LIVE UPDATES
Ekonomi

Auditi i KLSH/ Menaxhimi i burimeve ujore, raporti: Shfrytëzimi bëhet i pamonitoruar

KLSH vërën se Krahas mungesës së Rregullores së Brendshme të Funksionimit dhe Organizimit të AMBU në të cilën duhet të jenë përshkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë e të gjithë stafit të saj, një sërë aktesh nënligjore nuk janë hartuar dhe miratuar në përputhje me Ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar.

8 Nëntor 2022, 07:25 Nga DOSJA
Auditi i KLSH/ Menaxhimi i burimeve ujore, raporti: Shfrytëzimi bëhet
Foto Ilustruese

TIRANË- Burimet ujore në vend mbeten të shfrytëzuara por të pamonitoruara në një pjesë të mirë të tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të fundit me tematikën “Menaxhimi i burimeve ujore” vëren se ka një sërë problematikash të hasura qoftë në aspektin e dokumentacionit të munguar ashtu edhe koordinimit institucional.

Së pari nga shtatë basene të mëdha ujore në vend vetëm dy prej tyre kanë një plan menaxhimi. “Nga 7 Basene ujore sot janë të miratuar vetëm Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Drin-Bunë dhe Seman. Për pesë Basenet e tjera nuk ka ende një Plan Menaxhimi të miratuar” nënvizojnë audituesit për gjetjet e periudhës së audituar 2018-2021.

Po kështu Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore nuk a të plotësuar kuadrin e saj ligjor për detyrat dhe punonjësit për të siguruar një funksionim më të mirë të saj. KLSH vërën se Krahas mungesës së Rregullores së Brendshme të Funksionimit dhe Organizimit të AMBU në të cilën duhet të jenë përshkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë e të gjithë stafit të saj, një sërë aktesh nënligjore nuk janë hartuar dhe miratuar në përputhje me Ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar.

I njëjti raport sjell në vëmendje se burimet ujore mbeten totalisht janë të dhënave të përditësuara që duhet të jenë sistematike. Një shembull i kësaj është  Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore që nuk është përditësuar në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga AKM(Agjencia Kombëtare e Mjedisit), e cila asnjëherë nuk ka populluar të dhëna në këtë Kadastër por edhe nga subjekte dhe institucione të tjera që kanë të dhëna lidhur me burimet ujore.

“Përveç Kadastrës, u konstatua që Regjistri Kombëtar i Lejeve të Përdorimit të Burimeve Ujore nuk është i përditësuar me lejet dhe autorizimet deri në fund të vitit 2021. Regjistrat e autorizimeve dhe lejeve janë të përditësuara deri në muajin Gusht 2021” nënvizojnë audituesit.

Pavarësisht se është raportuar rritje e të ardhurave të arkëtuara sa i takon lejeve për shfrytëzimin  e burimeve ujore, numri i atyre që janë përdorues të jashligjshëm mbetet i lartë dhe KLSH sjell si shembull lavazhet.

“AMBU nuk ka arritur të evidentojë subjektet përdoruese të burimeve ujore pa leje përdorimi burimi ujor për lavazhe dhe t’i nxisë ata të pajisen me leje përdorimi burimi ujor. Të gjitha të ardhurat dytësore që krijohen nga AMBU kalojnë në buxhetin e shtetit. Në total për periudhën e auditimit AMBU ka arkëtuar 683,034,000 lekë dhe është financuar nga buxheti i shtetit në shumën 620,702,000 lekë.

Edhe pse vërehet një përmirësim i arkëtimit të të ardhurave për periudhën objekt auditimi me periudhën para vitit 2018, të ardhurat e munguara si rezultat i mos pajisjes me leje të të gjitha subjekteve me leje përdorimi të ujit vazhdojnë të jenë shumë të larta, kjo për pasojë se pjesa më e madhe e subjekteve përdorues të ujit funksionojnë pa leje” thuhet në auditim.

Subjekte që shfrytëzojnë burimet ujore pa leje ka edhe në sektorin e akuakulturës apo edhe vetë ujësjellës-kanalizimet që sipas ligjit e kanë të detyrueshme të respektojnë ligjin duke marrë lejë nga agjencia. Këta të fundit administrojnë 567 burime ujore pa leje përdorimi burimi ujor nga AMBU.

Marrë nga Monitor.al

burimet ujore klsh

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale