende në treg të lirë të kenë kosto energjetike më të ulëta se ndërmarrjet të cilat kanë dalë nga tregu i rregulluar. AK vlerëson se kjo situatë është krijuar për shkak të parashikimeve ligjore të cilat kanë lejuar operimin e tregut në kushte të pabarabarta.

19 Dhjetor 2022, 07:25 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës: Tarifat e ndryshme të energjisë
Foto Ilustruese

TIRANË- Diferencat e mëdha në çmimet e energjisë elektrike mes tregut të lirë dhe atij të rregulluar po deformojnë konkurrencën mes bizneseve në tregun e qumështit. Dy prej subjekteve më të rëndësishme të përpunimit të qumështit, në vend, kompanitë Erzeni dhe Gjirofarma, i janë drejtuar zyrtarisht Autoritetit të Konkurrencës, për tu ankuar rreth trajtimit të pabarabartë në nivelin e tarifave të energjisë elektrike.

Këto ndërmarrje janë të lidhura në rrjet në nivel tensioni 35 kv dhe paguajnë tarifa energjie sipas tarifave të tregut të lirë, ndërsa pjesa tjetër e fabrikave janë të lidhura në nivele tensioni më të ulët 20 KV dhe po paguajnë tarifa fikse të subvencionuara pjesërisht nga qeveria, prej 18 lekë/kvh, më pak se gjysma e bizneseve në tensionin 35kv. Pas vlerësimit të ankesës së ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit të lidhura në nivel tensioni 35 kv, Autoriteti i Konkurrencës (AK) konstatoi se çmimi i energjisë në tregun e rregulluar është shumë herë më i ulët se në tregun e lirë.

Ky ndryshim iu lejon ndërmarrjeve që nuk kanë dalë ende në treg të lirë të kenë kosto energjetike më të ulëta se ndërmarrjet të cilat kanë dalë nga tregu i rregulluar. AK vlerëson se kjo situatë është krijuar për shkak të parashikimeve ligjore të cilat kanë lejuar operimin e tregut në kushte të pabarabarta.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë marrjen e iniciativës ligjore për rishikimin e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar. Kompania “Erzeni” është pjesë e grupit prej mbi 90 subjekte të lidhura në tensionin e lartë 35 kilovolt, të cilat, sipas ligjit, prej vitet 2018 sigurojnë energjinë në tregun e lirë. Sipas të dhënave të deklaruara për “Monitor” nga Erzeni, para vitit 2021, çmimi i energjisë elektrike për këtë kompani ishte 8 lekë për kWh. Më pas, nga 1 korriku 2021, çmimi u rrit 62,5%, duke arritur në 13 lekë.

Në 1 janar 2022 çmimi i energjisë u rrit sërish, duke arritur në 34 lekë për kWh. Prej disa ditësh, fabrika u njoftua nga kompania private e furnizimit të energjisë se tarifa e shërbimit për periudhën 3-mujore, nga 1 tetori 2022 deri më 31 dhjetor 2022, do të jetë 59,5 për kWh.

Shtrenjtimi me ritme galopante i energjisë elektrike ka rritur ndjeshëm kostot e biznesit dhe është një nga arsyet që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij gjatë këtij viti. Ndërkohë, pjesa më e madhe e fabrikave të përpunimit të qumështit janë të lidhura në nivel të tensionit të mesëm. Në teori, edhe këto biznese duhet të dilnin në tregun e lirë të energjisë duke filluar nga viti 2022. Por, për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike qeveria shqiptare u ka vendosur një mbrojtje të pjesshme tarifore, të paktën deri në fund të këtij viti.

Aktualisht, tarifa që pagujanë fabrikat e lidhura në tensionin e mesëm është pak më shumë se 18 lekë për kWh (pa TVSH), në rritje nga niveli 8.9 lekë për kWh i vitit 2021, por ende shumë më i ulët se ai që paguajnë për momentin e kompanitë të cilat blejnë në tregun e lirë.

Duke qenë se në sektorin e përpunimit të qumështit për disa fabrika aplikohen çmime të ndryshme të blerjes së energjisë elektrike, për administratorin e kompanisë “Gjirofarma” Piro Karanxha ky problem ndikon direkt në konkurrencën në treg, pasi disa kompani penalizohen dhe disa dalin të përfituara.

“Është shumë e rëndësishme që të unifikohen çmimet e energjisë elektrike për të gjitha kompanitë e sektorit, pasi situata aktuale krijon probleme në konkurrencën e ndershme. Në vazhdim dhe sipas situatës duhet parë dhe mundësia e subvencionimit të një pjesë të kostos së energjisë, por gjithsesi unifikimi i çmimit është i domosdoshëm dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ai.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i konkurrencës

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Dhjetor 2022, 12:17 k.m.

Inflacioni po na streson

Foto ilustruese Inflacioni është bërë bisedë e pranishme në çdo tavolinë prej disa kohësh tashmë dhe kj...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen