LIVE UPDATES
Ekonomi

Importet e zarzavateve u rritën me 44% në 9 muaj, rekord në dy dekada prej reduktimit të prodhimit në serra

Gjatë 9 mujorit janë importuar mbi 34 mijë tonë zarzavate ose 43.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga 99 grupet kryesore të mallrave, zarzavatet rezultuan me rritjen më të madhe të importeve duke shënuar rekord historik, në një kohë që klima e vendit tonë siguron mbjellje me dy sezone qarqet me bujqësi intensive në vend (Berat, Lushnjë, Fier, Divjakë).

9 Nëntor 2022, 07:06 Nga DOSJA
Importet e zarzavateve u rritën me 44% në 9 muaj, rekord në dy
Foto Ilustruese

TIRANË- Importet e zarzavateve u rritën në mënyrë të pazakontë këtë vit, ndryshe nga të gjitha grupet e tjera të importit duke përfshirë edhe ushqimet. Kriza e çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë ka ndikuar negativisht importet e përgjithshme të mallrave në sasi, të cilat këtë vit kanë shënuar ulje, përveç zarzavateve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se sasia e importeve totale shënoi rënie vjetore me 5.8% në janar-shtator. Edhe ushqimet si një nga grupet kryesore të artikujve të importit u reduktuan me 2.7% në sasi përveç zarzavateve, importet e të cilave janë rritur me rreth 40%, ritmi më i lartë i rritjes që nga viti 2006 (shih grafikun bashkëngjitur). Gjatë 9 mujorit janë importuar mbi 34 mijë tonë zarzavate ose 43.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga 99 grupet kryesore të mallrave, zarzavatet rezultuan me rritjen më të madhe të importeve duke shënuar rekord historik, në një kohë që klima e vendit tonë siguron mbjellje me dy sezone qarqet me bujqësi intensive në vend (Berat, Lushnjë, Fier, Divjakë).

Prodhuesit në zonën e Fierit dhe Beratit e shpjeguan këtë ecuri të importeve me reduktimin e prodhimit vendas, sidomos në sera. Shumica e prodhimit në serat shqiptare ka kontrata me eksportuesit dhe e dorëzojnë mallin në magazinat e tyre. Eksportet e zarzavateve në të njëjtën periudhe janë rritur me 7 për qind. Kjo rritje është nxitur nga investimet e mëdha të grumbulluesve në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit dhe rritja e kërkesës nga jashtë këtë vit. Eksportet në rritje me një prodhim në rënie kanë nxitur importet e zarzavateve të cilat këtë vit arritën kulmin, duke zëvendësuar mungesat në tregun e brendshëm të prodhimit vendas.

Të dhënat mujore të importeve të zarzavateve 2022 të krahasuara me vitin 2021 tregojnë se muajt e pranverës janar, shkurt dhe mars importet e zarzavateve janë rritur më shume. Në muajt e parë të vitit 2022 fermerët shqiptarë hezituan të mbillnin në sezonin e parë për shkak të humbjeve që pësuan me mbjelljet e vitit 2021. Më vonë pas luftës në Ukrainë e cila i rriti ndjeshëm edhe kostot edhe çmimet e zarzavateve, fermerët rriten mbjelljet në fillim të verës, por gjithsesi importet mbetën të larta edhe nga qershori në shtator.

Që nga viti 2006-deri në 2021 importet e zarzavateve kishin luhatje dhe shumicën e viteve erdhën me ulje si rrjedhojë e rritjes së prodhimit vendas në fusha dhe sera. Vitet me rritje zakonisht te importeve përfaqësojnë sezone me ndryshime klimaterike të pazakonte si përmbytje ose thatësira, të cilat kanë dëmtuar prodhimin vendas dhe konsumi është zëvendësuar me import.

Sektori i bujqësie po kalon vështirësi të shumëfishta që po vijnë nga kostot e larta të inputeve dhe mungesës së fuqisë punëtore. Kostot e larta të sezonit të kaluar nga rritja e çmimeve të plehrave kimike nga një njëra anë dhe heqja e kompensimit të TVSH-së tek grumbulluesit e përkeqësoi më tej situatën. Të dhënat mbi rritjen ekonomike në tremujorin e parë të vitit tregojnë se ekonomia e vendit u rrit me 4.1%, ndërsa sektori i bujqësisë mbeti në vend me një ndryshim vjetor të PBB -së me vetëm 0.1%.

Marrë nga Monitor.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj